BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Bregdeti ynė ofron plazhe me cilėsi tė mirė, por nuk mungojnė as plazhet e ndotura. Nė prag tė afrimit tė sezonit turistik, nė SH2 po publikojmė zonat mė tė ndotura dhe mė cilėsore tė bregdetit tonė. Burimi ėshtė Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, e cila nė bashkėpunim me Institutin e Shėndetit Publik, kanė realizuar monitorimin e zonave mė tė frekuentuara gjatė sezonit tė plazhit.

Vlerėsimi i cilėsisė sė ujėrave bregdetare tė larjes ėshtė kryer nė plazhet e Velipojės, Shėngjinit, Durrėsit, Kavajės, Vlorės, Sarandės, Dhėrmiut, Himarės dhe Borsit, nė 71 stacione kampionimi, nė zonat mė tė frekuentuara gjatė sezonit tė plazhit tek e gjithė linjėn bregdetare e vendit tonė. Drejtoresha e Drejtorisė sė Analizave Laboratorike pranė kėtij institucioni, Zamira Dana, shpjegon rezultat e pėrftuara nė monitorim:

Durrėsi

Zamira Dana pohon se pjesa mė e madhe e kėtyre stacioneve ndodhet nė Durrės, si plazhi kryesor dhe mė i madh i vendit tonė. "Nė 69% tė stacioneve, plazhi i Durrėsit ėshtė brenda normave tė rekomanduara, ndėrsa nė 31% ėshtė mbi normat e rekomanduara. Shumė tė ndotura kanė rezultuar plazhi Zhiron, tek Brryli, zona tek Plepat, Shkėmbi i Kavajės. Ndihet njė pėrmirėsim i lehtė i cilėsisė sė ujėrave nė plazhin e Durrėsit.

Kavaja

Plazhi i Kavajės ėshtė monitoruar nė 10 stacione dhe rezulton si mė i ndoturi nė gjithė vendin. Sipas monitorimit, nė 60% tė stacioneve tė kampionimit ky plazh ėshtė brenda normave tė rekomanduara dhe nė 40% tė stacioneve ėshtė mbi normat e rekomanduara. "Rezultatet mikrobiologjike tė ujėrave tė kėtij plazhi tregojnė se mė tė ndotura janė stacionet ku pėrkojnė me plazhin e Golemit, ku shkarkohen ujėrat e zeza, stacionet nga Mali i Robit e deri nė Qerret", - bėhet e ditur nė monitorim.

Vlora

Problematik nė disa zona paraqitet edhe plazhi i Vlorės. Sipas specialistėve, nisur nga gjendja e plazhit tė Vjetėr dhe tė Ri, qė shtrihen pėrgjatė linjės bregdetare tė kėtij qyteti, vlerat e ēmuara tė kėtyre dy plazheve po degradojnė dhe kjo si rezultat i shkarkimeve tė patrajtuara dhe pa kriter qė derdhen direkt nė ujėrat bregdetare tė qytetit tė Vlorės. "Stacioni i kampionimit mė i ndotur nė bregdetin e Vlorės ėshtė stacioni 5, pėrballė shkollės sė "Marinės", ku tė katėr indekset e ndotjes fekale dalin disa herė mbi normat e rekomanduara. Ėshtė zona ku duhet ndaluar rreptėsisht larja",- bėhet e ditur nė monitorim.

Saranda

Nė Sarandė, problematike mbeten ndėrtimet pa kriter nė kėtė bregdet, por zonė e ndotur ėshtė shpallur vetėm zona te Kanali i Ēukės, si rezultat i shkarkimit tė ujėrave tė zeza.


PLAZHET ME TE PASTRA

Dhėrmi-Himarė-Borsh


Monitorimi i cilėsisė sė ujėrave bregdetare nuk sjell vetėm doza pesimizmi, pasi shumė plazhe kanė rezultuar brenda normave tė rekomanduara. Ndėr plazhet mė tė mira renditet plazhi i Dhėrmiut, Himarės dhe Borshit. "Nė tė 3 kėto plazhe, gjatė vitit 2008, tė 4 indekset e ndotjes fekale janė brenda normave tė rekomanduara, madje nė vlera mjaft tė ulėta. Megjithatė, duhet tė theksojmė se shtimi i ndėrtimeve qė po bėhet nė kėto zona, duhet tė shoqėrohet me ndėrtimin e impianteve tė trajtimit tė ujėrave tė zeza", - thote Dana.

Velipoja

Gjithashtu, edhe plazhi i Velipojės paraqitet me ujėra cilėsorė dhe tė pastėr, pasi analizat rezultojnė brenda normave tė rekomanduara.

Shėngjini

Pėr cilėsi tė mirė flet edhe plazhi i Shėngjinit, pasi nė tė gjithė stacionet e monitorimit, rezultatet e pėrftuara jenė 100% brenda normave tė lejuara.

MBETJET NĖ PLAZHE, FAJI I TĖ GJITHĖVE

Sipas specialistes Dana, kėrkohet ndėrgjegjėsimi i tė gjithėve pėr mbetjet. Mbetjet nė plazhe, janė faji i tė gjithėve
Nuk janė vetėm ujėrat e bregdetit tė ndotura, por fatkeqėsisht rėndom na bie tė shohim mbetje tė ndryshme tė hedhura nė rėrė, duke ofruar njė mjedis aspak tė kėndshėm.

Sipas znj.Dana, problematike mbeten sidomos mbetjet plastike. UNICEF-i ka filluar njė program "Shqipėria ime e pastėr dhe e bukur", sipas tė cilit, familjet, prindėrit, mėsuesit dhe nxėnėsit, do tė informohen pėr rrezikun e madh qė shkaktojnė mbetjet, shishet dhe materialet plastike nė mjedis. Nxėnėsit do tė sjellin ēdo tė hėnė nė shkollė mbetjet plastike, tė cilat do tė grumbullohen dhe mandej do tė pėrcillen nė fabrikat e riciklimit, sipas njė periudhe qė do tė pėrcaktohet nė ēdo shkollė.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto