1
Boterori 2014, Shqiperia ne vazon 4 prej 27/7/2011, 19:30
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Me gjithė ėndrrėn e venitur, eliminatoret e Euro 2012 kanė regjistruar njė hap tė rėndėsishėm pėrpara pėr Shqipėrinė. Dėshira e njė vendi tė tėrė, ashtu si edhe ajo e kuqezinjve pėr tė provuar deri nė fund kualifikimin e parė nė njė eveniment madhor mbeti sėrish nė tentativė. Megjithatė, ecuria e kėnaqshme nė Grupin D kualifikues tė Kampionatit Europian pavarėsisht zhgėnjimeve pėr disfatat nė Bjellorusi dhe Bosnjė-Hercegovinė ka sjellė rezultat: Shqipėria do tė jetė nė vazon 4, nė shortin qė do tė hidhet pėr eliminatoret e Botėrorit 2014. Tė shtunėn (mė 30 korrik), Kombėtarja do tė njohė rivalėt, ndėrsa tė paktėn nė teori, pėr kualifikueset e ardhshme do tė ketė dy kundėrshtarė mė tė dobėt nė grup. Tashmė, sytė do tė jenė te goglat nė Rio de Zhaneiro, me shpresėn se ato do tė tregohen bujare, pėr tė vazhduar pėrparimin e skuadrės sė drejtuar nga Josip Kuzhe. Nė shortin qė do tė hidhet nė Brazil, Federata Shqiptare e Futbollit do tė pėrfaqėsohet nga presidenti Armand Duka dhe zv.presidenti, Lutfi Nuri. Dy drejtuesit e lartė janė nisur drejt Amerikės sė Jugut gjatė ditės sė djeshme, ndėrsa bie nė sy fakti qė pjesė e delegacionit shqiptar nuk ėshtė trajneri kroat.
Vazo 4 Trajneri Kuzhe nuk e kishte fshehur synimin pėr tė provuar njė surprizė tė mundshme, duke menduar edhe kualifikimin e Shqipėrisė nė Euro 2012. Megjithatė, 58-vjeēari realizoi objektivin kryesor qė i ishte pėrcaktuar kur erdhi nė krye tė Kombėtares shqiptare: pėrmirėsimin e renditjes. Me rezultatet e arritura, kuqezinjtė janė ngjitur nė mėnyrė progresive nė klasifikimin e FIFA-s, deri nė pozicionimin historik nė vendin e 50-tė. Me vendin e 59-tė ku ndodhet aktualisht nė renditjen botėrore dhe tė 32-in nė atė Europiane, pėrfaqėsuesja jonė ka kaluar nė vazon 4 pėr shortin e Botėrorit 2014. Kuqezinjtė ndodhen aty pėrkrah Bullgarisė, Rumanisė, Gjeorgjisė, Lituanisė, Skocisė, Irlandės sė Veriut, Austrisė dhe Polonisė. Me dy skuadra mė tė dobėta nė njė grup me gjashtė ekipe, apo ndoshta edhe me pesė, rritja e mėtejshme, ose edhe ėndrra pėr vendet e para mund tė jetė e realizueshme. Pėrmirėsimi me njė vazo ka ardhur edhe nė krahasim me shortin e Euro 2012.
Europa - Nė kualifikueset europiane marrin pjesė 53 skuadra, mes tė cilave edhe Spanja kampione e botės nė fuqi. Ndeshjet do tė luhet nga 7 shtatori 2012 deri mė 15 tetor 2013, ndėrsa skuadrat do tė luajnė nė 8 grupe me 6 skuadra dhe 1 grup me 5. Nėntė fitueset e grupeve do tė kualifikohen direkt pėr nė fazėn finale tė Brazil 2014, ndėrsa tetė skuadrat e renditura nė vendin e dytė do tė luajnė nė play-off, me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, mė 15 dhe 19 nėntor 2013. Pėrfaqėsuesja kontinentale qė ka pasur rritjen mė tė madhe ėshtė Mali i Zi, me rritje prej katėr vazosh: nga vazo 5, tashmė ata janė tė dytėt nė vazon 2. Gjithashtu, Sllovenia ka pėrparuar me 3 vazo, ndėrsa Norvegjia e Sllovakia me 2. Nga rivalet e Shqipėrisė nė Euro 2012, Bosnjė-Hercegovina dhe Bjellorusia, ashtu si kuqezinjtė, janė njė vazo mė lart. Rėnie kanė pėsuar Franca (1 vazo mė poshtė) dhe Rumania (2 vazo mė poshtė).














