Zbuloni sekretet e joshjes!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 123005
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261012
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Zbuloni sekretet e joshjes!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 13/9/2011, 11:02



Te joshesh eshte art me vete. Hyni ne zemren e dikujt dhe dilni pa u ndier. Ky eshte realisht arti i vertete i joshjes dhe lojes me shikime.

Por asnjehere nuk duhet ta teproni. Duke qene nje ndjekes i merzitshem dhe flet shume rreth personalitetit tuaj, harrojeni qe te mund te fitoni zemren e dikujt. Kjo tregon se jeni te pasigurt. Mos harroni, heren e pare duhet te jeni terheqes. Nese ju do te jeni ne nje klub, atehere ju mund te shikoni tek te gjithe se spikasin veshjet dhe aksesoret, prandaj se pari duhet te shikoni pamjen tuaj te jashtme, ne menyre qe te bini ne sy menjehere. Ndonjehere vete veshja mund te beje nje ndryshim mjaft te madh. Ne fakt, ka disa teknika sekrete te cilat do t’ju bejne te papermbajtshem per grate, pavaresisht nga pamja. Nje nga teknikat me efektive eshte quajtur “Funny”, apo ngacmime me ane te batutave.

Ne po ju shpjegojme disa nga fazat te cilat duhet te “shkelni” per te joshur dike deri ne momentin final.

Ne fillim zgjidh

Ne cdo situate, gjeja e pare per t’u bere eshte qe te shikosh rrotull vetes per te zgjedhur mes kandidateve te mundshem te cilet mund t’ju terheqin me shume. Pas kesaj, ne pergjithesi duhet te gjejme nje menyre per te vendosur nje kontakt me shikim, ne menyre qe ky i fundit te duket fare i rastesishem. Te shikosh me ngulm njerezit qe nuk i njeh, mund te duket si nje sjellje “kercenuese” dhe pa takt, prandaj eshte e rendesishme qe te natyralizohet sa me shume kjo sjellje derisa te afroheni me te.

Komuniko me te

A mund t’i tregojme dikujt interesimin tone vetem nepermjet nje buzeqeshje ose thjesht me nje shikim? Te shikosh ne sy nje person, eshte nje rregull qe vlen edhe ne shume situata te tjera. Prandaj edhe gjate bashkebisedimeve ne shikojme ne sy kedo; nese refuzon te na shikoje ne sy, tregon se eshte shume i turpshem, ose refuzon teresisht bashkebisedimin me ty. Ky moment do te vleje per ju gjate, prandaj duhet te krijoni nje simbioze me ate qe synoni derisa gjithcka te duket nje njohje sa me natyrale.

Njihuni

Ne rast se buzeqeshja ose shikimi na kthehen mbrapsht, duhet te bejme nje tjeter hap, qe eshte perpjekja per ta njohur. Ne kete faze, bashkebisedimi shkon pak me shume se prezantimet e rastit. Nese beni pjese ne grupin e miqve qe tashme njihen, zakonisht zgjidhet te behet dicka se bashku, per shembull i afrohet per te pire ose zgjidhet muzika qe do te degjohet. Nese ky ushtrim i pare tregon se partneri eshte i papershtatshem, hiqni dore ne nje menyre shume te sjellshme, pa ofenduar sjelljet e tjetrit.

Jep nje shenje

Nje shenje tjeter qe tregon pranim eshte leja per t’u prekur nga njeri-tjetri. Fillimisht vendoset nje kontakt pa ndonje kuptim te percaktuar: rregullohet shalli rreth qafes se partnerit, largohen floket qe mund t’i kene rene paksa ne fytyre, i kapet dora me justifikimin per t’u ndihmuar pak. Por edhe nje e shtrenguar dore paksa me e gjate se zakonisht gjate prezantimit mund te kete shpesh te njejten domethenie. Kontakti i pare fizik mes dy personave qe terhiqen nga njeri-tjetri shpesh merr nje intensitet te madh, kjo edhe pse mund te zgjase vetem pak caste.

Perqafohuni

Hapi i mepasshem eshte krahu rreth qafes, i cili ndiqet nga nje tjeter rreth belit, keto veprime tregojne nje intimitet me te madh, shfaqin nje interes me te madh rreth saj dhe tregojne se ju jeni personi i duhur qe jeni joshur. Pjesa tjeter ka te beje pikerisht me afrimitetin, saktesisht me ate fizik, nese vertet do te tregoheni i gatshem per ta perqafuar vazhdimisht, kjo eshte nje shenje besnikerie dhe guximi qe ju ben me ne fund padron. Ajo eshte e bindur perfundimisht se ju jeni i gatshem per njohjen.

Putheni

Ngadale, vjen pas momentit te perqafimit ai i puthjes, e cila fillimisht mund te jete ne faqe dhe ne zonat perreth, e me pas duke perfunduar me ate te verteten, ne buze. Duhet te keni kujdes, pasi ne keto raste femrat jane te kujdesshme. Nuk japin menjehere puthjen e pare, derisa te binden se kjo do te mbaroje pasi ju te jeni ndare. Kjo loje tipike femerore ka lidhje me armen me te forte te grave, pikerisht ruajtjen e sensit te mases, kjo do te vendose perfundimisht te ardhmen e lidhjes suaj. ikub.al



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 26/6/2017, 12:34