BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Shakhtar triumfon nė Kupėn UEFA prej 21/5/2009, 13:50

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Shakhtar Donetsk ėshtė fitues i edicionit tė fundit tė Kupės UEFA, pasi nė finale mposhti Werder Bremenin me rezultat 2-1. Braziliani Jadson shėnoi golin e fitores nė lojėn shtesė, pasi ndeshja nė kohėn e rregullt pėrfundoi baras 1-1. Shakhtar u bė klubi i parė ukrainas qė fitoi trofeun pas ndarjes sė Bashkimit Sovjetik mė 1991. Nga sezoni i ardhshėm gara do tė quhet Europa League.

Braziliani Jadson shėnoi golin e fitores nė lojėn shtesė pėr t’i siguruar Shakhtar Donetskut fitoren 2-1 kundėr Werder Bremen nė finalen e Kupės UEFA tė mėrkurėn. Goditja e Jadsonit pas kromimit nga Darijo Srna, shtatė minuta pas fillimit tė pjesės sė parė tė lojės shtesė, mposhti portierin Tim Wiese dhe e bėri Shakhtarin ekipin e parė ukrainas qė fiton njė titull kryesor evropian nga ndarja e Bashkimit Sovjetik.

Braziliani Luiz Adriano e kishte kaluar Skakhtarin nė epėrsi, nė finalen e tyre tė parė evropiane, me gol tė bukur nė minutėn e 35-tė nė stadiumin Sukru Saracoglu, por bashkėkombėsi Naldo barazoi pėr Werderin para pėrfundimit tė pjesės sė parė, pasi portierit Andriy Pyatov i kali topi nėpėr duar dhe pėrfundoi nė rrjetė.

Shakhtar impresionoi me lojėn me njė prekje dhe kėrcėnoi kohė pas kohe Werderin, ndėrsa klubit gjerman i mungonte kreativiteti i mesfushorit brazilain Diego, tė suspenduar. Trajneri i Shakhtarit, Mircea Lucescu pėrfshiu tė pesė futbollistėt e tij brazilianė nė repartin ofensiv dhe ata ishin rreziku kryesor pėr portėn e Wieses.

Mbrojtėsi i majtė Razvan Rat shėrbeu pėr Adrianon, i cili pasi hyri nė zonėn e Werderit arriti tė dėrgojė topin mbi Wiesen pėr epėrsinė 1-0. Por, edhe pse i mungonte ndėrtimi i aksioneve, Werder arriti tė barazojė kur portieri Pyatov bėri njė gabim tė pashpjegueshėm pas goditjes sė lirė nga Naldo dhe topi u devijua nga duart e tij dhe pėrfundoi nė rrjetė.

Njė pjesė e dytė mė pak interesante solli pak raste pėr shėnim. Wiese largoi topin pas goditjes sė lirė tė Jadson, ndėrsa zėvendėsuesi i Werderit, Aaron Hunt nuk realizoi pas shėrbimit nga Pizarro, 13 minuta pa pėrfunduar ndeshja. Ndeshja shkoi nė lojėn shtesė dhe Shakhtar pėrsėri u mundua tė udhėheqė lojėn dhe kjo iu shpagua nė minutėn e 97-tė, kur Jadson shėnoi golin pėr rezultatin 2-1 qė doli tė jetė pėrfundimtar nė triumfin e ekipit tė tij.

Shakhtar ėshtė klubi i tretė nga ish Bashkimi Sovjetik qė fitoi Kupėn UEFA nė pesė sezonet e fundit, pas triumfeve tė CSKA Moskės mė 2005 dhe Zenit St Petersburg vitin e kaluar. Kupa UEFA do tė quhet Europa League nga sezoni i ardhshėm, garė e rinovuar nėpėrmjet sė cilės UEFA shpreson tė pėrforcojė imazhin dhe profilin e garės sė dytė kryesore tė klubeve nga futbolli evropian.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto