BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Finalja e edicionit tė 57-tė Kupės sė Shqipėrisė midis Tiranės e Flamurtarit u fitua nga skuadra vlonjate, me rezultatin 2-1.

Nė stadiumin "Niko Dovana" tė Durrėsit, Flamurtari arriti tė fitonte Kupėn e tretė nė historinė e tij, pasi e kishte fituar dy herė tė tjera nė vitet 1985 dhe 1988.

Fitorja e trofeut tė dytė mė tė rėndėsishėm nė futbollin shqiptar, ka bėrė qė Flamurtari tė jetė skuadra e parė shqiptare, qė konfirmon pjesmarrjen e saj sezonin e ardhshėm nė Kupat e Europės.

Ndeshja ėshtė vendosur vetėm nė minutėn e fundit tė saj, kur sulmuesi i Flamurtarit, Zeqiri shėnoi golin e fitores pėr vlonjatėt, teksa kishin shėnuar mė parė mbrojtėsi Dabulla nė minutėn e 42-tė pėr Tiranėn dhe kishte barazuar sulmuesi Devis Mema nė minutėn e 65-tė.

Nė tribunėn e stadiumit "Niko Dovana" ishin tė pranishėm Presidenti i Republikės, Bamir Topi si dhe presidenti i FSHF-sė Armando Duka, tė cilėt i dorėzuan lojtarėve tė Flamurtarit trofeun e Kupės sė Shqipėrisė.

Presidenti i klubit vlonjat, njėkohėsisht dhe kryetar i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, pėrpara ndeshjes kishte vendosur nė dispozicion tė lojtarėve pėr fitimin e trofeut jo pak, por 100 mijė euro.

Nė fund tė takimt ai u shpreh se: "nuk ka fjalė pėr tė falenderuar kėta djem tė cilėt nderuan sot fanelėn e Flamurtarit. Tė gjithė lojtarėt do tė shpėrblehen pas kėsaj fitoreje tė madhe".

"Futbolli prandaj ėshtė i bukur, pasi rezultati ėshtė enigmė deri nė minutėn e fundit. Sot i takoi Flamurtarit tė fitonte, falė dėshirės qė lojtarėt e saj treguan nė fushėn e lojės", u shpeh presidenti FSHF-sė, Armando Duka.

Flamurtari arriti kėshtu tė fitonte pėr herė tė parė ndaj Tiranės, me tė cilėn kishte humbur tre herėt e para nė finalet e Kupės, duke ēuar festė nė qytetin bregdetar. Pėr tifozėt ky ishte njė trofe qė mungonte prej vitesh, ndėrsa sipas tyre, "lojtarėt do tė priten nė Vlorė si heronj".

Pėr sa i pėrket "Librit tė artė" tė Kupės sė Shqipėrisė, skuadra e Partizanit vazhdon tė jetė skuadra qė e ka fituar mė shumė herė kėtė trofe, teksa mban rekordin absolut me 15 tė tilla. Tirana e ka fituar 13-tė herė teksa ka diskutuar nė total 22 finale, ndėrkohė qė Flamurtari ka fituar 3-herė dhe ka dalė 12 herė nė finale.

Vllaznia, qė fitoi edicionin e kaluar pėr herė tė 6-tė Kupėn e Shqipėrisė, ėshtė skuadra e katėrt me mė shumė trofe pas Partizanit (15), Tiranės (13) e Dinamos (13). Vllaznia nga ana e saj ka humbur 6 finale.

Flamurtari sė bashku edhe me Partizanin, janė dy skuadrat qė kanė humbur mė shumė finale: nga 8-tė, tė ndjekur nga Tirana me 7-tė e Besa e Vllaznia me nga 6-tė

Tirana - Flamurtari 1-2
Shėnues: Dabulla 42'/ Mema 65', Zeqiri 92'
Finalja e Kupės sė Shqipėrisė. Edicioni i 57-tė
Stadiumi "Niko Dovana", Durrės,

E mėrkurė, 6 maj 2009, ora 16:00
TIRANA: Nallbani; Dabulla, Osmani (46' Muzaka), Pezo, Abraham, Agolli, Devolli, Patushi (78' Sefa), Muka (kap.), Xhafa, Memelli. Trajner: Agustin Kola

FLAMURTARI: Moēka; Begaj, Paniē (kap.), Veliu, Kuqi, Strati (54' Shehaj), Beqiri, Zeqiri, Alvizh (70' Brajkoviē), Ēaushaj, Mema. Trajner: Eqerem Memushi.
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj, Ergin Doda, Denis Rexha. Gjyqtar i katėrt: Sokol Rexhaj

1'- Topin e parė e luajti Flamurtari, skuadra qė e ka fituar dy herė Kupėn e Shqipėrisė. Finalja e 11-tė qė luhet prej skuadrės vlonjate, nga kėto 8 tė humbura.

4'- Portieri veteran i Tiranės, Blendi Nallbani, reagoi mirė pas njė silure tė braziliano-kroatit Robert Alvizh nga goditja standarde, duke e devijuar atė nė goditje kėndi.

14'- Ilirjan Ēaushaj u shfaq i vetėm pėrballė Nallbanit, mesfushori i Flamurtarit hezitoi, e mė pas pasoi pėr Devis Memėn, por sulmuesi korēar i vlonjatėve, nuk ndodhej nė vendin e duhur. Flamurtari shpėrdoroi njė mundėsi tė mirė shėnimi.

15'- Devi Muka i shpėtoi bukur mbulimit tė Begės nė tė anėn e djathtė tė sulmit bardheblu, harkoi nė zonė pėr Memellin, ky i fundit goditi me kokė, nė qėndėr tė portės, por portieri i Shpresave tė Shqipėrisė, Shpėtim Moēka, reagoi nė mėnyrė perfekte.
32'- Ēaushaj ėshtė edhe protagonisti i gjysėmorėshit tė parė tė takimit. Mesfushori i Flamurtarit shėnjestroi shpesh nga larg portėn e Nallbanit, por disa nga goditjet e tij ishin jashtė kuadratit dhe tė parrezikshme.

33'- Mesfushori bardheblu Saimir Patushi goditi nga rreth 22 metra me tė majtėn, por Moēka nė stėrzgjatjen e tij nė krahun e djathtė i mohoi golin Tiranės, duke grushtuar topin.

36'- Ēaushaj lėshoi njė korridor tė bukur pėr Alvizh, braziliano-kroati i ndodhur nė tė majtė tė zonės sė rreptėsisė, nuk goditi, por preferoi tė pasonte, ndėrhyri Dabulla, duke e devijuar nė goditje kėndi.

42' - Dabulla ēoi shifrat nė 1-0. Kapiteni Devi Muka ekzekutoi njė goditje tė lirė nė afėrsi tė kėndit tė flamurit, harkimi ishte i lartė nė zonė, dhe aty mbrojtėsi 29-vjeēar Rezart Dabulla kėrceu fuqishėm mbi Ēaushajn, duke shėnuar me kokė golin pėr Tiranėn.
54'- Ēaushaj dha njė top pėr zėvendėsuesin Ardit Shehaj, ky i fundit goditi bukur nga rreth 20 metra, por Nallbani reagoi mirė. Ngacmimi i parė i Flamurtarit nė pjesėn e dytė.

65' - Zeqiri i shpėtoi mbulimit tė Dabullės, mė pas shmangu edhe ndėrhyrjen e Abrahamit, Nallbani doli nga porta, lojtari i Flamurtarit i dhuroi pasin e artė sulmuesit Devis Mema, dhe ky i fundit i lirė para kuadratatit tė portės, bėri punėn mė tė lehtė, duke shėnuar golin e barazimit. 1-1. Portreti i presidentit vlonjat Shpėtim Gjika shprehu gėzim tė jashtėzakonshėm nė tribunėn "VIP".
92'- Hair Zeqiri galopoi drejt zonės bardheblu, duke poshtėruar Nallbanin me topin e kaluar mes kemėbve, e vulosur pėrfundimisht rezultatin 2-1 e fitimin pėr herė tė tretė tė Kupės sė Shqipėrisė nga ana e Flamurtarit.

- Fituesit e Kupės sė Shqipėrisė:
15 Partizani
13 Tirana
13 Dinamo
6 Vllaznia
3 Teuta
3 Flamurtari
2 Elbasani
1 Apolonia
1 Besa.

http://www.botashqiptareforum.com

rober


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
duartrokitje kup

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto