Lind qendra me e madhe tregtare, 2 mije te punesuar ne TEG

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Lind qendra me e madhe tregtare, 2 mije te punesuar ne TEG

Mesazh nga Albatros prej 27/11/2011, 12:26

Lind qendra me e madhe tregtare, 2 mije te punesuar ne TEG 1322307737-tirana_easy

Investimi 104 milionė euro, lind qendra mė e madhe tregtare.
Sot hapen dyert pėr blerėsit. Pas pėrurimit, katėr ditė muzikė dhe argėtim.


Ishte paralajmėruar qė do tė ishte qendra tregtare mė e madhe dhe mė e bukur nė rajon dhe qė nga dita e djeshme, Tirana East Gate ėshtė shpallur zyrtarisht si e tillė. Si pėr nga sipėrfaqja e ndėrtimit me 90 000 m2, llojshmėria e produkteve nė 160 dyqane, cilėsia e lartė e mallit dhe e shėrbimit, por sigurisht, edhe sa u pėrket shifrave tė investimit. Janė 104 milionė euro nė total, qė Balfin Group dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndėrmarrjeve kanė shpenzuar pėr hapur Tirana East Gate, nga ku rreth 50 milionė euro janė “hedhur” nga vetė bizneset dhe 54 milionė euro janė investim i qendrės.

E vendosur vetėm 4 km nga Tirana, nė Lundėr, mes ajrit tė pastėr dhe gjelbėrimit, TEG duket qartė nga vitrinat qė ėshtė e orientuar pėr familjarėt, ku domosdoshmėria e blerjeve apo mania pėr shoping shndėrrohet njėsoj nė argėtim. Me njė koncept magjepsės ndriēimi shumėngjyrėsh dhe njė arkitekturė spektakolare, TEG ėshtė nga ato ndėrtesa qė nuk mund tė rrish pa kthyer kokėn drejt saj. Dhe po e ktheve, tundimi pėr ta vizituar nga brenda ėshtė mė i fortė se sa rruga apo puna pėr ku je nisur. Sepse nga dje, Tirana East Gate ėshtė destinacioni tregtar mė i ri i Tiranės. T’ia nisim qė nga baret dhe restorantet, qė aq shumė i kemi pėr zemėr ne shqiptarėt. Janė 10 ambiente tė tilla nė TEG dhe ne i vizituam me radhė: Mamma Lucia, Ottoman`s, Hippo& Friends, Rozafa fish food, Bluee Bar, Il gelato vero, Coffe shop company, Ama caffe, Segafredo, Scream Ice cream. Kuzhinat speciale ofronin shumėllojshmėri shijesh nga kultura tė ndryshme tė botės, ndėrsa kafetė dhe pijet ishin nga mė cilėsoret.

Ndėrsa ecim ambienteve tė TEG, nuk ka se si tė mos na e tėrheqė vėmendjen njė sipėrfaqe gjigande pėr tė cilėn fillimisht nuk e kuptuam pėr ēfarė bėhej fjalė. Me tė drejtė, pasi e ashtuquajtura IXY World shfaqet pėr herė tė parė nė Ballkan, ndaj pėr kėtė investim pyetėm specialisten e marketingut nė TEG, Ilda Becin. “Ky ėshtė vendi mė i madh i argėtimit nė Ballkan, ose ndryshe mund tė quhet Bota Magjike e Iluzionit. E rėndėsishme ėshtė qė tė keni kurajėn t’i shkoni deri nė fund kėsaj aventure! Ėshtė e para e kėtij formati nė Shqipėri dhe vjen ekskluzivisht nė TEG nga Ixy World. Me njė ambient prej 2500 m2, ofrohet argėtim pėr fėmijėt e moshave tė ndryshme, nėpėrmjet lojėrave tė shumėllojshme, deri nė 6D.

Ambienti pėr fėmijė ėshtė konceptuar me hapėsira tė veēanta lojėrash, qė pėrfshijnė argėtime pėr mė tė vegjlit e deri te kinemaja shumėdimensionale”, na informon Beci pėr gazetėn “Panorama”. Sipas saj, pėrveē Ixy World, pėr herė tė parė nė Shqipėri vijnė nėpėrmjet TEG edhe disa nga markat mė tė njohura botėrore, si: “Carrefur”, “Jumbo”, “Cortefiel”, “Carpisa”, “Piazza Italia” etj., duke mos harruar edhe veshjet e tjera, si: “Mango”, “Esprit”, “Springfield”, “Prenatal”, “Geox”, “Okaidi”, “Terranova”, “Terranova Kids”, “Calliope”, “Golden Point”, “Etam”, “Lingerie” etj.

Ndėrkaq duke filluar nga sot e deri mė 29 nėntor, nė TEG do tė shfaqen animatorė me performancė fantastike, pantomime, numra shpejtėsie, lojėra zjarri, numra magjikė, facepainting dhe do tė zhvillohen lojėra pėr fėmijė. Nė fund tė ēdo dite do tė ketė koncert me Anjeza Shahinin, Redon Makashin dhe Aleksandėr Gjokėn, Alban Skėnderajn dhe Saimir Ēilin.

Ēmimet e produkteve vendosen sot

Gjatė ditės sė djeshme, asnjė prej produkteve tė ekspozuara nuk ka qenė nė shitje. Tirana East Gate vetėm sa ėshtė pėruruar dje, ndėrsa nga sot gjithkush mund ta vizitojė, tė blejė dhe tė argėtohet. Megjithatė, gjatė njė vėzhgimi tė djeshėm vumė re se ēmimet e afishuara nė dyqanet e TEG ishin mjaft konkurruese, ndėrsa produktet tė njė cilėsie tė lartė. “Do tė punohet deri vonė, mbase edhe gjatė natės, qė nga nesėr (sot) tė jetė i ekspozuar malli dhe tė jenė tė gjitha ēmimet”, thotė specialistja e marketingut, Ilda Beci, ndėrsa na tregon tė gjitha dyqanet me radhė.

104 milione euro

nė total ėshtė investimi i Balfin Group dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Ndėrmarrjeve, pėr ndėrtimin e qendrės tregtare “Tirana East Gate”

50 milione euro

janė investim i vetė bizneseve, ndėrsa 54 milionė euro janė investim i qendrės tregtare “Tirana East Gate”. Kėto shifra janė mė tė mėdhatė nė Ballkan

160 dyqane

do tė hapen nė TEG, ku pėr herė tė parė vijnė markat e mėdha, si: “Carrefour”, “Jumbo” me 40 000 artikuj pėr fėmijė, “IXY WORLD”, “Cortefiel”, “Carpisa”,
“Piazza Italia”, “Parfois” etj

90 mije m2

ėshtė gjithsej sipėrfaqja e TEG, ndėrsa 42 000 m2 zėnė sipėrfaqet e dyqaneve. TEG ndodhet vetėm 4 km nga qendra e Tiranės, nė juglindje tė saj, nė Lundėr tė komunės Farkė.

4 mije persona

do tė punėsohen nėpėrmjet hapjes sė qendrės tregtare “Tirana East Gate”. Nga kėta, 2000 punonjės do tė jenė tė punėsuar direkt, me kohė tė plotė dhe 2000 tė tjerė indirekt

Hipermarketi: Carrefour, pėr herė tė parė nė Shqipėri

Lideri europian i shitjes me pakicė dhe rrjeti i dytė nė botė “Carrefour”, qė menaxhon afėrsisht 10 000 dyqane nė 32 vende nė Europė, nė Amerikėn Latine dhe Azi, hyn nė Shqipėri me hipermarketin e parė tė ndodhur nė TEG – Tirana East Gate, qė ndodhet nė juglindje tė kryeqytetit shqiptar. Dyqani ėshtė vendosur nė njė hapėsirė tregtare prej 10 000 m2 dhe ėshtė organizuar nė koherencė me konceptin e hipermarketeve “Carrefour” te “ēdo gjė nėn njė ēati”. Sipas informacioneve pranė hipermarketit, dyqani do tė prezantojė njė gamė tė gjerė tė asortimentit si ushqimor ashtu edhe joushqimor, markat e veta (“Carrefour”, “Carrefour Bio”, “Carrefour Discount”, “Tex” etj.) dhe artikuj promocionalė shumė tėrheqės – tė gjitha tė ofruara me ēmime shumė konkurruese dhe tė pėrshtatura me shijet, preferencat dhe traditat e klientėve shqiptarė. “Punonjėsit e “Carrefour” janė tė devotshėm, tė kujdesshėm dhe pozitivė dhe objektivi i tyre kryesor ėshtė tė kėnaqin klientėt ēdo ditė me cilėsinė shumė tė lartė e tė garantuar tė produkteve dhe shėrbime perfekte. Hipermarketi “Carrefour” do t’u ofrojė klientėve “kėnaqėsinė e tė blerit mė lirė” duke synuar tė bėhet shitėsi me pakicė i preferuar i shqiptarėve”, na informojnė pranė hipermarketit.

TEG, Berisha: Dy mijė tė punėsuar

“Kjo ėshtė njė ndėr qendrat tregtare mė tė bukura nė rajon”

Pritet shiriti pėr qendrėn tregtare mė tė madhe nė Shqipėri, por edhe nė Ballkan, “Tirana East Gate”. Njė pėrurim nė nivel qeveritar dhe lokal, por edhe diplomatik. Nė njė ceremoni madhėshtore nė hollin kryesor tė TEG, investuesi i kėsaj qendre, presidenti i Balfin Group, z. Samir Mane, ka ftuar edhe tre personalitete shumė tė larta pėr tė prerė shiritin; Kryeministrin e Shqipėrisė, z. Sali Berisha, ambasadorin amerikan nė Tiranė, z. Aleksandėr Arvizu, si dhe pėrfaqėsuesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Ndėrmarrjes, z. Aleksandėr Sarapuli, njėkohėsisht investitor nė kėtė sipėrmarrje. Po ashtu, nė ceremoni merrte pjesė edhe pėrfaqėsuesi tjetėr i Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Ndėrmarrjes, z. Martin Mata, drejtori i zyrės sė BERZH-it nė Tiranė, Fabio Serri, kryebashkiaku i Tiranės, Lulzim Basha dhe rreth njė mijė tė ftuar tė tjerė nga fusha e politikės, biznesit, medias, artit, diplomacisė etj.

Gjatė pėrurimit, secili prej tyre ka dhėnė njė panoramė tė biznesit, ku presidenti i Balfin Group, z. Samir Mane, theksoi se “kjo qendėr do tė sjellė pėr tė gjithė qytetarėt e Tiranės dhe tė tė gjithė vendit njė eksperiencė tė re blerjesh me dyqane moderne dhe tė shumėllojshme, me produkte shqiptare dhe tė huaja, sipas normave dhe standardeve europiane. Dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, me ēmime tė lira dhe konkurruese”. Z. Mane falėnderoi partnerėt AAFE, BERZH, DEG dhe qiramarrėsit qė e zhvilluan mė tej konceptin e qendrės, stafet Balfin, ACREM dhe Mane TCI, ndėrsa informoi me detaje pėr sipėrfaqen e TEG, produktet dhe markat. Ndėrkaq, nė pėrshėndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se pėrurimi i kėsaj qendre shėnon ngjarjen mė tė madhe nė historinė e tregut tė Shqipėrisė.

“TEG ėshtė qendra mė e madhe, mė e rėndėsishme tregtare e vendit dhe, ndoshta, ndėr mė tė bukurat nė rajon dhe mė gjerė. Samir, njė ditė njė miku im mė thoshe se ‘e vizitova qendrėn dhe se gjatė gjithė vizitės sime atje mendoja se mund tė gjendesha nė Paris, Nju Jork, Londėr dhe ēdo kryeqytet tė botės’. Mikut tim, i sugjerova: ‘Vizitoje edhe njėherė dhe mendo se kjo ėshtė Shqipėria’. E vėrteta ėshtė se kjo ėshtė Shqipėria. Ky ėshtė njė investim shqiptar i Balfin Grup dhe mikut, ndėr mė tė shquarit e kombit shqiptar, presidentit tė Fondit Shqiptaro–Amerikan tė Zhvillimit, z. Michael Granoff”, tha Berisha.

Duke shprehur mirėnjohje pėr tė gjitha firmat qė kanė zgjedhur tė jenė prezente me dyqanet e tyre nė kėtė qendėr, ai garantoi se qeveria do tė bėjė gjithēka, brenda ligjeve tė vendit, qė besimi i tyre tė shndėrrohet nė njė sukses tė vėrtetė pėr ata dhe pėr Shqipėrinė. Duke vijuar fjalėn, Berisha iu drejtua edhe kryebashkiakut tė Tiranės, Lulzim Basha, lidhur me kėtė investim gjigand, ku, sipas shefit tė qeverisė tashmė do tė punėsohen rreth 4000 persona. “Zoti kryetar i Bashkisė, duhet tė ndjehesh shumė i lumtur sot. Dy mijė qytetarė nisin punėn nė kėtė qendėr dhe dy mijė tė tjerė indirekt marrin rrogat pėr veprimtari tė kėsaj qendre”, i tha Berisha Bashės. Mė tej, shefi i qeverisė vlerėsoi figurėn e investitorit Mane, duke theksuar se “TEG ėshtė vazhdim i sukseseve tė Samir Manes nė fushėn e tij. I ka themelet nė QTU, nė qendrėn tregtare qė u shndėrrua mė shpejtėsi nė historinė mė tė madhe tė suksesit tė tregut nė Shqipėri”.

Njė vėmendje e madhe ndaj kėtij investimi ėshtė vėnė re dje edhe nga BERZH, ku drejtori i saj nė Tiranė, Fabio Serri, u shpreh se “e ndėrtuar nga njė kompani e rėndėsishme e pasurive tė patundshme, ‘Balfin Group’, TEG do tė plotėsojė kėrkesėn e lartė pėr qendra tregtare moderne, do tė krijojė konkurrencė mė tė madhe dhe do tė nxisė standardet e cilėsisė sė lartė nė sektorin e shitjeve me pakicė nė Shqipėri”. Sipas tij, BERZH financoi ndėrtimin e TEG me njė kredi parėsore prej 10 milionė eurosh, ndėrsa banka gjermane “DEG”, gjithashtu siguroi njė kredi parėsore prej 10 milionė eurosh.

Ekskluzivisht Jumbo, ēmimet mė tė lira

Vjen mė nė fund Jumbo, biznesi me eksperiencė 25-vjeēare nė tregun botėror. Aty ku mund tė blini gjithēka keni dėshiruar pėr fėmijėt. Hipermarketi pranė qendrės tregtare “TEG” ka njė sipėrfaqe rreth 5000 m2. Ky hipermarket do tė tregtojė plot 45 000 artikuj tė ndryshėm, si aksesorė, veshje pėr fėmijė, veshje pėr tė rritur, njė gamė tė gjerė produktesh pėr bebe, dekore shtėpie, aksesorė kuzhine, kancelari, produkte sezonale dhe pet shop.

“Neptun” hap degėn e tij nė TEG

“Neptun”, rrjeti mė i madh i elektroshtėpiakeve, tashmė ndodhet edhe nė qendrėn tregtare “TEG”, me njė sipėrfaqe prej 3500 m2, si dhe me njė larmi produktesh elektroshtėpiake. “Neptun” nė Tirana East Gate sjell pėr konsumatorėt dyqanin mė tė madh nė Shqipėri tė produkteve elektroshtėpiake, me zgjedhjen e pėrshtatshme pėr ēdo klient dhe me ēmimet mė tė mira nė treg. “Neptun” ėshtė distributor zyrtar i markave botėrore: “Samsung”, “LG”, “Sony”, “Philips”, “Panasonic”, “Bosch”, “Beko” etj. / burimi shqiperia /

ELISABETA ILNICA

Lind qendra me e madhe tregtare, 2 mije te punesuar ne TEG 1322307737-tirana_easy_1


    Ora ėshtė 25/8/2019, 01:00