Barcelona e bukur dhe magjike per t’u vizituar!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Barcelona e bukur dhe magjike per t’u vizituar!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 16/7/2011, 16:58

Barcelona e bukur dhe magjike per t’u vizituar! Images

Eshte padyshim xhevaihiri me i shndritshem ne vijen bregdetare te Mesdheut. Me ndertesat e saj futuriste ne horizont, qyteti nuk i ka humbur trashegimite dhe rrenjet tipike iberike. E pagezuar si Hirushja e Evropes, Barcelona mban ne shpine qindra vite histori mbreselenese. Nje here e nje kohe ishte thjesht nje vend mocalor, zaptuar nga marinaret dhe injoruar nga fqinjet e pasur te Mesdheut. Ne ditet tona, qyteti rradhitet mes destinacioneve me te kerkuar ne Evrope, me kilometra te tera plazhesh me rere, me nje trashegimi te jashtezakonshme artistike dhe me nje klime qe e lakmon jo vetem Spanja por e gjithe Evropa.

Perse te shkojme ne Barcelone:

1) Thjesht per t’u dehur nga tabloja arkitekturore qe mbeshtjell qytetin. Mijera vizitore vershojne neper rruge jo vetem per te pare e prekur vete cudite arkitekturore te Antoni Gaudķ-t, por edhe per soditur krijimet gati verbuese te Jean Nouvel, Richard Rogers apo Toyo Ito.

2) 4.5 metra vije bregdetare jane nje tjeter arsye e vlefshme per ta vizituar qytetin ne stinen e nxehte. Me plazhe te famshme si Barceloneta dhe Sant Sebastią, Barcelona ploteson deshirat e kerkesat e gati cdo grupmoshe.

3) Ushqimi tradicional si tortijas apo paejat, po ashtu edhe pijet me koktejlet e famshme te zgjojne deshiren per pak Barcelone.

Nese tashme Barcelona eshte ne planet tuaja te rradhes ja keshillat tona:

Vendet qe duhen vizituar me cdo kusht:

La Sagrada Familia – kryevepra e Antonio Gaudi-t. Katedralja e famshme e kthyer ne shenjen dalluese te Barcelones, vazhdon te jete ende ne ndertim e siper dhe ne perfundim te saj parashikohet te kete 18 kulla te ngritura. Keshillohet vajtja sa me heret ne mengjes, qe te jeni nder te paret e kalvarit kilometrik te vizitoreve.

Palau de la Mśsica Catalana – te apasionuar apo jo pas artit e muzikes, vizita tek Palau de la Mśsica Catalana do te frymezonte e pasuronte kedo. Me nje arkitekture tejet ekstravagante moderniste, ndertesa ne vetvete eshte nje mozaik ngjyrash. Fasada dhe holli ku ndodhet skena e koncerteve jane mahnitese, me nje tavan te qelqte shumengjyresh dhe basorelieve.

Park Güell – Eshte nje kopesht gjigand surreal ku nderthuren elemente arkitekturore te pozionuar ne kodren El Carmel, e cila te dhuron nje pamje perrallore te bregdetit katalanas. I dizenjuar nga Antoni Gaudķ dhe ndertuar prej 1900 deri 1914, parku eshte pjese e pasurive boterore te UNESCO-s. Ketu Liza ne boten e cudirave do te ndihej si ne shtepine e saj.

The Magic Fountain of Montjuļc – shatervani magjik i Montxhuikut. Qe prej 1929, shatervani vazhdon te magjepse vizitoret me shfaqje spektakolare e akrobatike te ujit te cilat shoqerohen edhe me nje ndricim te perzgjedhur. Per kete keshillohet vizita ne mbremje. Gjate veres, te enjten e te dielen, spektakli ujor shoqerohet edhe me muzike.

Barri Gotic –Lagjia gotike e Barcelones, e njohur ndryshe dhe si pjesa e qytetit te vjeter. Me nje mori rrugicash qe gjarperojne mes ndertesash e pallatesh te vjeter, lagjia eshte e pasur me bare e restorante. Suvenirin tuaj nga Barcelona blijeni ne njerin prej dyqane te shumta qe popullojne zonen. Picasso ka jetuar e punuar ne Barri Gotic nga 1895 deri ne 1904, ndersa Joan Miró ka lindur e punuar ketu ne rini te tij. 1 dite e vetme nuk del per ta vizituar!

4 gjera qe nuk i dini per Barcelonen

1. Origjina e Barcelones eshte e panjohur. Disa thone se qyteti u themelua nga Herkuli, 400 vjet perpara Romes, te tjere thone se ishte Hamilcar Barca, babai i Hannibal, nje gjeneral i famshem kartagjenas i cili e themeloi qytetin ne shekullin e 3-te para Krishtit.

2. La Sagrada Familia nuk ka perfunduar kurre, eshte gjithmone ne ndertim. Katedralja e famshme romake u ngrit ne 1882 dhe data e perfundimit te punimeve eshte ende e panjohur. “Pergjegjes” per kete krijim te pakrahasueshem eshte arkitekti me fame Antonio Gaudi .

3. Barcelona nuk ka patur plazhe deri ne vititn 1992. Pjesa bregedetare ka qene prone e industrive lokale, por gjerat ndryshuan kur qyteti mikepriti lojrat olimpike te atij viti. Pjesa e buzedetit u popullua me barem e hotele duke e kthyer detin ne nje vend shplodhjeje e relaksi.

4. Eshte me mire te ecesh sesa te ngasesh makinen. Ne Barcelone, cdo 90 sekonda ndodh nje akisdent automobilistik, ndaj mos u habisni kur te shihni turma te tera njerezish qe ecin ne trotuar, po ruajne veten nga rreziku!

Barcelona kur jeni ne familje:

Barcelona shijohet edhe kur jeni te shoqeruar me femije. Keshillohet marrja me qera e nje apartamenti, i cili eshte nje variant me i volitshem se prenotimi i nje hoteli. Per te bere nje guide sa me te rehatshme e me pak te lodhshme per ju dhe femijet, keshillohet nje xhiro me Barcelona Tours Bus – The Open Top Hop on Hop off Tour – nje autobus i hapur, enkas per turista i cii ndalon ne pikat me atraktive te qytetit.

Mes shume vendeve qe mund te vizitoni familjarisht ju keshillojme me domosdoshmeri akuariumin me fame te Barcelones. Akuariumi eshte shtepiza e 450 specieve nenujore, me i pasuri ne Evrope me specie qe jetojne ne ujerat e mesdheut.

Barcelona ne cift

Kush tha qe Parisi eshte qyteti i te dashuruarve? Era mesdhetare e ben Barcelonen piketakimin ideal te romanticizmit, magjise, dhe deshires per te bere gjerat ne cfit. Opsionet jane te shumta, duke nisur qe nga plazhet si Barceloneta, Nova Mar Bella, La Nova Icaria apo dhe bare e tarraca per te enderruar poshte yjeve. Veren dhe ushqimin e mire e gjeni gati ne cdo bar restorant, mjafton te perzgjdhni ambjentin qe ju duket me romantik.

Gjate dites keshillohet nje vizite tek Parc Ciutadella – parku i Citadeles, nje kopesht madheshtor me nje liqen te vogel ne mes ku mund te pedaloni nje barke e te flisni per dashurine.

Vend tjeter terheqes eshte dhe maja e malit Tibidabo, i cili ofron pamje magjepsese te qyteti. Ju keshillojme barin „Mirablau”, perfekt per nje koktejl ne buzemrembje.

Per ta bere udhetimin ne cift te paharrueshem ju keshillojme te prenotoni nje nga hotelet e shumta buze Las Rambla-s

Per muzedashesit:

Museu Picasso – Muzeu Pikaso eshte muzeu me i populluar ne qytet pozicionuar ne lagjen Borne. Muzeu permban nje nga koleksionet me te pasura te puneve te Pablo Pikasos, ku perfshihen vizatime, piktura dhe skulptura nga kohe te ndryshme te jetes se tij.

Museu Nacional d’Art de Catalunya – Muzeu Kombetar i Artit Katalanas. Muzeu ofron nje tablo magjepsese te ariti viziv katalans, duke perfshire priudha te ndryshe te artit romanesk, gotik, barok dhe te Rilindjes evropiane. Pervec ketyre muzeu permbeedh dhe pjeseza te artit te shek. 19te e 20te.

La Pedrera – Nje nga krijimet e Antoni Gaudķ-t, atraksioni i dyte me i vizituar ne Barcelone. Ndertesa ka thyer rregullat e zakonshem te arkitektures, me mure te shtrembeta ku zor se mund te vendosesh ndonje moblije. Tan ii gjithe pallati sherben si nje muze i Gaudit ne te cilen paraqiten jo vetem punime te Gaudit por edhe piktura te artit modern.

The Museu Marķtim – Muzeu detar i Barcelones sherben per te kujtuar kohet e arta e te rendesishme te portit Vell (porti i vjeter i Barcelones). Ai hedh nje veshtrim tejet interesant qe nga fillimi i viteve 1400 e deri ne mes te 1900. Histori dhe ekspoze te anijeve mesjetare ne permasa reale e kthejne kete muze nder me te vizituarit.

Muzeu i Salvador Dali ne Figeres- Vetem 2 ore me tren larg Barcelones, mund te vizitoni qytetin ku u rrit dhe zhvilloi artin e tij, babi i surealizmit, Salvador Dali. Nje qyteze e cila vizitohet me se shumti per muzeun e Dalise i cili paraqet nje koleksion relaitivisht te pasur te pikturave, gravurare dhe skulpturave te tij te para. Ne muze ndodhet gjithashtu dhe varri i S. Dalise. Edhe vete ndertesa eshte nje veper arti e kuruar dhe kompletuar nga vete dora e piktorit.

Jeta e Nates

Baret te njohura e me pak te njohura ne Barcelone:

Boadas Coctelerķa – bari me i famshem ne barcelone per Koktejle. I hapur qe ne 1933, bari vazhdon te ruaje pamjen e tij autentike dhe te imponon nje klas te vecante katalanez. Nje Mojito ne kete bar kushton 12 euro. Adresa: La Rambla, Carrer dels Tallers, 1.

Per te rinje keshillojme barin L’Ovella Negra (Delja e Zeze). Eshte nje prej bareve me te lira dhe per kete gjithmone plot me te rinje. E gjeni ne la Rambla, rruga Calle de Sitges 5.

Per ne mbermje keshillojme El Bosque de las Hadas. Ky bar eshte ngjitur me Wax Museum (Muzeun e Dyllit), ne fund te piedonales La Ramblas, prane statujes se Kolombit. Bari perngjan me nje qytet perrallash dhe nuk eshte shume i njohur nga turistet. Baret dhe restorantet me te frekuentuar jane pozicionuar ne lagjen Gracia (Shekulli)



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/6/2019, 10:52