Lorik Cana: Nė Francė, pėr imazhin e Shqipėrisė

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Lorik Cana: Nė Francė, pėr imazhin e Shqipėrisė

Mesazh nga LePuRuShJa prej 7/10/2011, 10:57

Lorik Cana: Nė Francė, pėr imazhin e Shqipėrisė 0438

“Ne po shkojmė nė Francė pėr tė treguar se dimė tė luajmė futboll, qė kemi vlera dhe pėr tė rritur imazhin.”

Nė Shqipėria ėshtė sadopak e njohur nė Francė sa i pėrket futbollit, pa dyshim qė merita kryesore ėshtė e Lorik Canės. Edhe nė ndeshjen e dytė do tė mbajė shiritin e kapitenit: “Ėshtė ndeshje imazhi pėr Shqipėrinė. Duhe tė dalim me kokėn lart nga “Stade de France.”

Rikthimi nė Francė Lorik Cana do tė luajė pas mė shumė njė dy vitesh njė ndeshje nė tokėn franceze, aty ku ėshtė rritur si futbollist dhe mori famė. Pėr Canėn “Stade de France” pėrfaqėson shumė kujtime, pasi aty ka luajtur katėr finale tė Kupės sė Frances: “Pas gjithė atyre viteve qė kam luajtur nė Francė, nė njė vend ku jam rritur si futbollist e si njeri, rikthimi nė “Stade de France” mbetet i veēantė pėr mua.

Aty kam luajtur katėr finale tė Kupės sė Francės. Nė Francė kam familjen time dhe shumė miq. Do tė jetė njė ndeshje e bukur, e veēantė, qė do tė mundohemi ta fitojmė, pastaj edhe tė shijojmė momentin, pasi raste tė tilla nuk vijnė shpesh pėr njė futbollist.”

Ēėshtja e kapitenit Nė “Qemal Stafa”, nė humbjen 1-2 me Francėn, Cana ka mbajtur shiritin e kapitenit. Por pas ndeshjes ka pasur zėra pėr pėrplasjen e futbollistėve pėr shiritin. Cana sapo ka gjetur rastin, u ka tėrhequr vėmendjen mediave pėr shtrembėrim tė realitetit: “Kam dėgjuar disa zėra qė janė pėrhapur nga media pėr shiritin e kapitenit. Mendoj se edhe ju keni pėrgjegjėsi qė tė mos e prishni imazhin e kombėtares.

Nuk duhet tė publikohen gjėra tė pavėrteta. Ėshtė folur pėr njė ambient problematik nė kombėtare etj, por unė ju siguroj se gjatė tetė viteve qė kam qenė pjesė e kombėtares, ka ekzistuar njė ambient i pastėr dhe pa probleme. Kjo ėshtė meritė e tė gjithėve. Pra, ėshtė fryt i raporteve tė mira. Altini ėshtė kapiten, Skela zėvendėskapiten e mė pas vij unė. Unė i kam si vėllezėr lojtarėt, kam raporte shumė tė mira me ta. Nuk ia vlen tė flasėsh pėr pėrēarje, sepse ėshtė humbje kohe. Unė flas nė fushėn e lojės. Shiriti ėshtė diēka simbolike dhe ēdo lojtar e ka pėr nder ta mbajė. Natyrisht qė unė do ta mbaj edhe pėr shumė kohė dhe sigurisht edhe ndaj Francės. Nė fushė unė sillem si njė lider. Ėshtė pėrgjegjėsi shumė e madhe pėr mua.”

Mungesat e shumta Franca dhe Shqipėria nė kėtė pėrballje tė dytė do tė kenė shumė mungesa, por Cana thekson se kuqezinjtė i vuajnė mė shumė: “Bėhet fjalė pėr lojtarė tė rėndėsishėm qė mungojnė nė njė ndeshje tė rėndėsishme. Nuk kemi luksin qė t’i zėvendsojmė. Luajmė ndaj njė skuadre qė nė vendin e tyre, ushtrojnė presion etj. Nė kėtė sfidė kemi njė 11-she qė starton pėr herė tė parė bashkė.

Nga kjo mund edhe tė shėnojmė njė rezultat tė thellė. Por ne shkojmė tė organizuar, me shumė besim. Sepse kjo ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme pėr ne, sepse na ndjekin miliona e miliona telespektatorė. Unė jam i sigurt se lojtarėt e rinj do tė japin 100 pėr qind tė tyre. Nė fund tė ndeshjes duhet tė dalim me kokėn lart, me dinjitet dhe me njė imazh tė bukur tė vendit tonė. Franca ka shumė lojtarė, mbi 50 tė nivelit botėror. Sigurisht qė si Riberi nuk ka njė tė dytė.”

Kujtimi i Portugalisė 3 vjet mė parė, pas humbjes sė pastėr 2-0 nė Hungari, edhe pse me mungesa, Shqipėria befasoi Portugalinė nė shtėpi (0-0). Po a mund tė pretendojmė qė historia tė pėrsėritet? “Nėse ėshtė pėr tė njėjtin rezultat, si me Portugalinė para tre vjetėsh, do tė firmosja qė tani. Pak a shumė do tė jetė ndeshje me karakteristika tė njėjta.

Kundėrshtari do tė sulmojė dhe do ta mbajė mė shumė topin. Barazimi me Portugalinė ka qenė njė arritje e madhe pėr ne. Ne qė jetojmė jashtė vendit e dimė se sa jehonė ka bėrė kombėtarja nė atė sfidė. Ishte njė imazh i madh pėr ne. Ne po shkojmė nė Francė pėr tė treguar se dimė tė luajmė futboll, qė kemi vlera dhe pėr tė rritur imazhin.”

Ndėrrimi i brezave Skela, Lala, Bogdani dhe Duro shumė shpejt s’do tė jenė mė pjesė e kombėtares. U pėrket lojtarėve me eksperiencė si Cana qė tė ndihmojnė tė rinjtė nė integrimin nė skuadėr: “Ėshtė njė cikėl normal, ku lojtarėt nė moshė zėvendėsohen nga tė rinjtė. Shpresoj qė stafi tė jetė nė vėshtirėsi se cilin nga tė rinjtė tė zgjedhė mė parė.

Ne kemi nevojė pėr mė shumė cilėsi. Kemi vuajtur shumė pėr lojtarė tė rinj. Ėshtė njė punė qė duhet tė bėhet nė vazhdimėsi. Pėr fat tė keq, ligjet e UEFA-s dhe FIFA-s na pengojnė shumė, pasi ka tė rinj qė kanė luajtur mė parė me skuadrat e tjera, por tani nuk mund tė luajnė me ne. Por edhe kampionati shqiptar ka prodhuar talente. Kemi Roshin, i cili po ecėn mire, dhe kjo ėshtė pozitive dhe pėr ekipin kombėtar.

Fillimi te Lacio Cana i shmang analizat e thella pėr Lacion, pasi dėshiron tė pėrqendrohet vetėm te kombėtarja: “Fillimi ka qenė i mirė. Natyrisht qė humba dy-tri ndeshje, pasi u dėmtova. U ktheva dhe tani nga pikėpamja fizike jam mirė. Kam luajtur disa ndeshje nė kampionat dhe njė tė plotė nė Europa League. Nuk pres tė luaj ēdo ndeshje, e rėndėsishme ėshtė qė tė mė jepet mundėsia tė aktivizohem, pra tė luaj.” Sporti Shqiptar






E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 17/6/2019, 20:33