Qe te mos e shnderrojme Jalin si Durresin!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Qe te mos e shnderrojme Jalin si Durresin!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 21/7/2011, 01:04

Qe te mos e shnderrojme Jalin si Durresin! 1311152562-jala_mos_te_behet_sui_durresi

Buzė bregdetit tė Jalit, njė fshat qė nuk ekzagjerohet po tė quhet i mahnitshėm, plazhi vazhdon tė jetė i qetė, muzika e bareve dhe pak restoranteve pėrreth ėshtė relativisht e ulėt dhe mė pak bezdisėse se mega-discot e ndėrtuara anembanė bregdetit nga Velipoja nė Ksamil, ndėrsa nė det motorrat e ujit pothuajse nuk ekzistojnė. Asnjė ndryshim qė mund tė ndodhė vit pas viti nė fshatin e Jalit, nuk arrin t’ia vjedhė magjinė detit dhe gjirit pėrballė! Eshtė me siguri mė i kthjellėti, mė i pastri dhe mė i freskėti nė tė gjitha gjiret buzė Jonit.

Por “lezeti” i kėtij plazhi dhe i kėtij fshati tė papėrsėritshėm vazhdon tė jetė edhe kėtė vit kampingu veror. Ened Mato, ambientalist dhe njė i ri qė nuk i mungon as intuita prej njė biznesmeni tė mirėfilltė, ka disa vite qė ka lanēuar pėr herė tė parė kėtė lloj turizmi nė Shqipėri. Ngriti fillimisht pak ēadra nė oborrin e njė shtėpie fshati nė Jalė, nėn hijen e ullinjve, ndėrtoi si mundi disa lehtėsira pėr nevoja tė pėrditshme dhe pėr higjenėn, ofroi kurse pėr zhytje nėnujore dhe nė njėfarė mėnyrė i ftoi tė gjithė tė rinjtė e etur pėr pushime verore ndryshe nga tradicionalet, qė tė shkonin atje, tė paguanin shumė pak pėr ēadrėn e pėr ushqimin e njėkohėsisht tė zbulonin natyrėn pėrreth. Brenda pak viteve ky kamp u shndėrrua nė atraksionin mė “seksi” tė tė gjithė tė rinjve nga Tirana. Sot ėshtė jo vetėm njė atraksion po aq i preferuar, por edhe shembulli se prej nga ku duhet tė nisen vendim-marrėsit dhe politikbėrėsit, sa herė i vjen rradha debatit (thuajse tė munguar) se ku duhet tė bazohemi pėr vizionin e turizmit nė Shqipėri.

Kosova “zbulon” Jonin!

Mbi 200 vetė ishin fundjavėn e kaluar nė kampingun e Jalit, shumica pjesėtarė dhe aktivistė tė Vetėvendosjes dhe tė tjerėt, aktivistė tė “Aleancės Kuq e Zi”; e para parti dhe lėvizje kryesore opozitare nė Kosovė qė kėrkon bashkimin me Shqipėrinė, ndėrsa e dyta, lėvizje e njohur pėr pėrpjekjet e saj kundėr regjistrimit tė popullsisė mbi bazėn e kombėsisė. Tė rinj nga 18 nė 30 vjeē dhe disa tė tjerė mė tė mėdhenj nė moshė, dukej sikur edhe realisht, edhe simbolikisht po “testonin” njė bashkėjetesė “kombėtare” mes natyrės dhe buzė detit shqiptar. Ne qėndruam nė njė ēadėr tė rrethuar me aktivistė tė Vetėvendosjes, vajza e djem tė sjellshėm, tė gėzuar por zhurmėmėdhenj! Natėn ishte e vėshtirė tė flije pėr shkak tė zhurmave e gėzimit tė tyre, por tė dėgjonin, nėse u kėrkoje tė mbanin qetėsi nė atė pjesė tė kampit ku njerėzit kėrkonin tė flinin.

Nė kamp duhet tė dish si tė organizohesh

Brenda nė ēadrėn qė kushton, sė bashku me mėngjesin dhe darkėn 1000 lekė ēdo natė, mund tė flije mirė. Tė pajisura me dyshekė, jastėkė, ēarēafė e kėllėfė jastėkėsh tė pastėr, mund tė flihet nė fresk, deri nė mėngjes kur dielli e bėn tė padurueshėm qėndrimin. Mėngjesi ėshtė i mjaftueshėm, kryesisht reēel e mjaltė me qumėsht ose lėng frutash. E pas tij koha e plazhit dhe rrezeve buzė detit! Eshtė shumė mirė tė qėndrohet nė diell nė orėt e para tė mėngjesit deri nė mesditė. Pas saj qėndrimi bėhet edhe i rrezikshėm edhe i padobishėm. Gjatė qėndrimit tonė, njė prej aktivistėve tė moshuar tė Vetėvendosjes u sėmur rėndė nga qėndrimi i pambrojtur dhe i zgjatur nė diell, aq sa tė nesėrmen atė e shoqėruan nė spital. Pasditja kalohet mirė duke dėgjuar muzikė nė barin e vogėl tė kampit, duke luajtur shah qė gjatė qėndrimit tonė me tė rinjtė nga Kosova loja shndėrrohej nė njė kampionat tė vėrtetė ngaqė tė rinjtė nuk e kishin harruar zakonin dhe kėnaqėsinė pėr tė qėndruar rreth tavolinės ku luhej shah e pėr tė dhėnė mend nė ēdo lėvizje, njėsoj si dikur… Dushet janė sociale, nė kuptimin qė teksa ti lahesh me rroba banjo apo veshje intime nė trup tė tjerėt, qė presin rradhėn mund tė tė shikojnė. Mos kini as frikė as turp, ajo ėshtė njė jetė sociale, brenda filozofisė sė njė kampingu veror ku dushi me ujė tė ėmbėl ndonjėherė ėshtė edhe i panevojshėm! Mė mirė qėndroni me ujin e kripur tė detit, qė ju ndihmon tė shpėtoni nga mushkonjat apo insektet e tjera. “Kur ne vijmė para se tė hapim kampin, ambienti pėrreth ėshtė mjaftueshėm i egėr me insekte tė shumėllojshme, por ne kujdesemi ta pastrojmė dhe dizinfektojmė”, na siguron Enedi, themeluesi i kėtij kampi.

Si tė shpenzoni pak nė Jalė

Gjatė drekės mund tė provosh gatime tradicionale shqiptare nė njė restorant tė ndėrtuar me dru, ku pėr shembull, ēmimi i makaronave ėshtė vetėm 100 lekė (kushton mė shumė po kėrkove tu hedhėsh salcė kima pėrsipėr), patatet e skuqura gjithashtu 100 lekė, dhe tė gjitha gjellėt e tjera, pėrfshirė specat e mbushura, tė shoqėruara me mish viēi: 250 lekė! Ndėrsa ndryshe nga pak restorantet e tjera, nė kėtė vend ku gatuhet tradicionalisht (nuk ka as emėr, shkruhet vetėm: Gatime Tradicionale), si nė shtėpi, produktet e detit si, pėr shembull, njė peshk kocė i pjekur nė zgarė, i shoqėruar me limon dhe vaj nga ulliri qė kultivohet nė Jalė, kushton vetėm 800 lekė, nga 1300 qė kushton gjithandej nėpėr bregdetin shqiptar. Nė ambientet e tjera, ēmimet dyfishohen, por ama, gjithandej picat kanė tė njėjtin ēmim, pėr shembull, “Margarita” qė ėshtė ideuar nė shekullin 20-tė pėr bashkėshorten malazeze tė Vitorio Emanuele III qė do tė ishte edhe Mbret i Shqipėrisė, kjo picė e lidhur dhe me shqiptarėt pra, variaon nga 3500 nė 4000 lekė, ndėrsa versionet mė “tė komplikuara” tė picave me proshutė, kėrpudha apo ton peshku, nisin nga 4500 lekė deri nė 5500 lekė. Nė fshat ka dhe parking me lekė, me njė ēmim tė pranueshėm, por ne ju kėshillojmė qė nė atė pjesė tė kurseni duke gjetur rreth e rrotull vende tė lira pa kosto. Afėr parkingut “me lekė”, ishte dhe njė ēift tė sapomartuarish tė cilėt tregtonin mjaltė me nektar malor dhe ēaj mali! Janė ilaēe mė tė mira edhe se antibiotikėt mė tė fortė ato produkte. Ndaj duhet t’i blini se s’bėn, qoftė dhe pėr t’i provuar nė shije…

Tė mashtrojnė me internetin!

Ne blemė njė kod pėr internetin “wireless” qė na u tha se do tė ishte pėr 24 orė. Kushtoi 500 lekė, por gjatė 24 orėve, ne arritėm tė lidheshim qoftė dhe me faqen mė tė thjeshtė “google.com”, vetėm tre herė! Ai lloj interneti, freenet.com qė mesa duket ėshtė njė biznes fitimprurės por jo detyrimisht lehtėsues pėr pėrdoruesit e internetit, ėshtė mė mirė tė konsumohet vetėm nė rastet e emergjencave, maksimumi pėr tė kontrolluar postėn elektronike apo pėr tė nisur njė mesazh. Kėshtuqė ne ju kėshillojmė tė mos shpenzoni pėr tė nė rast se vėrtet nuk ju nevojitet! Shkėputuni nga jeta e pėrditshme dhe shijoni Jalin pėr pak ditė…

Hedhja nga shkėmbinjtė

Mosho, njė 50 vjeēar me trup tė formuar nė mėnyrė tė atillė qė dukej si njė 30 vjeēar i palestruar, vdiste tė shkonte ēdo mėngjes majė shkėmbinjve tė Jalit dhe tė zhytej me kokė! I njeh shumė mirė ai shkėmbinjtė dhe thellėsinė e detit, ndaj 13, apo 14 vjeēarėt e Jalit, siē patėm mundėsi ta vėrtetojmė kėtė, i kėrkonin kėshilla se ku ishte vendi mė i mirė pėr t’u hedhur me kokė. Kujdes nėse vendosni tė imitoni vendasit: ata e njohin detin dhe shkėmbinjtė si nė pėllėmbė tė dorės, dinė tė manovrojnė mes shkėmbinjve dhe dinė tė ruajnė veten e tyre. Nė rast se keni frikė dhe jeni akoma tė pamėsuar me zhytjet, mė mirė ndiqni ujin duke u nisur nga bregu dhe notoni lehtė drejt shkėmbinjve. Eshtė mirė tė pajiseni me syze, qė tė keni pamje sa mė tė mirė tė ujit e tė mos dėmtoheni nėpėr shkėmbinj…

Pse Joni nuk duhet shndėrruar nė “Durrės”…

Ka disa ndryshime kėtė vit nė Jalė. Rruga prej 5 kilometrash, nga rruga nacionale pasi ke kaluar Vunoin, deri nė fshatin e Jalit ėshtė asfaltuar dhe pajisur me njė sinjalistikė tė mirė, ndėrsa nė njė prej tre plazheve pothuajse tė virgjėra qė gjenden atje, kėtė vit ėshtė shtuar edhe njė “version veror” i “Folie”, njė prej club-eve mė nė zė nė Tiranė. Ka njė tentativė tė vazhdueshme pėr ta “modernizuar” bregdetin e ashpėr shkėmbor dhe tė mahnitshėm tė Jonit, vit pas viti, por e gjitha kjo ndodh pa njė studim tė mirėfilltė kombėtar pėr atė qė duam ne shqiptarėt tė bėjmė me atraksionet tona turistike: do inkurajojmė turizmin masiv si ai nė Durrės qė pėr 3 vjet dėshtoi, pasi u dynd dhe u pushtua nga familjarė, kryesisht nga Kosova apo nga qytetarė pak tė informuar rreth shėrbimeve turistike, tė cilėt kėrkonin pak, shpenzonin pak, e nė tė njėjtėn kohė kujdeseshin po aq pak pėr natyrėn?

Apo do ta ruajmė bregdetin e Jonit tė virgjėr, me sa mė pak ndėrtime betoni dhe me sa mė shumė ndėrtime miqėsore me natyrėn? “Folie” duket se imiton simotrat e veta nėpėr tė gjithė vijėn bregdetare tė Jonit, qė nga Vlora deri nė Ksamil, ama kanė bėrė njė gjė praktike me investimin e tyre nė Jalė: nuk kanė hedhur beton asgjėkundi dhe nuk kanė ndėrtuar struktura tė rėnda qė mund tė prishin harmoninė natyrore tė njė plazhi dhe as peisazhin natyror tė tij. “Ka njė sekret qė e njohin mirė operatorėt turistikė”, thotė Ened Mato, ambientalist dhe njė i ri i dashuruar me natyrėn, “kur kroēierat e huaja tė kalojnė pėrballė plazheve e brigjeve tona, duhet tė mahniten me bukurinė e virgjėr tė natyrės, e jo tė tremben nga ndėrtime betoni buzė detit”. Ndaj njė plan minimalist zhvillimi pėr Jalin parashikon qė ndėrtimet tė zhvillohen pėrgjatė kodrės, jo nė breg tė detit. E rėndėsishme ėshtė t’i “ftojmė” turistėt drejt nesh, ata qė nė fakt, nuk presin luks apo shėrbime tė shtrenjta qė i gjejnė mė tė mira nė Greqi apo Mal tė Zi…

Teksa qėndroj buzė detit, qė nga perėndimi i diellit, deri nė mbrėmje vonė, t’ju them tė drejtėn, nuk shikoj asnjė anije tė kalojė nė ato brigje, apo pėrballė tyre. Ama, mendoj se ēfarė do tė pėrfytyronin ata njerėz tė etur pėr aventurė e pėr origjinalitet nėse nė atė moment do tė kalonin me anije aty pėrballė Jalės, ku 30 familje autoktone kanė muaj tė tėrė qė janė nė gjyq me qeverinė qė u shkatėrroi shtėpitė e ndėrtuara nė tokėn qė prej 300 vjetėsh e trashėgonin nga tė parėt. Do u dukej mjaftueshėm tėrheqės njė zjarr i madh buzė detit, rreth tė cilit dėgjohen tė rinjtė nga Kosova e Tirana tė cilėt gėzojnė duke pirė hashash…? Nėse nuk do ta vinin dot re kėtė, a ka mundėsi t’ua bėjmė tė ditur ndryshe, duke menduar pėr herė tė parė kombėtarisht se ēfarė duhet tė bėjmė me kėto brigjet e gjiret tona tė jashtėzakonshme…?



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 22/8/2019, 01:37