BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


TIRANĖ- “Nderim themeluesve tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe pėrulje pėr gjithė ata qė dhanė jetėn pėr Ēlirimin e vendit”. Kėshtu ėshtė shprehur sot kreu i qeverisė, Sali Berisha, pas homazheve tė zhvilluara nė varrezat e Dėshmorėve, ku ka kujtuar dy ditė tė rėndėsishme, ndėr mė tė ndriturat nė historinė e kombit.

“Sot ėshtė 99 vjetori i lindjes sė kombit tė lashtė shqiptar, dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dita e flamurit kombėtar, ditė e nderimit mė tė madh, respektit mė tė thellė, mirėnjohjes sė pakufishme, ndaj atyre grave dhe burrave shqiptarė, qė me jetėn e tyre, gjakun e tyre, me rininė e tyre vaditėn rrėnjėt e lirisė sė ne gėzojmė sot”- tha Berisha, gjatė mesazhit tė dhėnė pėr mediat.

Sipas tij, Pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė akti mė madhor nė historinė tonė kombėtare, akt qė bėri tė mundur qė shqiptarėt sot kudo qė ndodhen tė jenė tė lirė.

“Por sot nderojmė njė datė tjetėr tė rėndėsishme, ēlirimin e Shqipėrisė, ditė e cila do shndrisė gjithnjė nė historinė tonė kombėtare. Lufta Nacional Ēlirimtare ėshtė faqe e ndritur e historisė sė kombit, ata burra qė janė sot kėtu bashkė me ne mbushėn fushat e malet e vendit, rrokėn armėt dhe u pėrballėn me armikun mė tė egėr qė kodrat kishin njohur, cliruan vendin, renditėn vendin nė anėn e drejtė tė historisė sė njerėzimit. Nder tė madh tė gjithė atyre qė luftuan dhe ranė pėr lirinė kombėtare, pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, nder familjarėve tė tyre qė trashėgojnė sakrificėn sublime tė njerėzve”- tha Berisha.

Berisha ka kujtuar sakrificat sublime tė bėra nga populli i Kosovės pėr pavarėsi. “Sot nderojmė bashkė dhe ata burra, e gra, qė nė fund tė shekullit qė shkoi rrokėn armėt , luftuan pėr liri dhe bėnė Kosovėn tė pavarur. Kombi pėrulet me nderim para Adem Jasharit dhe atyre qė ranė, qė vendosėn zemrėn nė themelet e Kosovės sė pavarur. Dita e pavarėsisė ėshtė ditė frymėzimi pėr gjithė shqiptarėt, ditė nė tė cilėn ne projektojmė tė ardhmen, zotohemi pėr tė ardhmen”- tha ai, duke shtuar se viti qė vjen do tė jetė mė festivi ndonjėherė nė nderi tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto