BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkėthemeluesi i Apple Inc, humbi betejėn e tij tė gjatė kundėr sėmundjes sė kancerit dhe ndėrroi jetė ditėn e mėrkurė nė moshėn 56 vjecare.

Lajmi u njoftua nga vetė kompania Apple nėpėrmjet njė komunikate tė shkurtėr pėr publikun.

“Me hidhėrim tė thellė, njoftojmė se Steve Jobs ndėrroi jetė ditėn e sotme (tė mėrkurėn)”, thuhet nė njoftimin e kompanisė.

“Idetė brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan nė njė sėrė risish qė pėrmirėsuan jetėt tona. Bota sot ėshtė mė mirė falė Steve. Do tė na mungojė!”, vijon mė tej komunikata e Apple.

Vdekja e tij mbėrrin vetėm njė ditė nga prezantimi i modelit tė ri tė iPhone, i quajtur iPhone 4S.

Jobs, 56 vjec vuante prej kohėsh nga njė formė e rrallė e kancerit nė pankreas, sėmundje ndaj tė cilės luftonte prej vitesh. Nė muajin janar Jobs dha dorėheqjen nga posti i Drejtorit Ekzekutiv tė Apple me arsyetimin “se nuk ishte mė i aftė tė kryente detyrat qė pėrcaktonte ky post”.

Steve Jobs, i cilėsuar si Leonardo Da Vinci i kohėve moderne, do tė mbahet mend nė fushėn e teknologjisė sė komunikimit pėr risitė qė solli, vecanėrisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa qė shumė shpejt pushtuan tregjet botėrore.

Obama: Steve ndryshoi jetėt tona

Nė njė mesazh nė blogun e Shtėpisė sė Bardhė, presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barack Obama ka pėrkujtuar themeluesin e “Apple”.

Presidenti dhe Steve Jobs njiheshin personalisht dhe pėr mė tepėr nė njė rast Obama kishte lavdėruar punėn e tij.

“Michelle dhe unė jemi shumė tė trishtuar pėr vdekjen e Steve Jobs. Steve ishte njė ndėr inovatorėt mė tė mėdhenj amerikanė, shumė kurajoz pėr tė menduar jashtė skemave, shumė i guximshėm pėr tė besuar tek ndryshimi i botės dhe me shumė talent pėr ta bėrė kėtė”, thuhet ndėr tė tjera nė mesazhin e Obama.

Kinė, lule pėrpara dyqaneve tė “Apple”

Rreth 35 milionė microblogs nė Kinė i janė kushtuar kujtimit tė themeluesit tė “Apple”, Steve Jobbs, qė u shua gjatė natės.

Ndėrkohė, klientėt e kompanisė janė drejtuar edhe nėpėr dyqanet e saj nė Pekin pėr t’i bėrė homazhet e tyre gjeniut tė elektronikės.

Marka “Apple” gėzon njė popullaritet tė madh nė Kinė, ku shumė fansa tė produkteve tė brendshme janė gati tė rrijnė pėr orė tė tėra nė radhė pėr tė blerė produktet e saj mė tė fundit.

“Ai ishte njė njeri i madh”, ka thėnė njė burrė me njė foto tė Jobs dhe me njė buqetė me zambakė tė bardhė, qė udhėtoi njė orė me makinė pėr tė arritur nė njė nga dyqanet e “Apple” nė Shangai.

“Samsung”: Jobs, njė sipėrmarrės i madh

Kolosi koreano-jugor i elektronikės, “Samsung Electronics”, rival i betuar i “Apple”, i ka bėrė homazhe themeluesit tė saj, duke e vlerėsuar si njė “sipėrmarrės tė madh”.

“Presidenti Steve Jobs ka prezantuar shumė ndryshime revolucionare nė fushėn e teknologjisė sė informacionit dhe ka qenė njė sipėrmarrės i madh”, ka deklaruar shefi i “Samsung”, G.S. Choi nė njė komunikatė.

Kompania koreane ka zhvilluar njė betejė tė vėrtetė ligjore me “Apple” mbi mėnyrėn e dizajnit dhe cėshtje tė tjera. ToPChannel





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto