BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Gjykata e Tiranės njeh vendimin e dhėnė nga Kolegji Zgjedhor, ku shpalli Bashėn fitues.
Lulzim Basha ėshtė ligjėrisht kreu i ri i Bashksiė sė Tiranės.
Gjykata e Tiranes pas kėrkesės sė paraqitur nga ana e Avokates sė
zotit Basha zonjės Erinda Ballanca, vendosi sot nė favor tė tij, duke i
njohur mandatin pėr drejtimin e Bashkisė sė Tiranės.
Vendimi u dha nga gjykatėsja, Elbana Lluri.

Nėpėrmjet kėtij vendimi, Gjykata e Tiranės ka njohur vendimin e dhėnė
me 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues kandidati
demokrat, Lulzim Basha me 93 vota me shume, kundrejt kandidatit tjetėr,
Edi Rama.

Sipas procedurės qė parashikon ligji pėr pushtetin lokal, kreu i
bashkisė mė tė madhe nė vend, pajiset me njė vėrtetim tė tillė, qė
tregon se procesi i ankimimit nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit
ka pėrfunduar dhe ai mund tė nisė detyrėn, me konstituimin edhe tė
Kėshillit Bashkiak.

Avokatėt e Bashės, qė kanė depozituar dy ditė mė parė kėrkesėn nė
gjykatė, i janė referuar Ligjit “pėr organizimin dhe funksionimin e
pushtetit vendor”, nė tė cilin saktėsohet, se mandati i kryetarit tė
Bashkisė apo komunės vėrtetohet nga Gjykata.

“Mandati i kryetarit tė komunės ose bashkisė vėrtetohet nga Gjykata,
nė juridiksionin e sė cilės pėrfshihet komuna ose bashkia pėrkatėse,
brenda 20 ditėve nga data e shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjes sė
tij”, thuhet nė pikėn e parė tė nenit 40 tė kėtij ligji.

Sė bashku me padinė, pėrfaqėsuesit e Bashės kanė dorėzuar nė Gjykatė
edhe vendimin e fundit tė Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-sė qė shpall
kandidatin demokrat fitues me 93 vota mė shumė si dhe tabelat pėr
secilėn KZAZ tė Tiranės me rezultatin pėrfundimtar pėr tė gjitha qendrat
e votimit.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto