1
Nėna dhe Djali ...!! prej Sun 22 Jan 2012 - 16:58
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫


Njė djalė i vogėl iu ngjit nėnės sė tij nė kuzhinė njė natė derisa ajo po bėnte gati darkėn dhe ia dorėzoi njė copė letre ku ky kishte shkruar diēka nė tė. Nėna pasi i thau duart me pėrparėsen e saj filloi ta lexojė copėzėn e letrės ku shkruante:
Pėr kositjen e kullosės: 5 euro... Pėr pastrimin e dhomės sime kėtė javė: 1 euro... Pėr atė qė kam shkuar nė dyqan pėr ty: 0.50 euro... Pėr atė qė e kam ruajtur vėllanė e vogėl derisa ti ishe nė shitblerje: 0.25 euro... Pėr hedhjen e mbeturinave nė kontenjer: 1 euro... Pėr sjelljen e njė dėftese tė mirė: 5 euro... Pėr fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro...
Gjithsej mė ke borxh: 14.75 euro
Hėmm! Nėna filloi ta shikonte tė birin derisa ai rrinte pranė saj dhe sikur ia lexonte kujtimet qė i silleshin asaj nėpėr kokė. Ajo e kapi lapsin, e ktheu sė prapthi letrėn qė e kishte shkruar i biri dhe shkroi:
Pėr nėntė muaj qė tė kam bartur nė bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)... Pėr tė gjitha netėt qė kam ndenjur pa gjumė, jam kujdesur dhe jam lutur pėr ty: falas... Pėr tė gjitha kohėt e zahmetshme dhe pėr tė gjithė lotėt qė mė ke shkaktuar ti pėrgjatė viteve: falas... Pėr tė gjitha netėt e mbushura plot tmerr dhe shqetėsimet qė kam pasur: falas... Pėr lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundėve tua: falas, bir.
Kur ti mbledhėsh krejt kėto, ēmimi i dashurisė sime pėr ty ėshtė: falas
Kur pėrfundoi sė lexuari atė qė kishte shkruar e ėma, sytė iu mbushėn me lot dhe duke e shikuar drejt nė sy tė ėmėn i tha: Nėnė, vėrtet tė dua shumė. E mori lapsin dhe me germa tė mėdha shkroi nė letėr: E PAGUAR.



















