BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Berat, krim shokues nė familje prej Sun 24 Jul - 16:36

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Krimi nė familje ka shokuar banorėt e fshatit Arrėz nė komunėn e Poshnjes. Njė 65-vjecar ka vrarė me armė zjarri djalin e tij duke e lėnė tė vdekur nė vend, ndėrkohė qė ka plagosur dy tė tjerė.
Vullnet Cjapi, 36 vjec, mbeti i vdekur nė vend rreth orės 21 tė mbrėmjes sė tė shtunės nga i ati, Yzeiri.

Plumba kanė marrė edhe kunati dhe kunata e agresorit, tė cilėt ndodhen nė spitalin rajonal tė Beratit pėr tė marrė ndihmė mjekėsore, ku ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn.

Sipas burimeve tė policisė, shkak i kėsaj ngjarjeje tė rėndė ėshtė bėrė njė grindje mes babait dhe djalit. 65-vjecari i kishte ndaluar tė birit tė shkonte nė dasmėn e vajzes sė dajės pėr shkak se ishte grindur me familjen e kunatit.

Yzeir Cjapi e ka pritur tė birin tė kthehej nga dasma dhe ka filluar tė konfrontohet me tė pėr shkakun se nuk kishte respektuar urdhėrin e dhėnė.

Nė ndihmė tė viktimės ka ardhur edhe daja me bashkėshorten, por qė nuk kanė mundur dot tė ndalin krimin e rėndė.

65-vjecari ka nxjerrė ciften, tė cilėn e mbante nė banesė dhe ka qėlluar me tė nė drejtim tė djalit, duke e lėnė tė vdekur nė vend, ndėrkohė qė ka plagosur edhe dajėn e viktimės dhe gruan e tij.

Autori ėshtė mbyllur me pas nė njė nga dhomat e shtėpisė sė bashku me armėn e krimit. Policia shkoi nė vendin e ngjarjes dhe negociatorėt u pėrpoqėn ta bindnin agresorin qė tė dorėzohej.

Autori u dorėzua pas njė ore negociatash me uniformat blu dhe ndodhet nė dhomat e paraburgimit tė drejtorisė sė policisė sė Beratit, nė pritje tė masės sė sigurisė.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto