1
Piramida, qytetaret firmosin peticion kunder prishjes prej Mon 25 Jul 2011 - 20:46
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Dhjetėra intelektualė dhe tė rinj, tė mbėshtetur edhe nga shoqatat e arkitektėve, mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore e organizata tė tjera jo qeveritare, zhvilluan mbrėmė nė Tiranė njė takim me qytetarėt, pėr tu shprehur kundėr shembjes sė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, e njohur si Piramida. Ndoshta ėshtė nga tė parat takime qė nuk organizohet nga partitė. Janė vetė qytetarėt qė po reagojnė, pasi nė qytetin ku jetojnė dikush kėrkon tė shkatėrrojė, - tha publicisti Artan Lame. Takimi mes qytetarėve nisi mbrėmė nė orėn 19:30 nė sheshin para Piramidės.
Gjatė kėtij takimi, dhjetėra qytetarė firmosėn edhe njė peticion, kundėr prishjes sė saj. 50 metra larg sheshit ėshtė zyra e kryeministrit, i cili nėse ka veshė le tė dėgjojė zėrin e qytetarėve. Nuk bėhet fjalė as pėr tu pėrdorur, as pėr tė qenė vegėl e dikujt. Ėshtė qyteti ku banojmė dhe po na vėnė dorė pa na pyetur. Ėshtė zgjedhja e qytetarėve tė reagojnė ose tė qėndrojnė nė shtėpi indiferentė, - tha Lame.














