Romance franceze e vitit 1833: Moj Shqiptarka kembelehte!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Romance franceze e vitit 1833: Moj Shqiptarka kembelehte!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 21/7/2011, 23:59



Para disa muajsh, duke hulumtuar rreth dy romaneve tė panjohur tė madhėshtorit Faik Konica, shkruar drejtpėrdrejt nė frėngjisht, tė cilat i kam sot gati pėr botim, mė tėrhoqi vėmendjen njė thėnie e F. A. Steenackers nė tetor 1906, sipas sė cilės “Shqipėria nuk ėshtė mė subjekt romance, ashtu siē ka pasė qenė mė 1830”. Ē’tė qe vallė njė pohim i tillė? Hulumtimet mė ēuan nė do pista krejt tė panjohura, dhe pėrpara, veē kur m’u shfaq njė tablo e gjerė romantizmi, me tematikė tė mirėfilltė shqiptare, qė pėrmbante nė thelb romancėn franceze “La jeune albanaise” apo “Vasha shqiptare”, e shqipėruar nga ana jonė “Shqiptarka”, pėr bukurinė artistike qė pėrmban vetė ky term shqip.

Kjo romancė ėshtė shkruar mė 1833, me muzikė tė Theodore Labarre, kompozitor i njohur francez, konsideruar si virtuoz i harpės, qė ka kompozuar opera, balete e mori romancash, si dhe ėshtė dekoruar Kalorės i Legjionit tė Nderit tė Francės mė 1862. Kurse teksti i kėngės ėshtė shkruar nga shkrimtari dhe poeti Ambroise Bétourné, nga Kaeni i Normandisė, ku unė vetė kam kaluar njė vit tė bukur tė jetės sime studentore. Ky poet ka shkruar romanca franceze nga mė populloret, qė janė pėrcjellė gojė mė gojė pėr vite tė tėra, janė kėnduar nėpėr festa, ballo e gėzime kolektive, si pėr shembull romancat “Festa e Madonės”, “Kujtime nga vendlindja”, “Vasha syzezė”, “Zezakja e shkretė”, etj. Kėto romanca dallohen pėr hijeshinė e tyre, sentimentalizmin, thjeshtėsinė dhe cilėsitė ritmike. Madje, shumė prej tyre janė pėrkthyer edhe nė gjuhė tė huaja. Por kulmin e tėrė romancave tė Beturnesė e arrin kėnga “Shqiptarka”, sikurse shkruhet nė Grand Dictionnaire Universel tė shek. XIX, vėllimi 2 i P. Larousse (1867), apo nė Dictionnaire des Dictionnaires tė Paul Guérin, njė romancė kjo qė “i ka rėnė botės qark”. E megjithatė, sikurse ndodh shpesh paradoksi, poeti i kėsaj romance, Bétourné, do tė vdiste nė mjerim mė 1838 nė moshėn 43 vjeēare.

Le tė shohim nga afėr tekstin e kėngės pėr tė krijuar njė ide tė plotė tė bukurisė sė saj poetike dhe le t’ua lėmė kompozitorėve tanė shqiptarė kėnaqėsinė pėr tė na interpretuar notat e saj muzikore, duke shpresuar se do dinė tė interpretojnė ėmbėlsisht muzikėn e Mjeshtrit Labarre, i cilėsuar dhe njohur publikisht e shprehimisht si “Autori i Shqiptarkės”. Konkretisht, nė organin “Sylphide” (Shtojzovallja) tė janarit 1855 lexojmė: “Muzika e Theodore Labarre ėshtė e shkruar me njė veēori tė mahnitshme, me ritme vallėzues qė e ėmbėlsojnė veshin, pa rėnė nė vulgaritet... Njihet menjėherė dija, shprehja dhe shija melodike e autorit tė “Shqiptarkės””. Ja pra teksti i kėngės:

“Shqiptarka”

A do tė bėhesh mikja ime
Moj Shqiptarka kėmbėlehtė?
Eja pra nė mal me mua,
Mes rrezikut nė mė do.

Jo, skllave s’ke pse shko (n)
Pėr harem tė sulltanit,
Mė mirė shoqe me njė trim,
Ditė lirie do na vinė.

Eja pra, mikja ime,
Moj Shqiptarka kėmbėlehtė,
Eja pra, nė mal me mua,
Mes rrezikut nė mė do.

Besim tė kesh tek unė,
Veē ty tė dua shumė.
Me tė gjithė jam gati tė luftoj,
Veē eja, eja mikja ime moj!

Lamtumirė kodra, brigje,
E ti qiell pėrherė qeshur,
Aty nė mal tė rreptė,
Liria ėshtė strehur.

A do tė bėhesh mikja ime ....

Arranxhimi:

Lumturinė mė nė fund gjeta,
Pėr tė, vuajta aq shumė!
Dashuri nė shpirt unė kisha,
Por prapė e lumtur s’isha.

Njė buzėqeshje e tim trimi,
Sa e ėmbėl pamja e tij,
Kur e putha krejt u qesh,
Shpirt’i tij, vetėtimė mes resh!

Edhe sikur tė ndalemi thjesht kėtu, bukuria e kėtyre vargjeve ėshtė e tillė sa nuk ka si tė mos na kėndellė shpirtėrisht, kur vetė lutja e trimit drejtuar vashės sė tij na shfaqet si njė nanuritje dashurore apo si njė lutje lasgushiane e tipit “Eja, eja, vashėzo”, tek pėrfytyrojmė kryet e trimit prehur mbi gjoks tė vashės, si nė tregimet mahnitėse tė Mitrush Kutelit, andej, “Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme”.

Por, le tė ēapitemi mė tej nė histori, pėr tė parė nga afėr, para sė gjithash, kuadrin historik tė kėngės, si dhe pėr tė ndjekur nė vite rezonancėn artistike qė ajo do tė shkaktonte nė Francė e kudo.

Nė veprėn “Dashuria dhe Bakusi” (1834), almanak romancash tė kohės, kjo kėngė e botuar me pentagrame dhe fjalė, mban titullin “Klefti” apo “Kaēaku”, njė tregues mė shumė rreth historikut tė vetė kėngės, e cila, sikurse theksuam, ėshtė pagėzuar nga shumica e autorėve dhe nga Fjalorėt mė prestigjiozė tė kohės me titullin “Shqiptarka” apo “Moj shqiptarka kėmbėlehtė” (Dictionnaire des Dictionnaires, Paul Guérin, vėll. 1, f. 1122). Po ashtu, nė librin “Kėngė kombėtare e popullore tė Francės”, (Paris, 1866) me autorė Dumersan e Noel Segur, kjo romancė jepet e plotė nėn titullin “Vasha shqiptare”.

Pa depėrtuar thellė nė histori – kur skėnderbejada jonė do tė bėnte epokė nė Evropė, duke u shndėrruar nė burim frymėzimi pėr mjaft autorė monografish dhe tekstesh tė mirėfillta letrare, deri te dashuria e zjarrtė e Skėnderbeut pėr Donikėn, si te libri “Skėnderbeu i madh” i Anne de la Roche-Guilhem i vitit 1688 –, pa u ndalur as te udhėtimi i Jean Houel, Piktor i Mbretit dhe i Muzeut tė Parisit, nėpėr fshatrat arbėreshe tė Kalabrisė mė 1785, ku ai do tė realizonte pesė tablo tė suksesshme me nė qendėr bukurinė e vashės arbėreshe (tablo qė i bleu qė nė atė kohė Katerina e Rusisė), le tė themi se pikėnisje e njohjes sė drejtpėrdrejtė tė figurave evropiane me figurėn e vashės shqiptare do tė pėrbėnin nė fakt mbresat e Princit Charles Joseph de Ligne mė 1787 pėrpara batalionit tė 200 amazonave shqiptare nė Kaffa, tė cilat parakaluan para tij:

“...Pashė, dhe e kam fjalėn pėr fytyrėn e zbuluar, thotė princi, vetėm ato tė njė batalioni shqiptarkash tė njė kolonie tė vogėl maqedonase vendosur nė Balakllava: dyqind gra apo vajza bukuroshe, me dyfekė, bajoneta e heshta, me gjokse amazonash dhe me flokė tė gjatė gėrshetuar hijshėm, kishin ardhur me rastin e vizitės sonė pėr tė na nderuar...”.

Princi i Linjės ndodhej nė atė kohė nė Theodozinė e lashtė tė Detit tė Zi, ku luftėtaret shqiptare tė Perandorisė osmane ishin dėrguar aty pėr tė pritur enkas ardhjen e tij. Njė rast i rrallė nė histori qė flet pėr mobilizim trupash amazonike, me nė qendėr vashat shqiptare dhe qė njė ditė, njė piktor shqiptar lypset tė rrėmbejė penelin pėr tė pėrjetėsuar kėtė ngjarje !

Duke iu rikthyer kronologjisė sonė, shohim se qė mė 1782, Fauvel do tė realizonte drejtpėrdrejt nga natyra katėr portrete albanojėsh, dy gra e dy burra, qė do pėrfshiheshin nė koleksionin e mirėnjohur “Duflos”, ku bie dukshėm nė sy shtatlartėsia e gruas shqiptare dhe piktoresku i kostumeve tė saj. Sigurisht, filozofi dhe shkrimtari i madh frėng Ruso, nė veprėn e tij Emili apo Mbi Edukimin, qė mė 1762 e kishte pėrmendur tashmė vashėn shqiptare gjithė feminitet tek thoshte: “Nga ana ime, unė do kisha dashur qė njė angleze e re t’i kultivonte talentet e veta tė kėndshme pėr t’i hyrė nė sy tė shoqit me tė cilin do lidhet, me po aq pėrkujdesje sa vasha shqiptare, qė aq ėndshėm kultivon talentet e saj pėr haremin e Ispahanit.” Konteksti historik i Perandorisė osmane ėshtė kėtu mė se i qartė, dhe ashtu si shkėlqenin nė atė kohė jeniēerėt shqiptarė nė Lindje, apo stradiotėt shqiptarė nė Perėndim, shkėlqenin edhe vashat shqiptare jo vetėm pėr nga bukuria e feminiteti, por edhe pėr nga virtytet e amazonia.

Veēse ēka do t’i jepte hov lartėsimit tė figurės sė vajzės shqiptare nė Perėndimin evropian nė fillim tė shekullit XIX, do tė ishin pėrshkrimet me penė artisti tė Pukėvilit, konsullit francez nė Janinė, edhe pse ai nuk reshti sė paragjykuari Shqiptarėt tek s’i ecte nė politikėn e tij napoleoniane pranė Aliut tė Janinės. Ja si shprehet pėr Shqiptaret Konsulli francez qė gjendej nė Janinė nė vitet 1806-1814:

“Armėmbajtėse tek Skipėtarėt e Drinit, vėshtrimi i tyre krenar, ecja kryelartė tregojnė se ato janė bashkėshortet dhe nėnat e atyre burrave kalitur nė sfilitje, mėsuar me rreziqet, qė po aq sa nuk njohin kėnaqėsitė e jetės, po aq shpėrfillin edhe vetė vdekjen si tė mos ishte gjė. Kur shtegtojnė, me brezin gjithė pisqolla, shoqėruar nga qen tė tmerrshėm qė i nėnshtrohen zėrit tė tyre, i merr pėr Dianė a pėr shoqet e veta... I sheh nė luftėra kur vatra atėrore kėrcėnohet, amazona tė reja tek zėnė vend nė radhėt e luftėtarėve dhe tek i cysin kėta pėr tė bėrė kėrdinė. Tė krishtera apo muhamedane, asnjė prej tyre nuk mban perēen e sajuar nga xhelozia orientale; tė bukura, gjithė ndrojė e dėlirėsi, veē i kushtohen njė familje tė shumtė...”

Ėshtė e njohur qė po nė atė periudhė, ndodhej nė oborrin e Janinės, kryeqyteti shqiptar i kohės, edhe Bajroni, pena e famshme tė cilit shkėlqeu nė tėrė drejtimet pėr dashurinė ndaj Shqiptarėve, dashuri qė do ta pėrjetėsonte nė vargjet, letrat dhe komentet e veta. Ishte pikėrisht pena e tij, si dhe kostumi shqiptar qė ai veshi mes trimave suljotė qė do trazonin krejt shpirtin romantik tė kohės, do ndiznin e ushqenin fantazitė, do nxisnin udhėtimet e shumta tė artistėve, udhėpėrshkruesve, studiuesve drejt trevave tė lashta shqiptare, qė ruanin ende madhėrishėm origjinalitetin dhe bukurinė, me ekzotizmin e tyre. Ėshtė epoka kur Shqiptarėt toskė, burra e gra, Boēarėt, Xhavellat, Moskot e Dhespot, u vunė nė qendėr tė rezistencės dhe tė kryengritjes greke pėr pavarėsi, pėr tė hedhur tej zgjedhėn osmane shekullore, e pėr ditė lirie edhe pėr vetė Shqiptarėt. Ja si pasqyrohen ato kohėra lavdie pėrmes vargjeve popullore qė po i pėrkthej lirshėm nga frėngjishtja e Nepomucčne Lemercierit, poet, dramaturg dhe pėrkthyes i Akademisė franceze:

... Ėshtė Suli mal i rreptė,
Mal i rreptė, mal i egėr,
Armatosur bij e etėr,
Motra, nuse edhe mėma.
Me ēobenjtė pallėlarė,
O Xhavella trim i rrallė,
Jot grua jo! s’mbahet e rrethuar!
Djalnė mė njėrin krah,
Kordha mė tjatrėn i bie,
Lidhur me gjalmė dyfeku,
Krahėqafė ē’m’i ka hije!
E kur ecėn, fluturon,
Fustanella palė-palė,
Atė futė nė luftė ia tund,
Plot barot edhe plumb.

Domosdo, kėto vargje dhe heroizmat nė shekuj tė arvanitasve, suljotėve, ēemėrve, krejt Shqiptarėve, do viheshin nė qendėr tė interesimit evropian kur ziente lufta pėr pavarėsinė greke dhe kur Shqiptarėt ishin vėnė nė krye tė saj me Boēarin, Bajronin dhe trimat shqiptarė. Ary Scheffer do pėrjetėsonte kėshtu gratė suljotet me tablonė e tij mahnitėse; Friedel do shkėlqente me portretin e Bubulinės; Lear nuk do linte gjė pa pikturuar nga kostumi i rėndė e gjithė madhėshti i Shkodranes dhe nga trevat e shumta shqiptare; shpejt do ndizeshin krejt fantazitė pėr Hajdenė mes dhjetėra portretesh dhe emri i saj, pėrjetėsuar nga Bajroni e Dyma i Ati do pėrhapej me shpejtėsi nėpėr Evropė.

Sakaq, vetė Shatobriandi, njė ndėr figurat qendrore tė romantizmit francez, nuk do vononte tė njihte nga afėr Shqiptarėt e Greqisė. Dhe jo vetėm kaq, por do ishte pikėrisht njė vashė shqiptare, brenda njė kasolleje tė varfėr arvanitase, ajo qė do pėrkujdesej pėr tė, duke i qėndruar te koka, duke i kėnduar madje edhe ėmbėl, kur ethet e kishin pushtuar keq shkrimtarin e madh tek e vėrvitnin nė kllapi, aq sa edhe atij vetė iu duk pėr njė ēast se vdekja qe gati pėr ta pėrpirė, sikurse e pohon nė shkrimet e tij. Nga ana tjetėr, i famshmi gjeograf franko-danez Malte-Brun, duke vėnė nė dukje fjalėt e studiuesit Bartholdy pėr Shqiptarėt e Suljotėt, do tė shkruante qė mė 1808 nė Journal de l’Empire (nr. 9, 20 janar): “Shqiptarėt, kėta spartanė tė rinj, janė jo vetėm luftėtarėt mė trima tė Greqisė moderne, por ata kanė edhe njė pėrparėsi tė theksuar nėpėrmjet bukurisė sė tyre fizike, qė tė kujton format e statujave tona mė tė bukura”. Ja pra, ky ėshtė nga afėr konteksti historik i kėngės “Moj shqiptarka kėmbėlehtė”.

Tridhjetė vjet pas daljes sė romancės “Moj Shqiptarka kėmbėlehtė”, studiuesi J.B.Wek-erlin, nė esenė e tij “Studim mbi kėngėn popullore”, citon Znj. B. De M. qė shprehet konkretisht se nga koha e rinisė sė saj, ajo kujton si kėngė tė parė popullore kėngėn “A do tė bėhesh mikesha ime, moj Shqiptarka kėmbė-lehtė” tė Labarrit. Kurse mė 1843, nė sallonin mondan tė baroneshės Trémault, zonjat do tė vallėzonin nė kuadrilin e parė, ku binte nė sy Znj. F. veshur si “Shqiptarkė kėmbėlehtė e me vėshtrim vezullues”.

Se sa popullore u bė kjo romancė nė Francė, le tė pėrmendim kėtu njė skenė nga Ditari i Dr. Meničre i datės 21 shkurt 1833 qė na shfaq shkrimtarin Imbert de Saint-Amond nė moshė tė rinisė: “Togeri i granatierėve (i trupave tė pėrzgjedhura mėsymėse franceze) nė kompaninė 64, shkruan ai, po kėndon gjithė shije e kėnaqėsi, shoqėruar nė piano, romancėn sentimentale qė ndez krejt mjedisin tonė mustaqemadh (ushtarak) “A do tė bėhesh mikesha ime, moj Shqiptarkė...”. Kėto fjalė janė nė tėrė gojėt, kėnduar edhe nga vetė gjenerali Bueaud, qė nuk ėshtė se ia thotė kėngės, por qė rri dhe e murmurit romancėn mbi njėzet herė nė ditė”. Po ashtu, te P. Veron (konkretisht nė veprėn e tij “Ressamblance garantie – Pėrngjashmėri e siguruar), heroi i bėn tė dashurės sė vet “dhurimet e zemrės” tek i ēuēurin nė veshė fjalėt “A do tė bėhesh mikesha ime...”, duke i propozuar madje tė marrė pjesė nė mbytjen qė do t’i bėjė ai vetė njė anijeje tė armikut.

Mė 1836, Alexandre Hope, nė bazė tė romancės “Shqiptarka”, harton dhe kompozon romancėn “Andaluzania”. Kurse mė 1838, Konti Dupont, nė poemėn e tij prej dhjetė kėngėsh “Arti i Luftės”, shkruan kėto vargje:

“Mbi ballė tė saj, Shqiptarka gėrshetin ngre, / Dhe shkėlqen gjithė krenari, hijeshi, bukuri, / Tė sigurt pėr fatin e tyre, / Burra e gra, trima tė paepur, / Luftojnė pėr ēerdhet e shenjta plot ngrohtėsi, liri.”

Mė 1858, Henry Nadaut, nė veprėn e tij”Atdheu nė zi” harton poezinė “Margarita” po sipas romancės “Shqiptarka”, ndėrsa poeti Sebastien Rheal do tė shkruante tek “Bota e tij hyjnore” vargun “Buzėtrandafileja shqiptarkė”. Pa vijuar mė tej nė citime tė tilla tė bollshme, le tė themi pėrmbledhtas se figura e Shqiptares do tė pėrbėnte simbolikė tė veēantė pėr krahasime tė tilla si “kėmba e Shqiptarkės”, “trupi apo shtati i hajthėm i Shqiptarkės”, “puthja e Shqiptarkės” etj., teksa te mjeshtri i penės Gustav Flober (Edukimi i ndjenjave) “vėllai i Shqiptarkės” rrėmben kitaren dhe ofshan njė romancė nga tė kohės. Armand Pommier, monografisti dhe miku i Dora d’Istrias, nė tregimin “Zonja me mantel tė kuq” i pasqyron kolonat e lehta tė njė kėshtjelle maureske “tė hovshme si shtat shqiptarke”, ndėrkohė qė tek romani “Dorashka e Dianės” tė Felix d’Amoureux - i cili do tė frymėzohej edhe ai nga sentimentalizmi i Dora d’Istrias -, personazhi i Sharlotės shfaqet “me bukuri greke, por tė njė tipi modern, njė Shqiptarkė pėr nga eleganca e shtatit dhe hajthmėria e trupit, dhe njė korinthase pėr nga pastėrtia e tipareve” .

Duke pėrvijuar gjithnjė nė fushėn e letrave dhe tė historisė, pa kaluar ende nė atė tė muzikologjisė e tė pikturės, vėmė re se virtytet e Shqiptares dhe roli i saj nė ngjarje tė rėndėsishme nuk i kanė shpėtuar syrit tė historianit. Kėshtu, gjermani J.B. Haiber, nė veprėn e tij “Histori e Osmanllinjve” citon njė relacion tė vitit 1594 nga Venediku, nė tė cilin vihej nė dukje ndikimi i madh i krye-oborrtares Kadun Kjetchuda apo Kadėm Keēuda (Hanėme Keēja) tek Sinan Pasha : “Nėn sundimin e Amuratit, thotė ai, gratė kishin njė fuqi tė madhe, dhe Sinani, pikėmbėshtetje kryesore kishte pėrkrahjen qė i bėnte njė Shqiptare, bashkėpatriote e tij, tė cilėn ai e mbante si tė parė nė haremin e vet”.

Mė thellė nė histori, Jules Michelet, historiani i shquar, nė veprėn Bibla e Njerėzimit (1864), tek paraqet Filipin e Maqedonisė - qė, siē e dimė, u martua me Olimbinė e Molosėve, e cila nxori nė dritė Aleksandrin e Madh -, vė nė dukje se duke nderuar Epirin me atė martesė mbretėrore,

“...ai (Filipi) bėri pėr vete fiset kreshnike albanaises (sic), siguroi kėshtu kohortat e tij. Ishte ky sekreti i fitores sė tij. Por edhe i vdekjes sė tij. Vdiq, sepse u martua me njė grua epirote. Njihet ky vend, Shqipėria e sotme, pėr kontrastet e mėdha, i vogėl, e megjithatė numėron jo mė pak se katėrmbėdhjetė popullata. Njė stuhi e pėrjetshme godet pareshtur malet Kerauniane me rrufe. Vullkane tė lashtė, tėrmete, lymishte pėrpirėse pėrrenjsh tė rrėmbyeshėm, ja pra kush ėshtė Epiri. Qen tė mėdhenj tė egėr, por njeriu akoma edhe mė i egėr. Nė ēdo kohė vetėm vrasje. Vetė gratė, tė armatosura, tė ashpra e tė fuqishme, sunduar nga shpirtrat e lashtė tė zonės (pyjet e Dodonės) dhe nga demonėt e rinj tė Thrakisė e tė Frigjisė. Ato lindin bakshante (qė interpretojnė misteret e Bakusit) dhe magjistrica, njohin mirė pėrdorimin e barėrave tė rrezikshme e vegulluese apo pėrdorimin e helmit. Kėnaqėsia e tyre ishte qė, ashtu si Medetė thesaliane, tė mbanin rrotull nėpėr krahė, trup e gjoks bolla rrėshqitėse. Thonė se dikur ato, vetėm me britmat e tyre dhe me gjarpėrinjtė qė mbanin nė krahė i bėnin ushtri tė tėra tė merrnin arratinė (Polyaen.IV,1). Dokrra. Ato kafshė tė pafajshme qė mbanin, ishin mbi trup tė tyre thjesht si zbukurim... Vajza qė u martua me Filipin ishte pikėrisht njė nga ato qė luanin me gjarpėrinj. Mbrohej nga orakujt mė tė mėdhenj, kur tė gjithė i nėnshtroheshin Bakusit. Filipi ndoshta kėtė gjė e dinte, dhe ndoshta me dashje kėrkoi tė zotėronte njė grua tė tillė, si mjet pėrdorimi. Dhe ra kėsisoj brenda pėr vetė djallėzitė e tij. Ajo quhej Mirtala. Por, nisur nga njė ambicie e hapur, u vetėquajt Olimbia...”.

Duke u larguar nga Lashtėsitė molosiane e iliriane, nga Mirtala ilire qė lindi Aleksandrin e Madh, dhe duke iu rikthyer gjysmės sė parė tė shekullit XIX, konkretisht vitit 1849, vėmė re se kronikasi Emmanuel Roux, nė korrespondencėn e vet na shfaq tanimė publikisht njė Shqiptarkė bukur fort tė emancipuar, tek shkruan: “Sikion. Ēupa e mikpritėses sonė shqiptare, e sapomartuar, thotė ai, kėmben me tė shoqin e vet pėrkėdhelitė mė tė ėmbla e mė tė pazakonta pėrpara motrės sė saj mė tė vogėl e ne tė gjithėve. Kapitulli i turpit oriental ėshtė njė gėrshetim kontradiktash: qėndrim i rezervuar, tejet i skajshėm para martese, ēdo qėndrim i lirshėm mė pas.” Kurse Louis Enault, gazetar e shkrimtar na jep, mė 1863, njė portret mė tė kompletuar tė Shqiptares nė veprėn e tij tė mirėnjohur “Mesdheu”: “Shqiptaret pėrgjithėsisht janė tė bukura, shtatlarta, krenare dhe me njė bardhėsi shpėrthyese...

Kostumi i tyre ėshtė i kėndshėm, kėmishė e mėndafshtė apo garzė e trėndafiltė, qėndisur nė ar pėrpara dhe te mėngėt, tė cilat shfaqen tė gjera. Korseja e kadifenjtė, qė vjen e ngushtė dhe plot qėndisma e gajtanė tė praruar, mbėrthehet nga sumbulla tė mėdha argjendi tė praruar; pantalloni (ēitjani), me byrynxhyk tė bardhė apo me cohė tė pambuktė ngjyrosur, i shkon gjer te nyejt, setra ėshtė me mėngė tė gjera, mėndafshi...”. E kėshtu me radhė, jepet pėrshkrimi i detajuar i veshjes deri te manteli i famshėm i Shqiptarkės, pasqyruar bukur nga mjaft piktorė tė kohės.

Po ashtu, tek Enault pasqyrohet edhe mėnyra e mbajtjes sė flokėve, me ndarje nė tre gėrsheta, me kapuēin e kuq gjithė prarime, mėnyra e mbathjes me papuēe lėkure tė verdha, si dhe bizhuteritė e parfumet qė pėrdor vasha shqiptare. Bien dukshėm nė sy sekenet e artė (monedha veneciane) mbi ballė, perlat, etj. si dhe ngjyrosja e shkėlqimi i flokėve, gjer te kujdesi ndaj vetullave, pėr t’u dhėnė hark tė pėrkryer apo zbardhėllimi i fytyrės e i qafės, duke pėrdorur pudrėn e irisit fjorentinas, si dhe karminin, qė vetė vashat e vendit e quajnė “e kuqja e Frėngut”, pėr tė pėrforcuar kėshtu ngjyrėn e trėndafiltė tė buzėve tė tyre.

Kėsisoj, nė fushėn e letrave, figura e Shqiptares shpejt do vihej nė qendėr tė tregimeve, kronikave, novelave, pjesėve teatrore, gjer edhe tek romanet historike, si pėr shembull romani “Shqiptarja” i Haitianit Delorme, mikut tė Hygoit, apo romani tjetėr “Shqiptarka dhe urrejtja e saj” i Pierre Chanlaine. (Nė parantezė, kėtė roman interesant e kemi pėrkthyer ka do vite, por na fle gjumė nė disketa, sepse mjerisht, pėr ironi tė fatit, sot e kėsaj dite u dashka qė t’i paguash botuesit shqiptarė, nė do qė tė botohesh, dhe jo tė tė paguajnė ata pėr punėn e bėrė). Njė ngjarje mė vete do pėrbėnte po ashtu edhe tragjedia “Shqiptarja” e Mullnerit, e cila pati nė Gjermani sukses tė tillė qė i rriti famėn shkrimtarit, pas tragjedisė sė tij “Mbreti Yngard”. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr melodramėn “Suliotėt” tė Minette Franconit, qė u luajt me shumė sukses nė Teatrin e Cirkut Olimpik tė Parisit mė 1830, duke pasur nė qendėr tė saj bukuroshen Zeilade, motrėn e Kapelanit apo pashait tė Shqipėrisė.

Kurse tregimi “Nusja e Kaēakut”, shkruar nga Hippolyte Audeval, pėrveē qė do lartonte figurėn e bukuroshes suljote Kriseja, do tė nxirrte mė sė miri nė pah idenė se nė shekullin XV, ndėr fiset katolike tė Shqipėrisė sė Veriut dalloheshin pėr virtytet e tyre luftarake Suljotėt, pėrjetėsuar katėr shekuj mė vonė gjatė rrethimit tė Misolongjit tek kishin zėnė tashmė malet e Sulit, duke zbritur nga Veriu i Shqipėrisė dhe duke ndjekur aksin Veri-Jug tė shpėrnguljeve historike tė Shqiptarėve, siē i pėrshkruan saktėsisht, me argumente historike, At Valentini nė veprat e tij.

Duke iu rikthyer romancės franceze “Moj Shqiptarka kėmbėlehtė”, vėmė re nė fushėn e muzikologjisė njė sėrė veprash muzikore qė shoqėrojnė historikisht kėtė kėngė. Konti Abel d’Adhémar (1812-1854), i cili filloi tė njihet pėr romancat e veta tė pritura me shumė sukses qė nga viti 1836, kompozon dhe boton nė Paris tek Shtėpia prestigjioze e partiturave muzikore A. Meissonnier & Heugel valsin e dytė favorit tė titulluar “Shqiptarja”. Vėmė nė dukje se mbulesa e partiturės sė tij mban njė grafikė shumė tė bukur tė njė vashe shqiptare vizatuar nga Paul Gavarni, piktor i shquar, monumenti i tė cilit ngrihet nė sheshin Saint Georges nė mes tė Parisit. Kjo vepėr e Gavarnit mban nr. 248 nė Inventarin e Fondeve Franceze pas vitit 1880, ku pėrcaktohet viti i realizimit tė ilustrimit, 1842, pikėrisht kur u botua partitura e d’Adhémarit.

Njė tjetėr kompozitor, kėtė radhė i shquar pėr marshe ushtarake, Georges Meister, Ēmim i parė i Konservatorit tė Parisit mė 1868, dhe dirigjent i Xhenios sė Parė tė Francės, kompozon pjesėn muzikore ushtarake “Shqiptarja”, krahas pjesėve tė tjera, si Roma dhe Kartagjena, Finlandezja, Ngadhėnjyesi, Sedan, I drejti, etj. etj. Po kėshtu, Alphonse Girard, alias Alphonse Leduc (1804-1868) - profesor e kompozitor, virtuoz i flautit, i kitarės dhe i basonit, njėkohėsisht kompozitor i muzikės festive tė valleve tė Parisit nė shekullin XIX si dhe themeluesi i Shtėpisė sė Parė muzikore tė Parisit mė 1841, me prestigj ndėrkombėtar edhe sot e kėsaj dite -, kompozon dhe boton pjesėn muzikore pėr piano “Shqiptarja”, nė gjininė ‘schottisch’ – valsi skocez, i cili gjeti pėrhapje tė shpejtė nė Francė e Evropė nė shekullin XIX. Dhe sėrish nė mbulesė kemi njė ilustrim mjaft tė bukur grafik tė njė vashe me veshje tė bukur shqiptare. Pėr fat tė keq nuk arrijmė tė lexojmė autorin e grafikės, i cili duhet tė jetė njė penė mjeshtėrore qė bashkėpunon me kompozitorin dhe botuesin e shquar tė veprave klasike.

Mė 1900, J. Hassenhut kompozon dhe boton pjesėn muzikore “Valle shqiptare” (partitura pėr piano), kurse mė 1911, Paul Paray, dirigjent dhe kompozitor francez, merr Ēmimin e Parė tė Madh tė Romės me kantatat ‘Janica’, pikėrisht atė vit kur gazeta franceze “Le Petit Journal” boton nė faqe tė parė gravurėn e mirėnjohur “Janica – Zhan d’Arka shqiptare” (vepėr e mbetur anonime, por edhe e hamendėsuar si vepėr e piktorit shqiptar Ndoc Martini), nė njė kohė kur nė Shqipėri zienin kryengritjet e armatosura pėr pavarėsi dhe Evropa ndiqte me vėmendje lindjen e njė shteti tė ri nė Ballkan. Vepra “Janica” e Paray u dha si premierė publike mė 11 nėntor 1911 nė Institutin e Francės (Akadamia franceze) me pjesėmarrje tė orkestrės sė Teatrit Kombėtar e tė Operės sė Parisit, nėn drejtimin e Henri Büsser. Urata At Eduard Perrone, qė drejton sot Assumption Grotto Church nė Detroit tė Miēiganit, e ringjalli kompozitorin francez Paul Paray duke transkriptuar tėrė veprat e tij muzikore dhe duke i botuar nė shtatė vėllime CD (2006) me mbulesėn “Janica – Zhan d’Arka shqiptare”. Mė nė fund, H. Dickson kompozon marshin “Shqipėria ime”, arranxhuar e orkestruar nga Ad. Gauwin, nė Paris mė 1919, vepėr tė cilėn e kemi botuar nė Antologjinė tonė “Pena tė arta franceze pėr Shqiptarėt (1332-2007).

Sa pėr figurėn e Shqiptares nė veprat e artit, sidomos tė shekullit XIX, ajo ėshtė trajtuar gjerėsisht nga piktorėt mjeshtėr, evropianė e botėrorė, qė prof. Ferid Hudhri, miku im i kahershėm, me albumet e tij tė shumta dhe me punėn pasionante qė bėn qė prej gati dyzet vjetėsh i ka qėmtuar e ndjekur njė pėr njė, me vullnet e rigorozitet shkencor, jo vetėm muzeumeve e ekspozitave botėrore, por edhe katalogjeve e botimeve tė shumta, duke synuar njė Enciklopedi madhore tė Artit botėror me tematikė shqiptare, vepėr qė shpresojmė tė shohė ditėn e botimit sa mė parė. Sa pėr ilustrim dhe pėr kėnaqėsi tė lexuesit, po botojmė kėtu pėr herė tė parė nė mediat tona dy tablo, me bukuri tė rrallė pėr figurėn e Shqiptares, e para titulluar “Vajzė shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit tė shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje e vitit 1870, dhe e dyta e titulluar “Vajzė shqiptare me mandolinė” e piktorit hungarez Svetislav Ivanowitch (42, 2 x 35 cm), ekspozuar pėr herė tė parė nė Sallonin Palais – Paris, qershor 1907, katalogizuar po aty me tė njėjtin titull e me nr. 833 dhe vėnė nė ankand para njė viti nga ndėrmarrja Sotheby’s, me njė emėrtesė tė ndryshuar pėr fat tė keq, “Muzikantja e re”, pa kurrfarė arsyeje, nė mos thjesht pėr paragjykim. Siē i shkruaja para njė viti prof. Hudhrit, sinjalin e parė pėr kėtė vepėr mahnitėse e pata nga miku im nė Kanada Dritan Muka, me tė cilin bashkėpunoj nga afėr, duke qenė madje edhe bashkautorė nė punėn tonė kėrkimore e botuese. Tabloja ka njė lirizėm tė theksuar dhe gjithēka flet pėr Orientin ekzotik tė do kohėrave tė mėparshme. Portreti ėshtė gjithė ėmbėlsi, me njė paqe shpirtėrore tė theksuar tė vashės shqiptare nė pėrqendrimin e saj tė madh pėr tė nxjerrė nota muzikore. Duket sikur vetė shpirti i saj rrėmbehet nga kėto nota tė ėmbla mandoline tek ka mbyllur sytė si pėr t’i shijuar mė mirė, ashtu sikurse bėjnė, nė fakt, gjithė instrumentistėt e vėrtetė.

Nė mbyllje, po japim pėr kėnaqėsi tė syve tablonė “Lamtumira e luftėtarit” tė piktorit anglez Francis Philip Stephanoff, ku trimi shqiptar, me fustanellėn e tij historike dhe epokale, shtrėngon nė krahėt e vet tė dashurėn e tij para se tė niset pėr nė betejėn e jetės. “Trimat lindin nga gratė”, thotė Dora d’Istria. Andaj po e pėrfundojmė kėtu kėtė shkrim nė nderim tė gruas shqiptare me fjalėt lapidar tė popullit tonė qė e bekon atė konkretisht : “Moj lulja e Shqipėrisė, e bekuara e Perėndisė”.




E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 19/10/2018, 13:03