1
Tabaku ikėn nga Integrimi, gati posti nė krah tė Bashės! prej 26/7/2011, 13:18
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Zv./ministrja ka vendosur tė japė dorėheqjen, pėr tė vazhduar tė jetė krahu i djathtė i kryebashkiakut, ashtu si gjatė fushatės
Ka qenė krahu i djathtė i Bashės gjatė gjithė fushatės e nuk ka sesi tė mos e ndjekė as nė detyrėn e re. Zėvendėsministrja e Integrimit, Jorida Tabaku dha sot dorėheqjen nga posti qė mbante nė kėtė ministri. Largimi i saj konfirmohet nga burime tė Ministrisė sė Integrimit. Ndėrkohė qė dorėheqjen si zv/ministre duket se lidhet me njė kalim tė saj nė Bashkinė e kryeqytetit, pasi vjen vetėm njė ditė pas betimit tė kreut tė ri, Lulzim Basha, si dhe konstituimit tė Kėshillit bashkiak tė Tiranės, ku ajo ėshtė anėtare. E megjithėse ende ska asgjė konkrete flitet se Tabaku ėshtė njė kandidate e mundshme pėr numrin dy tė bashkisė kryeqytetase, nė krah tė Bashės.
Pas emėrimit tė Lulzim Bashės nė bashkinė e Tiranės, Jorida Tabaku ka qenė kandidate pėr njėrin nga dy funksionet e nėnkryetarit, poste tė mbetura bosh, pasi dy njerėzit qė ishin mė parė dhe drejtuan bashkinė me Edi Ramėn dhanė dorėheqjen pėrpara rotacionit. Tashmė qė Tabaku duket e destinuar pėr nė institucionin mė kryesor nė rang qytetesh, mbetet vakant vendi i zv./ministres sė Integrimit, qė shihet si njė nga ministritė mė kryesore, duke pasur parasyshim qėllimin pėr integrimin sa mė tė shpejtė nė BE.
















