BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ivankoviēi nuk ėshtė i vetmi qė ka vendosur tė “braktisė” FSHF-nė, pėr njė ofertė mė tė mirė financiare. Edhe Arben Bici, ish-sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit, ka vendosur t’i japė fund aventurės sė tij nė shtėpinė e futbollit shqiptar, pas njė oferte shumė tė mirė qė ka marrė nga njė kompani private. Ai ka dhėnė dorėheqjen dje, duke shtuar njė problem mė shumė nė radhėt e FSHF-sė.

Tani presidenti i saj, Armand Duka, por edhe anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv duhet tė mendojnė jo vetėm pėr tė gjetur njė trajner pėr Kombėtaren shqiptare tė futbollit, por pėr tė gjetur edhe pasardhėsin e numrit 2 tė kėtij institucioni. Bici nuk ka dashur tė japė shumė detaje nė lidhje me largimin e tij, por burime zyrtare nga federata bėjnė tė ditur se ai e ka marrė kėtė vendim pėr motive personale. Mėsohet se atij i ėshtė bėrė njė ofertė pune shumė joshėse nga njė kompani private dhe ka vendosur qė t’i japė fund aventurės sė tij nė FSHF.

Prej kohėsh ai i kishte bėrė tė qartė presidentit tė institucionit tė futbollit se dėshironte tė largohej, por ky i fundit kishte tentuar ta bindte qė tė qėndronte. Mėsohet gjithashtu se, Duka i ka kėrkuar nė mėnyrė shoqėrore ish-asistentit tė tij qė tė mos largohej, edhe nė formė nderi, por ai e ka pasur tė pamundur t’i thoshte “jo” njė oferte shumė tė mirė tė bėrė nga njė agjenci private. Ashtu si edhe pėr trajnerin e Kombėtares, FSHF-ja, as qė e ka idenė se kush mund tė jetė pasardhėsi i Arben Bicit. Kanė filluar tė qarkullojnė emra nga mė tė shumtit, pjesa dėrrmuese e tė cilėve nuk kanė lidhje me sportin dhe aq mė pak me futbollin. Largimi i Bicit nga federata, nuk ia ka lehtėsuar aspak punėt Dukės, i cili nė konfidencė ka pohuar se i ėshtė shtuar njė tjetėr dhimbje koke tani.

Bici konsiderohej si njė ndėr mė tė besuarit e presidentit tė FSHF-sė dhe ishte padyshim njė ndėr zyrtarėt mė tė pėrkushtuar tė administratės, madje shpesh vartėsit e tij nuk i kursenin batutat pėr shkak tė kohės sė shumtė qė Bici kalonte nė zyrėn e tij. Ai e mbante postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm prej shumė vitesh.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto