Dėshmitari: Ju rrėfej tė dėnuarit me vdekje qė fshihte Kadri Hazbiu

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Dėshmitari: Ju rrėfej tė dėnuarit me vdekje qė fshihte Kadri Hazbiu

Mesazh nga Albatros prej 7/8/2011, 14:16

Seancat maratonė tė pėrballjes sė Kadri Hazbiut me hetuesit
kanė zbuluar edhe njė fakt tė panjohur: Jo tė gjithė tė dėnuarit me
vdekje shkonin para skuadrės sė pushkatimit!


vijon nga numri i kaluar…

Tė paktėn nga pohimet e gardianit tė burgut, Hodo Bega, pėr llogari
tė procesit tė Kadri Hazbiut ndriēohen mbi 20 raste tė tilla. Duke iu
referuar praktikės kur shėrbente nė Korēė (1952-1953), zyrtari i
Sigurimit tė Shtetit dėshmonte se tė burgosurit sekret tė pėrzgjedhur
mes tė dėnuarve me vdekje ruheshin nė fshehtėsi tė plotė rreth dy tre
vjet dhe pastaj transferoheshin me urdhėr nė Tiranė. Ai, veē rastit tė
Kadri Shalės dhe dy vėllezėrve qė nuk u ekzekutuan sipas vendimit tė
gjyqit, kujtonte praktikėn me tė arrestuarit Mustafa Myslimi, Sinan
Hamiti, Pertef Bajrami e Pirro Xhezo qė u veēuan nga grupi i tė dėnuarve
me vdekje si pjesėtarė tė organizatės “Bashkimi” qė vepronte nė Tiranė e
nė Vlorė”. “Aty nga viti 1962, pohonte Bega, dy ndėr ta erdhi dhe i
mori Qemal Balluku (vėllai i Beqirit, nė atė kohė oficer i lartė i
Ministrisė sė Brendshme-shėnim) dhe i ēoi nė Tiranė. “Ēfarė ka ndodhur
mė tej me ta, ish-gardiani shprehet se nuk u mor vesh kurrė, por mban
mend se kur tė burgosurit sekret ishin nė izolim, takoheshin rregullisht
me familjarėt. Pėrtej kronologjisė sė ngjarjeve misterioze, pėrqasja e
zyrtarit tė Sigurimit pėr rolin e Mehmet Shehut nė to pėrfshin edhe tė
akuzuarin Hazbiu. Nė vijim tė pohimeve tė Begės pėr kėtė histori
monstruoze, “Panorama” zbardh pėrgjigjet e ish-ministrit tė Brendshėm
pėr akuzat e bashkėpunėtorėve tė afėrt; Nevzat Haznedari, Rexhep Kolli,
Farudin Poēari e Qani Tartale…

Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Hodo Bega mė datė 29.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Hodo Begės dhe
kam pėr tė thėnė se nuk mė kujtohet qė ai tė ketė qenė nė burg dhe ta
kem nxjerrė unė, duke i thėnė se po tė liroj me urdhėr tė Mehmet Shehut.
Nuk di gjė pėr vrasjen e dy vetave qė thotė ky nė Milot. Mund tė jetė
njė rast dhe pikėrisht ai qė kam shpjeguar pėr Preng Lleshin,
ish-bashkėpunėtor tradhtar qė kishte vrarė 9 ose 10 veta. Vetėm nė kėtė
rast kam urdhėruar unė. Kam shpjeguar se nuk ėshtė e vėrtetė tė kem
takuar nė burg ose nė Hetuesi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun, siē thotė
dėshmitari. Nuk ėshtė e vėrtetė qė tė kem qenė me Beqir Ballukun nė
takim me Teme Sejkon, ku, siē thotė ky Beqiri, e qėlloi me pėllėmbė
fytyrės Teme Sejkon. Unė nuk di qė nė hetuesinė e Teme Sejkos tė jetė
lejuar tė shkonte Halim Xhelua. Kėtė tė drejtė veē hetuesit e kam pasur
edhe unė, Mihallaq Ziēishti, Rexhep Kolli dhe Nevzat Haznedari. Nuk
ėshtė e vėrtetė qė tė kem takuar mbas dėnimit me vdekje Nevruz Bejlerin.
Bisedėn sekrete nuk mund ta bėja kurrsesi nė sytė e Hodos. Nevruzi, e
them me bindje tė plotė, se ėshtė ekzekutuar. Veē dy rasteve qė pėrmenda
pėr mbajtjen e atyre personave mjaft vite mbas dėnimit me vdekje, nuk
di tė tjerė. Pėr kėta ėshtė vepruar nė bazė tė legjendės.

Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Nevzat Haznedari mė datė 26.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Nevzat Haznedarit
dhe kam pėr tė thėnė se nuk di nėse ka qenė ky apo tjetėr si hetues i
Hamit Matjanit qė nė fillim. Di se atė e ka marrė, siē mė kujtohet mua,
qysh nė fillim Ferhat Matohiti. Nuk mė kujtohet qė Nevzatin ta ketė
thirrur e kritikuar (nė prezencėn time) Mehmet Shehu pėr punė tė dobėt
lidhur me hetimin e Hamit Matjanit. Pėr pėrpunimin, tė dhėnat qė kam
ditur unė, arrestimin e Dali Ndreut e Liri Gegės, kam dhėnė shpjegime.
Unė di se Beqir Balluku ka vajtur nė hetimin e Teme Sejkos, kur ky
kishte filluar tė jepte shpjegime qė kishte marrė nė lidhje Panajot
Plakun, dhe jo dy ditė pas arrestimit, siē thotė Nevzati. Siē kam
shpjeguar unė, me Beqir Ballukun nuk kam qenė nė hetimin e Teme Sejkos,
por ai ka qenė bashkė me Nevzatin. Lidhur me deponimet e Teme Sejkos,
kam shpjeguar se takimin e Rrogozhinės Teme Sejkoja nuk e sqaroi, sepse
kjo ishte mbas takimit tė tij me Beqir Ballukun. Unė kam supozuar se
mund tė ketė qenė Koēo Tashko. Pėr trajtimin e Teme Sejkos nė Maminas
kam dhėnė shpjegime se atė e kanė bėrė Rexhep Kolli e Nevzati, ndėrsa
Mihallaq Ziēishti s’ka qenė. Kur kam vajtur, kėta raportuan se kishte
vdekur dhe me sa kujtoj, e kam parė tė mbytur. Mua nuk mė kujtohet qė tė
kem kontrolluar Burgun e Tiranės bashkė me Beqir Ballukun e tė jemi
parė sy ndėr sy me Bedri Spahiun. Nuk mė pengonte asgjė qė atė ta
thėrrisja nė zyrat e burgut. Nuk mė kujtohet qė tė kem takuar e biseduar
me bashkėpunėtorin qė ishte nė birucė me Tuk Jakovėn.

Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Rexhep Kolli mė datė 21.5.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Rexhep Kollit dhe
kam pėr tė thėnė se pėr gabimet e mia nė Sigurimin e Ushtrisė ky bėn
konsideracione. Mua nuk mė mbrojti Mehmet Shehu, por partia, ashtu siē
mbajti kėtė e kuadro tė tjerė pėr gabimet qė patėn nė kohėn e Koēi
Xoxes. “Se nuk duhet t’i japim kuadro Koēi Xoxes” – nuk ishte parullė e
tradhtarit Mehmet Shehu, por qėndrim i Partisė sonė nė atė kohė. Unė nuk
kam ditur materiale pėr Mehmet Shehun, veē atyre qė kam thėnė. Nuk
ėshtė e vėrtetė, siē thotė Rexhep Kolli, se paskam zhdukur materiale qė
mė komprometonin mua e tė tjerėt nė kohėn qė shkova nė Ministrinė e
Punėve tė Brendshme. Me Llambi Peēinin kam pasur shoqėri tė zakonshme,
dhe jo intime. Pėr sa i pėrket zbritjes nė bazė, nė Tropojė e Kukės, nuk
kam shkuar me muaj tė tėra, por kam shkuar shpesh nė ndihmė tė degėve
tė punėve tė brendshme. Po kėshtu, kam shkuar edhe nė rrethe tė tjera,
sipas ndarjes sė punės. Unė nuk kam pėrvetėsuar as meritėn e popullit e
tė Sigurimit lidhur me rezultatet ndaj bandave. Pėr vrasjen e njė
bashkėpunėtori nė Kukės nė ilegalitet nė vitet 1950 – 1951 kam dhėnė
shpjegime se kjo nuk ėshtė bėrė me dijeninė time. Pėr shoqėrinė time me
Panajot Plakun, aq sa kam pasur dhe si ėshtė gjykuar nė atė kohė mbi
arratisjen e tij, unė nuk i kam fshehur asgjė partisė. Sipas gjykimit
tonė tė atėhershėm, u mendua se diku kishim prekur pa ditur fijet e
Panajot Plakut, prandaj u arratis. Pėr hetimin e armikes Fiqrete Shehu
porosia e udhėheqjes ishte qė ta kryenin persona qė kishin hetuar
komplotin e puēin, prandaj u caktua Elham Gjika. Pėr ndėrtimin e
strukturės sė Sigurimit nė qendėr dhe heqjen e radio pelengimit kam
dhėnė shpjegime. Kėto janė bėrė mbas njė gjykimi kolegjial, pėrfshi edhe
Rexhepin dhe me miratimin pėrkatės. Po ashtu, kam dhėnė shpjegime edhe
pėr masat ndėshkimore qė janė marrė pėr arrogancėn, prepotencėn e
familjaritetin nė organet e brendshme. Unė kur kam shkuar pėr gjueti nė
Velipojė, kam fjetur nė postėn e kufirit, dhe jo nė njerėz tė dyshimtė.
Luigj Markun e kam njohur si komunist e njeri tė nderuar, po kėshtu edhe
gjuetarėt e tjerė. Kur ka ditur gjėra Rexhepi, pse nuk m’i ka ngritur?
Pėr Halim Xhelon kam dhėnė shpjegime. Tė dhėnat pėr tė kaluarėn e tij
diheshin, megjithatė ashtu kemi gjykuar nė atė kohė pėr mbajtjen e kėtij
personi qė nuk e meritonte. Nuk ėshtė e vėrtetė qė Rexhep Kolli ta ketė
kritikuar rreptė Halim Xhelon e tė ketė kėrkuar largimin e tij. Unė pėr
Rukie Ramėn nga Tropoja kam njoftuar me shkrim udhėheqjen e partisė,
sipas raportit tė dhėnė nga ata qė verifikuan ēėshtjen. Me sa mė
kujtohet mua, mė vonė doli se kėtė ēėshtje e fryu njė punėtor operativ
dhe qė ndaj tij ėshtė mbajtur qėndrim, por masėn nuk e mbaj mend. Unė
nuk di nėse janė bėrė internime nga Saranda e Gjirokastra nė vitin 1978,
kur ka shkuar atje pėr vizitė udhėheqėsi, sepse nė atė kohė isha pėr
analiza mjekėsore nė Francė. Mė vonė, s’mė ėshtė ngritur kjo ēėshtje.
Unė nuk di pėr riatdhesime tė spiunėve e diversantėve tė Vojsava Duros
etj., tė lejuar nga Feēor Shehu pas ikjes sime nga Ministria e Punėve tė
Brendshme.

Pyetje: Po tė njohim i pandehur me dėshminė e bėrė nga Farudin Poēari mė datė 21.6.1983. Ē’ke pėr tė thėnė rreth saj?

Pėrgjigje: Unė e lexova dėshminė e Farudin Poēarit
dhe kam pėr tė thėnė se pėr ndėrprerjen e punės nė drejtim tė
Jugosllavisė kam dhėnė shpjegime. Mė kujtohet njė takim qė kam bėrė nė
qendrėn e filtrimit tė Laēit, emrin e tė cilit nuk e mbaj mend, por qė e
shoqėronte Skėnder Nallbani. Mundet tė kem qenė me Kadri Gojashin,
Farudini thotė se ky person ka qenė Bardhyl Cenolli dhe mė kujtohet se
fliste gjėra si me fantazi. Se ē’u bė me kėtė person, nuk e di. Nuk mė
kujtohet rasti i njė personi nga Saranda qė ka bėrė letėr dhe qė s’ka
pranuar me Farudinin. Unė di qė Sefedin Jonuzi ėshtė trajtuar si
matrapaz, mbasi kishte kompromentuar mjaft kuadro tė organeve tė
brendshme e tė tjerė, duke u ēuar mish nė shtėpi. Pėr kėtė komprometim
janė kritikuar kuadro tė tilla nė mbledhje, si Nevzat Haznedari, Kadri
Ismailati, hetues, ndėrsa pėr tė tjerėt iu dhanė partisė. Mua nuk mė
kujtohet qė tė ketė shkruar ky person letėr pėr Feēor Shehun. Mė
kujtohet gjetja e njė letre anonime nė shkallėt e shtėpisė sė Feēor
Shehut qė fliste afėrsisht siē thotė Farudini.

Pyetje: Po tė paraqesin i pandehur, aktin e ekspertimit pėr
veprimtarinė armiqėsore nė ngarkimin e Mihallaq Ziēishtit dhe Feēor
Shehut nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme. Ē’ke pėr tė thėnė rreth
problemeve, drejtimeve e konkluzioneve tė ekspertėve pėr veprimtarinė
armiqėsore qė ke zhvilluar nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme?


Pėrgjigje: Mua m’u dha pėr njohje akti i ekspertimit
pėr veprimtarinė armiqėsore timen tė Mihallaq Ziēishtit e Feēor Shehut
nė Ministrinw e Punwve tw Brendwshme nga faqe 1 deri nė faqen 70 dhe
sapo fillova tė lexoj faqet e para, nė tė cilat ekspozohet se unė paskam
qenė armik e komplotist me tradhtarė tw tjerw, refuzoj tė njihem mė tej
me pėrmbajtjen e kėtij akti, sepse siē kam dhėnė shpjegime nė proceset e
mia, nuk jam armik i popullit, atdheut, shtetit, partisė time e
udhėheqėsit tė saj. Pėr rrjedhojė, nuk jam komplotist nė ēfarėdolloj
veprimtarie me cilindoqoftė kundėr popullit, atdheut, shtetit, partisė
dhe udhėheqėsit tė saj. vijon…


    Ora ėshtė 17/6/2019, 20:43