1
Ndėrpritet mėsimi nė disa pjesė tė Shqipėrisė! prej 3/2/2012, 15:54
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫


Reshjet e borės qė kanė mbuluar rreth 80% tė territorit tė Shqipėrisė si dhe kanė detyruar Drejtoritė Arsimore tė urdhėrojnė shumė shkolla tė ndėrpresin mėsimin. Nė veri tė Shqipėrisė aty ku edhe termometri ka shėnuar edhe vlerat mė tė ulėta si nė Dibėr Bulqizė, Mirditė, Tropojė, Kukės, Pukė, Malėsi e Madhe, Mat, shkollat janė tė gjitha tė mbyllura.
Por temperaturat disa gradė minus kanė bėrė qė shkollat tė mbyllen edhe nė 12 fshatra tė Qarkut tė Korēės, 5 tė Pogradecit, shkollat e komunės Sevaster nė Vlorė. E njėjta problematikė ka mbizotėruar edhe nė fshatrat e Lezhės, Librazhdit dhe Elbasanit.
Ndėrkaq nė Shkodėr ėshtė mbledhur Shtabi i Emergjencave pėr situatėn nga moti i keq. Ky qark ėshtė njė tjetėr territor qė paraqet probleme me qarkullimin rrugor nga bora dhe ngricat. Pėr tė pėrcaktuar masat dhe detyrat pėrkatėse shtabi i emergjencave ka zhvilluar njė mbledhje urgjente pėr hapjen e rrugėve tė bllokuara.
Edhe nė Kukės ėshtė mbledhur Shtabi i Emergjencės nė prefekturė pėr tė analizuar situatėn e krijuar nė kėtė rajon, pas reshjeve tė shumta tė borės. Drejtues institucionesh, anėtarė tė kėtij shtabi, kanė raportuar pėr gjendjen e deritanishme dhe problemet qė janė shfaqur nė rrugė, shėndetėsi furnizim me energji elektrike, ujė tė pijshėm dhe ushqime tė banorėve, ndėrsa Prefekti i Qarkut Elez Maēi ka bėrė njė pėrmbledhje tė asaj ēfarė aktualisht ėshtė nė terren.
Nė qytetin e Kukėsit, trashėsia e borės kalon 65 cm ndėrsa nė zonat malore mbi 1.5 m. Sipas policisė dhjetėra komuna janė tė izoluara ndėrsa tė pakalueshme mbeten akset Kukės Shishtavec, Kukės -Peshkopi dhe tė gjitha rrugėt qė lidhin qendrat e komunave me fshatrat.
Me vėshtirėsi dhe me pėrdorim tė detyruar tė zinxhirėve kalohen rrugėt nacionale Kukės-Krumė-Bajram Curri, Kukės-Qafė-Shllak-Qafmali. Autostrada Morinė-Kalimash-rrėshen ėshtė e kalueshme me zinxhirė dhe puna pėr mirėmbajtjen e saj vazhdon me 7 borėpastruese. Qarkullimi nė kėtė aks tė rėndėsishėm rrugor nuk ėshtė ndėrprerė.
Ndėrkohė nė Dibėr, kryebashkiaku i Peshkopisė u ka bėrė thirrje banorėve qė tė mos lėvizin derisa tė bėhet e mundur hapja e akseve kryesore pėr tė siguruar njė qarkullim normal, pasi reshjet dhe ngricat kanė bllokuar rrugėt dhe komunat e kėtij qarku.
Librazhdi ėshtė izoluar tėrėsisht nga bora, pasi vetėm aksi Librazhd-Qafė Thanė ėshtė i kalueshėm me zinxhirė, tė gjitha akset e tjera janė tė bllokuara. Nė tė ftohtin e acartė banorėve u duhet tė pėrballojnė edhe mungesėn e energjisė elektrike, ndėrsa shkollat kanė pezulluar procesin mėsimor nė njė afat tė papėrcaktuar.
Ndėrsa reshjet e borės nė rajonin e Korēės kanė vėshtirėsuar lėvizjen e mjeteve nė tė gjitha akset rajonale. Akset nacionale qė lidhin Korēėn me qytetet e tjera janė tė hapura, por janė tė detyrueshme zinxhirėt. Nė disa segmente nė aksin Korēė- Kapshticė, Korēė- Pogradec, Pogradec Qafė-Thanė, Korēė - Ersekė, Ersekė- Leksovik, Korēė- Liqenas, Korēe- Voskopojė tė kalueshme me zinxhirė. Por problematike prej dy ditėsh mbetet Dardha, e cila rezulton e bllokuar. Gjithashtu shumė komuna tė tjera nė kėtė qark janė kanė tė njėjtin fat me Dardhėn. Pėr sa procesit mėsimor, nė rrethin e Korēės nuk po zhvillohet mėsim nė shkollat e disa fshatrave, si dhe nė rrethin e Kolonjės, nė Pogradec dhe nė Devoll.
Policia e Shtetit u bėn thirrje drejtuesve tė automjeteve qė tė tregohen tė kujdesshėm dhe tė respektojnė normat e pėrcaktuara nė aktet ligjore, veēanėrisht pėr: Respektimin e normave tė shpejtėsisė, mospėrdorimin e pijeve alkoolike, pėrdorimin e rripit tė sigurimit, shmangien e parakalimeve tė gabuara, pėrdorimin e kaskave mbrojtėse, pėrdorimin e dritave jo verbuese, pėrdorimin e zinxhirėve dhe gomave dimėrore. Nė ēdo rast qytetarėt mund tė kontaktojnė me shėrbimet e Policisė sė Shtetit nė tė gjithė vendin pėrmes numrit telefonik pa pagesė 129, si dhe numrit 126.















