BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Trupat e ish-liderit tė Libisė, Muammar Gaddafi, djalit tė tij Muatassim dhe njė bashkėpunėtori tė ngushtė janė varrosur nė fshehtėsi nė shkretėtirė.

Lajmin e bėjnė tė ditur autoritetet libiane. Njė zyrtar i Kėshillit Kombėtar tė Tranzicionit tha pėr BBC se trupat u varrosėn nė njė lokalitet tė panjohur.

Varrimi vjen pas njė pasigurie tė gjatė nė radhėt e lidershipit tė ri mbi fatin e trupave tė ish-drejtuesve tė regjimit.

Familja e kolonelit dėshironte qė trupat tė varroseshin jashtė vendlindjes sė diktatorit, Sirtes, por drejtuesit e KKT-sė shprehėn qėndrimin e tyre pėr njė varrim tė rezervuar.

Mė herėt, agjencia e lajmeve “Associated Press” raportoi se kishte marrė njė konfirmim nė njė dokument tė kėshillit ushtarak nė Misrata se varrimi u zhvillua nė njė lokalitet sekret nė 05:00 me orėn lokale.

Vetėm pak tė afėrm dhe zyrtarė morėn pjesė nė funeral, ku u mbajtėn edhe lutje islamike.

Dėshmitarė tė ndryshėm raportuan se trupat e tre personave nė fjalė u morėn gjatė natės nga dhoma-frigorifer nė Misrata, ku ishin ekspozuar.

“Detyra jonė ka pėrfunduar. Trupi u transferua dhe kėshilli ushtarak nė Misrata e coi atė nė njė lokalitet sekret”, deklaroi njė roje e vendosur pranė dhomės-frigorifer.

Udheheqesit e rinj libiane kane qene mjaft te lekundur per ceshtjen e trupit te Gaddafi-t, te djalit te tij Mutassim dhe nje ndihmesi te ngushte te ish-diktatorit. Te tre jane marre gjate nates nga ambienti frigoriferik ne Misurata, ku ishin ekspozuar prej ditesh. Familja e kolonelit pretendon qe trupat t'i kthehen asaj per nje varrim te denje sipas ligjeve dhe rregullave te islamit.

Keshilli Kombetar i Tranzicionit nuk e ka mbajtur te fshehte deshiren e tij per nje varrim sekret. "Koloneli,- thane zyrtare te tij per Reuters, - do te prehet ne nje vend ne shkretetire. Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me, ndaj ceremonia do te zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese edhe disa sheike".

Ceshtja e trupit te Gaddafi-t ka qene nje fushe e minuar per lidershipin e ri libian, per kete arsye dhe marrja e nje vendimi vonoi kaq shume. Ka patur shqetesime se nje varr publik mund te kthehet ne faltore per besniket e tij, apo e kunderta, te vihet ne shenjestren e urrejtjes se kundershtareve te regjimit. Por ne fund, natyra beri punen e saj dhe Keshilli u detyrua te vendoste.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto