BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



Shqipėrisė i munguan shumė, mbi tė gjitha ATA… tifozat 5 5 1

You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ata munguan mbrėmė… Flamuri i madh kuqezi, qė “ecte” nėpėr shkallėt e
tribunės pėrballė, mungoi… Munguan nėpėr rrugė, para dhe pas ndeshjes,
boritė dhe makinat e stolisura me flamurin tonė kombėtar… Tirana u
mbėshtoll nga errėsira e natės, e zymtė dhe e trishtė. Jo aq nga humbja e
kombėtares nė miqėsoren ndaj Azerbajxhanit.

Asaj i mungoi diēka mė shumė… i mungoi mjedisi kuqezi. I munguan ATA,
qė kuqezinjtė tanė i bėnin me krahė, u jepnin oksigjen, forcė dhe
energji. Munguan “Tifozėt Kuq e Zi”, Ata qė na drithėronin… Ata qė na
rritėn krenarinė kombėtare dhe qė bashkonin njė komb tė tėrė brenda
“Qemal Stafės”… Ata qė mėsuan edhe fėmijėt tė thėrrisnin: “O sa mirė me
qenė shqiptar”!…

Mbrėmė, stadiumi kombėtar “Qemal Stafa” ishte i shėmtuar, mbretėronte
njė qetėsi mortore. Nė fushė dėgjoheshin fjalėt e futbollistėve, qė i
flisnin njeri-tjetrit. Dekori kuqezi mungonte. Mungonin tifozėt, shpirti
dhe zemra e kombėtares, Ata qė ua kthenin “Qemal Stafėn” nė makth dhe
ferr kundėrshtarėve.

Ata munguan nė shenjė proteste pėr njė hatėrmbetje. Pavarėsisht
arsyeve, ATA gabojnė. Kombėtarja nuk ėshtė as e FSHF-sė dhe aq mė pak e
presidentit Duka. Ajo ėshtė e tė gjithėve, ėshtė simbol i tė gjithė
kombit shqiptar. Kombėtarja ka nevojė pėr ATA, por edhe ATA kanė nevojė
pėr kuqezinjtė.

Mbrėmė kombėtarja humbi 0-1 ndaj Azerbajxhanit. Bashkė me ndeshjen
humbi edhe ATA, tifozėt e saj, tė cilėt, pėrherė, si nė Tiranė, por edhe
jashtė, i janė gjendur pranė. Dashtė Zoti qė ky “zemėrim” tė mos
zgjasė!…

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto