BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Ligji, “Kėshilltari qė nuk pranon tė bėjė dhe tė nėnshkruajė betimin, quhet se jep dorėheqjen dhe atij nuk i jepet mandati”

Prej paradites sė sotme, pas 11 vitesh qeverisjeje nga socialistėt, Bashkia e Tiranės do tė drejtohet nga demokratėt. Nė sallėn e Kėshillit Bashkiak, Lulėzim Basha, paraditen e sė hėnės do tė kryejė betimin pėr tė marrė zyrtarisht postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, nė drejtim tė sė cilės do tė jetė pėrgjatė 4 viteve tė ardhshme. Pas njė vit lėnie nė harresė dhe braktisjeje tė kėsaj salle, kėshilli hap dyert pėr tė zhvilluar mbledhjen e parė ku pas Bashės, pritet tė betohen edhe 55 kėshilltarėt e rinj. Konfirmimin pėr pjesėmarrjen nė mbledhje e kanė dhėnė edhe 27 anėtarėt e majtė tė opozitės, prania e tė cilėve mendohet se ka ardhur pėr shkak tė humbjes sė mandatit. Pasi nė rast mos betimi nė kėshill, nuk u jepet mandati.

Mbledhja

E thirrur njė javė mė parė nga sekretari i Kėshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, Kėshilli do tė zhvillojė sot mbledhjen pėr shpėrndarjen e mandateve. Por ajo qė pritet tė ndodhė sot nė sallėn e Kėshillit Bashkiak, me nisjen e mbledhjes, bazohet nė ligjin Nr. 8652, datė 31.7.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Kėshtu, fillimisht do tė ngrihet komisioni i mandateve, i cili do bėjė verifikimin e miratimin e mandateve tė anėtarėve tė kėshillit, tė cilėt mė pas do tė bėjnė betimin. Mė pas, 55 anėtarėt e Kėshillit Bashkiak do tė zgjedhin kryetarin dhe nėnkryetarin e kėshillit, si dhe do tė zgjidhen anėtarėt qė do tė pėrfaqėsojnė Kėshillin Komunal ose Bashkiak nė kėshillin e qarkut. Pasi pėrfundon kjo procedurė vjen momenti i shpalljes sė vlefshmėrisė sė mandatit tė ri tė kryetarit tė ri tė Bashkisė sė Tiranės dhe betimi i tij.

Opozita

27 anėtarėt e opozitės do tė zėnė vendin e tyre nė kėshill, nė ndryshim nga strategjia pėr bojkotimin e institucioneve tė tjera, sot ata do tė marrin pjesė nė mbledhje. Nė rast mosmarrjeje pjesė, anėtarėt e majtė rrezikojnė mandatin, pasi bazuar nė ligjin pėr pushtetin vendor, neni 28, pika 2 pėrcakton se”Kėshilltari qė nuk pranon tė bėjė dhe tė nėnshkruajė betimin, quhet se jep dorėheqjen dhe atij nuk i jepet mandati”. Pas kėtij momenti, nuk dihet nėse kėshilltarėt e majtė, do vijojnė tė qėndrojnė nė mbledhje apo jo. Ndonėse nė mungesė tė tyre, tashmė nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, mazhorancėn e kanė tė djathtėt me njė anėtar mė shumė. Pasi nė bazė tė votave tė marra nė zgjedhjet vendore tė 8 majit, koalicionit tė djathtė "Aleanca pėr Qytetarin" i takojnė 28 vende nė kėshill, ndėrsa koalicionit tė majtė "Aleanca pėr tė Ardhmen" i takojnė 27 vende. Nga ana tjetėr edhe nė njėsitė bashkiake tė kryeqytetit, nė 11 prej tyre, 7 drejtohen nga kryetarė tė djathtė. Prej zgjedhjeve tė 2007-s, tre prej tyre kanė mandatin e tyre tė dytė, ndėrsa katėr tė tjerė kanė fituar mandatin nė zgjedhjet e sivjetshme. Ndėrsa nė 4 njėsitė bashkiake tė Tiranės, pėr katėr vitet e ardhshme do tė drejtohen nga kryetarė tė majtė, prej tė cilėve, tre kanė mandatin e tyre tė dytė.

Minibashkitė, 7 me 4 pėr PD-nė

Nė katėr vitet e ardhshme, Kryebashkiaku i ri i Tiranės, Lulėzim Basha, do tė ketė nėn drejtimin e tij edhe 11 njėsitė bashkiake tė Tiranės, ku 7 prej tyre janė tė djathta dhe 4 tė majta. Pėrkatėsisht, bazuar te rezultatet e njėsive bashkiake, nė njėsinė Nr. 1, ku nė katėr vitet e ardhshme do tė drejtohet nga kandidatja e opozitės, Lindita Nikolli, nė njėsinė Nr. 2 pėrfaqėsuesi i mazhorancės, Elez Gjozaj; nė njėsinė Nr. 3, ai i mazhorancės, Ilir Kokona; nė njėsinė numėr 4 fitues doli fitues Hysen Gjura i mazhorancės; nė njėsinė Nr. 5, Jeta Seitaj e opozitės. Nė njėsinė bashkiake numėr 6 nė Kombinat, fitues u shpall Krenar Canollari i opozitės; nė njėsinė Nr. 7 kandidati i opozitės, Erion Koka, ishte fituesi; nė njėsinė Nr. 8 Arben Tafaj i mazhorancės; nė njėsinė Nr. 9, Indrit Fortuzi i mazhorancės; nė njėsinė Nr. 10 Blendi Fuga i shumicės dhe nė njėsinė Nr. 11 Haki Mustafaj i mazhorancės

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto