BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Fitimi i Kupės sė Shqipėrisė nga ana e Flamurtarit, zbardhi njėherėsh edhe emrat e katėr skuadrave shqiptare qė do tė marrin pjesė nė kompeticionet evropiane edicionin e ardhshėm. Shqipėria do tė paraqitet nė dy kompeticionet europiane tė klubeve me katėr skuadra, 1 nė Ligėn e Kampioneve dhe 3 nė Ligėn e Europės, kjo e fundit e krijuar rishtas pas shkrirjes sė Kupės UEFA dhe asaj Intertoto.

Flamurtari, Vllaznia, Tirana e Dinamo kanė zėnė njė vend nė Europė. Kampionia e Shqipėrisė merr pjesė nė turin e dytė eliminator tė Ligės sė Kampioneve. Fituesja e Kupės sė Shqipėrisė merr pjesė nė turin e dytė tė Ligės sė Europės.

Zhvillimi i finales sė Kupės nga ana e FSHF-sė, 3 javė pėrpara pėrfundimit tė kampionatit, ka bėrė qė disa ekipe tė mbeten pa objektiva nė kėtė fund sezoni.

E vetmja enigmė qė ka mbetur pėr t'u zbuluar nga ky edicion ėshtė skuadra qė do tė marrė pjesė nė Ligėn e Kampioneve, pra kampionia e Shqipėrisė sė Kampionatit tė 70-tė Kombėtar tė futbollit. Kur kanė mbetur edhe tri javė pėr t'u luajtur nga pėrfundimi i sezonit nė garė pėr njė vend nė kompeticionin mė prestigjioz tė klubeve janė Vllaznia e Tirana, tė cilat ndahen midis tyre me vetėm njė pikė.

E veēanta pėr edicionin 2009-2010 ėshtė fakti se kampionia e Shqipėrisė merr pjesė direkt nė turin e dytė eliminator, pėr shkak tė renditjes sė fortėsisė sė kampionatit shqiptar nė Europė, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipėrisė; 75.7 koeficenti i Anglisė, kampionatit mė tė fortė nė Europė).

Nė raundin e parė eliminator luajnė skuadrat kampione tė vendeve, kampionatet e tė cilave renditen nga vendet 47-53 (nga Uellsi deri te San Marino). 22 skuadra do tė kualifikohen direkt pėr nė fazėn e Grupeve, kur sipas sistemit aktual ato ishin vetėm 16, pasi 16 tė tjerat ishin tė kualifikuara direkt nga UEFA. Nga turi i tretė eliminator do tė kualifikohen 10 skuadra e jo 16 si tani. Turi i tretė eliminator do tė ketė dy grupe dhe nga secili grup do tė kualifikohen 5 ekipet e para. Kampionia e Shqipėrisė duhet tė kalojė tė paktėn njė tur pėr tė vazhduar aventurėn nė Ligėn e Europės edhe pse do tė eliminohej nga Liga e Kampioneve.

Nė Ligėn e Europės, Shqipėria do tė paraqitet me tri skuadra: fituesen e Kupės sė Shqipėrisė dhe dy skuadrat e tjera, qė renditen nga vendet 2-3. Flamurtari (si fitues i Kupės) dhe Dinamo, qė thuajse e ka tė siguruar vendin e tretė janė dy skuadrat qė tashmė e kanė prerė biletėn nė kompeticionin mė tė ri tė organizuar nga UEFA pėr klubet. Edhe kėtu enigmė ėshtė skuadra e tretė qė do tė marrė pjesė, njė midis Vllaznisė e Tiranės.

E veēanta pėr edicionin 2009-2010 ėshtė fakti se fituesja e Kupės sė Shqipėrisė merr pjesė direkt nė turin e dytė tė Ligės sė Europės. Dy ekipet e tjera shqiptare nė Ligėn e Europės e nisin aventurėn nga turi i parė eliminator.

Skuadra e fundit shqiptare qė ka marrė pjesė nė Ligėn e Kampioneve ėshtė Dinamo, qė u eliminua me dy humbje nė turin e parė eliminator nga skuadra boshnjake Modrica.

Edicionin e kaluar nė Kupėn UEFA luajtėn Vllaznia (fituese e Kupės sė Shqipėrisė) dhe Partizanin i vendit tė dytė.

http://www.botashqiptareforum.com

rober


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
duartrokitje coko

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto