BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Kryeministri Berisha ka bėrė sot nė Kuvend “mbrojtjen” e buxhetit pėr vitin e ardhshėm, duke e cilėsuar si buxhetin qė ka nė epiqendėr familjen shqiptare.

“Rritja e rrogave dhe pensioneve ėshtė politikė e kėsaj qeverie, politikė e paprecedent nė Shqipėri. Rroga minimale dhe pensioni minimal janė rritur me 120 pėr qind. Kjo ėshtė fatura e kėsaj qeverie pėr tė mbrojtur fytyrėn e saj njerėzore. Ky ėshtė vendi i vetėm nė rajon qė ka ulje tė papunėsisė”, u shpreh Berisha. Mes krahasimeve tė shifrave me ato tė vitit 2005, kryeministri Berisha ka sulmuar herė pas here deputetėt e opozitės, duke i cilėsuar si pengues tė reformave tė qeverisė.

“Ju keni sindromėn e tunelit nė raport me buxhetin. Tuneli po pėrfundon, por ju jeni nė pjesėn e errėt. Buxheti garanton stabilitetin makro-ekonomik tė vendit. Ky buxhet para sė gjithash, takimin e parė tė tij ka atė me qytetarin shqiptar. Ka vendosur nė epiqendėr familjen shqiptare. Ju u thoni shqiptarėve se ka 1 milion tė papunė. Ky ėshtė nihilizmi mė ekstrem sepse po tė rrini sa nė PS, Parlament, “Sheraton” e “Rogner”, dhe nuk shihni hallet dhe dertet e shqiptarėve. I garantoj shqiptarėt qė sa kohė qė ata votojnė kėtė qeveri, do tė bėjmė gjithēka pėr shpėrndarjen sa mė tė drejtė tė tė ardhurave tė tyre”, tha Berisha.

Sipas Berishės, projektbuxheti i vitit 2012 ka pėr qėllim ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik tė vendit, duke rritur rrogat e pensionet e njėkohėsisht duke pėrmbushur 125 projektet e 100-vjetorit tė pavarėsisė. “Ky buxhet guxon dhe do tė rrisė rroga e pensione, duke e bėrė Shqipėrinė ndoshta vendin e vetėm qė merr njė vendim tė tillė. Ne nuk injorojmė krizėn, por krahas stabilitetit makroekonomik do tė bėjmė gjithēka qė tė dėrgojmė para ēdo muaj nė llogaritė e familjeve tė 800 mijė shqiptarėve.

Njė tjetėr qėllim i buxhetit: Shqipėria nė 100-vjetorin e saj do tė jetė Shqipėria dixhitale. Ky buxhet ka pėr mision qė Shqipėrinė 100-vjeēare ta paraqesė njė nuse tė vėrtetė para shqiptarėve”, tha kryeministri nė Kuvend.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto