BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Selektorit i ri i Kombėtares shqiptare, Josip Kuze, tė martėn ka publikuar listėn e futbollistėve tė ftuar pėr ndeshjen kualifikuese pėr Botėrorin 2010, kundėr Portugalisė, si dhe pėr miqėsoren kundėr Gjeorgjisė.

Risi nė listėn e trajneri kroat, ėshtė rikthimi nė Kombėtare i treshes Edmond Kpllani, Erjon Bogdani e Jahmir Hyka, tė cilėt ishin lėnė jashtė ekipit nga ish- selektori i Shqipėrisė, Arie Haan.

Kuze gjithashtu ka ftuar disa emra tė rinj nė ekipin kuqezi. Bėhet fjalė pėr anėtarin e Teutės nga Durrėsi, Emilian Vila, Jetmir Sefa nga skuadra e Tiranės si dhe Enea Kolicin, portierin e ekipit grek, Iraklis.

Nė mesin e 27 tė ftuarve janė edhe pesė futbollistė kosovarė, Samir Ujkani, Lorik Cana, Debatik Curri, Armend Dallku dhe Besart Berisha.

Aventura e Josip Kuzes nė krye tė ekipit kuqezi do tė fillojė mė gjashtė qershor, kur Shqipėria nė stadiumin ‘Qemal Stafa’ nė Tiranė do tė pėrballet me Portugalinė, nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Botėrorin 2010.

Pas katėr ditėve, kuqezinjtė do ta zhvillojnė edhe njė ndeshje miqėsore me pėrfaqėsuesen e Gjeorgjisė. Nė kėtė pėrballje ish-trajneri i Dinamos sė Zagrebit, do tė ketė rastin t’i provojė disa futbollistė tė rinj.

Kuze zgjedh stafin

Pas ardhjes nė krye tė ekipit kombėtar tė Shqipėrisė, Josip Kuze ka zgjedhur edhe stafin e tij. Ndihmės i Kuzes do tė jetė kroati Dzemal Mustedanagiē, derisa Ilir Bozhiq do tė jetė trajner i portierėve.

Kuze nė ekipin kuqezi ka zėvendėsuar tė larguarin Arie Haan. Kroati ka firmosur kontratė njėvjeēare me mundėsi vazhdimi edhe pėr njė vit e gjysmė, nėse arrin rezultat me ekipin shqiptar.

Futbollistėt e ftuar

Isli Hidi, Samir Ujkani, Enea Kolici, Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Andi Lila, Elvin Beqiri, Ansi Agolli, Endrit Vrapi, Admir Teli, Lorik Cana, Ervin Skela, Ervin Bulku, Gilman Lika, Dorian Bylykbashi, Jahmir Hyka, Klodian Duro, lis Bakaj, Gjergj Muzaka, Emilian Vila, Jetmir Sefa, Hamdi Salihi, Erjon Bogdani, Edmond Kapllani, Besart Berisha dhe Migen Memelli.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto