Ankaraja, fytyra urbane e Turqise se re

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Ankaraja, fytyra urbane e Turqise se re

Mesazh nga Albatros prej 14/7/2011, 15:27

Ankaraja, fytyra urbane e Turqise se re 00z11

Ky qytet i pastėr, qė bashkė me rrethinat po i afrohet tė 4.5 milionė banorėve, ėshtė simboli i vėrtetė i Turqisė. I qetė, i miradministruar dhe me njė jetė qė zhvillohet pandėrprerė 24 orė, ka treguar interesat me shumė ambicie tė turqve tė rinj drejt shekullit tė XXI. Njė strukturė e tėrė institucionesh mėton tė mbajė dhe tė tregojė fuqinė e shtetit, qė sėrish si dikur nė Mesjetė, po ‘e tremb’ nė themel Evropėn.

“Si i pasqyroni lajmet qė vinė nga Kurdistani?” Pyetja pluskon nė ajėr dhe zbret ngadalė drejt njeriut qė pyetet. Shefi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shtypit dhe Informacionit nė zyrėn e kryeministrit Murat Karakaya, qė po na flet pėr median, mė sheh ngultas. “S’ka Kurdistan”, mė gjegjet. E kam dėgjuar 15 minuta nė njė paraqitje tė medias nė vendin e tij dhe sesi struktura qė ai drejton ėshtė pėrgjegjėse pėr gjithēka nė vend qė ka lidhje me pasqyrimin mediatik, pėr numrin e gazetarėve dhe dėshminė e tyre. S’ka pėrgjigje pėr kėtė. “Ka, - i them - gjeografikisht ėshtė njė hapėsirė territoriale qė ndahet mes Turqisė, Iranit, Irakut dhe Sirisė”. “Nuk ka”, mė thotė sėrish. Kryqėzojmė shikimet.

Turqit ėshtė fare e lehtė t’i kuptosh nėse je shqiptar. Ngaqė asnjėherė s’flasin qartė. Pėr njė perėndimor duhet tė jetė tmerrėsisht e vėshtirė, pėr ne e kuptueshme. Hesht. Kėtė e mendoj sėrish kur takimet i lėnė vendin njėra-tjetrės dhe pala turke na tregon pėr median dhe institucionet e saj. Gjėrat thuhen nė formė shumė baroke dhe asnjėherė direkt, por ani me pathos. “Kush vallė nuk e di kėtė miqėsi”, mė mbėrrin sakaq nė kokė njė epigram qė e kam parė kohėt e fundit nė Tiranė dhe qė nėnvetėdija ma pėrcjell direkt nė ndihmė. Qesh.

Nėpėr Ankara

Pa ndihmėn e turqve nuk mund ta pėrshkojmė si duhet Ankaranė. Mikpritėsit tanė janė TIKA (Agjencia Ndėrkombėtare pėr Bashkėpunimin dhe Zhvillimin) dhe njė pėrfaqėsues i tyre, qė na shoqėron pėr ēdo ditė, ėshtė pėrgjegjės pėr nevojat tona. Jemi njė grup gazetarėsh nga Shqipėria, qė me tė ndajmė ēdo gjė. Dy pėrfaqėsues tė Kryeministrisė nuk na ndahen po ashtu. Omeri, shoqėruesi ynė (nėse nuk gaboj), mundohet tė shpjegojė me njė anglishte tė keqe pėr qytetin dhe strukturat drejtuese, mė pak pėr historinė. Ėshtė i sjellshėm dhe simpatik. Kur vetėm pak nga ne pyesin pak mbrapsht, njė re e zezė i zbret nė fytyrė dhe kjo do tė thotė: mjaft. Nė fakt, turqve, personalisht u jam mirėnjohės pėr kėtė ndihmė, pėr tė njohur kulturėn dhe strukturat e tyre drejtuese. Janė tė dashur dhe nė shumė gjėra, po tė mos ishte gjuha dhe mjedisi, do tė dukej se bėje njė vizitė shqiptare. Kur lirohemi nga takimet, Omeri qetėsohet. Na buzėqesh dhe na thotė: Ku do ikim? Kėmbėngul pėr Muzeun e Hititėve, qė nė fakt ėshtė Muzeu i Civilizimit Anatolian dhe qė e kam si kėshillė prej Dr. Zeqos pėr ta vizituar. Aprovohet. Vetėm se turqit duan qė vizita e parė tė jetė nė Mauzoleun e Kemal Ataturkut, themeluesit tė Republikės sė Re. Kanė tė drejtė. Madhėshti. Diēka si Napoleoni tek Invalidėt. Nėse do tė dish se ēfarė ėshtė Ataturku e kupton nga ky konstruksion, ku aroma e kolonatave antike ndėrthuret me modernen. Vendasit i kanė hapur vend nė tunelet e tij dhe njė muzeu, ku pėrshkruhet njėra prej betejave mė tė mėdha tė historisė sė tyre nė Ēanakala, ku Ataturku ka qenė protagonist dhe ku ka filluar pavarėsia e re turke.

Muzeu ruan njė statujė dylli tė kėtij personazhi karizmatik, fotografi dhe shumė objekte personale tė tij, tė kuruara mirė. Jashtė, turistėt dhe vendasit, presin me ethe ceremonialin turk tė ndėrrimit tė rojeve, njė demonstrim turistik i fuqisė pėr tė treguar tė gjithė sublimitetin e vendit. Nga serioziteti shmangen turistėt japonezė qė kanė gjetur mėnyrėn pėr tė ardhur dhe qė rrinė si tė shushatur para rojeve turke tė nderit. Fotografohen. Pak orė mė vonė, pas njė kėrkese miqėsore, mikpritėsit do tė na pėrcjellin nė Muzeun e Civilizimit Anatolian pak para se tė shkosh nė Kalanė e qytetit. Muzeu qė ka eksponate qė nga mijėvjeēari i tretė para Krishtit ėshtė njė nga krenaritė e vendasve. Me tė drejtė. I ankoruar nė jug tė Kalasė sė Ankarasė nė hapėsirėn e Atpazarı, kėtu ėshtė zona mė e virgjėr e Ankarasė ose qyteti si ka qenė qė para 50 ose mė shumė viteve.

Njerėz tė varfėr, tė drobitur, makina tė stėrvjetra dhe gra tė mbuluara qė rrotullohen kudo pėr tė shitur suvenirė tė lirė. Ka qenė dikur pazar dhe thjesht pėr shkak tė dėshirės sė Ataturkut pėr tė krijuar muzeun e Hititėve, ndėrtesat kryesore u pėrshtatėn pėr kėtė kulturė tė rrallė. Pėr shkak tė lartėsisė, kėtu ėshtė njė nga hapėsirat mė interesante ku mund tė shquash qytetin, kurse muret e mbetura tė kalasė tė kujtojnė trashėgimitė e pafundme Hitite, Fragjiane, helenistike, romake, bizantine, otomane apo ato tė Selxhukėve tė tmerrshėm.

Kėta tė fundit, qė thuhet se i lanė dhe emrin qytetit, bėnė restaurimet e mėtejshme dhe shtesat e kalasė, qė sot jo vetėm mbetet pjesa mė e vjetėr e Ankarasė, por edhe ruan varfėrinė mė tė madhe. Nė njė farė mėnyre ėshtė atraksion pėr turistėt, sepse ka shembuj tė rrallė tė arkitekturės tradicionale. Madje, shumė shtėpi tė kujtojnė hapėsira tė njėjta nė Shqipėri, por me njė varfėri tė skajshme. Si pėr tė na e kujtuar mė tej Shqipėrinė, nė mesditė vjen njė makinė qė ndan ndihma. Ėshtė e gjallė Shqipėria e vitit 1991. Njerėz qė shtyhen dhe bėrtasin, thasė tė ngarkuar nė krahė dhe ikje. Ikje. Nga rrokupuja e ngjarjeve, qė rrotullohen pa rend nga nėnvetėdija, mė shkėput njė moment: para meje nė njė nga rrugicat e ngushta tė kalasė ndalet njė makinė dhe njė shofer i sulet njė fėmije pėr ta rrahur. Ashpėrsia e turqve ėshtė proverbiale.

Mundohem t’i ndaj. Ėshtė e vėshtirė dhe kur nė fund ia arrij dhe dua tė bėj njė fotografi drejt njė turme, babai i djalit mė vėrsulet. Stepet nga mos lėvizja ime. “Arnaut damar”, mė thotė dikush, qė do tė pėrkthehet: Kokėgdhe. S’falėnderon askush. Nė fakt, tė 3,5 milion shqiptarėt qė sot rrojnė nė Turqi s’u duhet falėnderimi i turqve sepse janė shkrirė po aq mirė si ata dhe madje janė shpesh protagonistė. Njė djal nga Maqedonia qė na pėrkthen mė thotė shumė gjėra pėr ta, gati tė pabesueshme.

Qyteti

E lemė kėtė pjesė dhe kur kthehemi nė qytet, pak metra mė tutje, Ankaraja ėshtė tejet perėndimore. E pastėr dhe e sistemuar. Pas kėsaj zone, ku ti shikon ende Turqinė e shamikuqes, qyteti ka ndryshuar shumė dhe sot ėshtė vendbanimi pėr rreth 4.4 milionė banorė. Kam njė almanak historie dhe e shfletoj teksa shoferi i edukuar mundohet tė bėjė udhė nė trafik. Dikur qyteti identifikohej me qendrėn kulturore tė Hititėve Ankuėaš, megjithatė kjo mbetet pėr debat. Nė antikitetin klasik dhe gjatė periudhės mesjetare, qyteti u njoh si Ankyra nga grekėt. Por njė ide ėshtė se emri ka zbritur prej pushtuesve selxhukė. Sot qyteti ėshtė njė vend industrial e komercial dhe ėshtė qendra e qeverisė dhe presidentit turk. Kėtė tė fundit, nė njė gazetė ditore, e shikoj teksa ecėn i vetėm nė njė zonė krejt tė harruar tė Turqisė dhe bėn fotografi nė njė vend gati tė izoluar. Nė Ankara, rezidenca e tij ėshtė e mbyllur pas njė rrethimi tė dyfishtė, ku ushtarė me gishtin nė kėmbėz rrinė gati nė ēdo moment. Qyteti ka shumė gjelbėrim dhe pastėrti, qė kur e krahasoj me Stambollin mbetet mbresėlėnės. Turqit e sotėm kanė treguar se e kanė shpėrfillur hapur natyrėn: Me gjithė karakteristikat jo tė mira natyrore ngaqė Ankaraja ėshtė njė nga pjesėt mė tė thata tė vendit, pėrveē njė hapėsirė pylli nė jug, qyteti ka arritur tė ketė sot gjelbėrim 72m2 pėr kokė.

Intermexo

Nė pak ditėt e qėndrimit kėto udhėtime shpesh do tė ndėrrohen me vizitat nė institucionet kryesore tė medias turke: Anatoli Ajansu (si ATSH-ja jonė); TRT, Radio Televizionin Turk, ku hasim dhe njė zyrė tė vogėl ku ėshtė seksionin i radios shqip; CIHAN, njė agjenci private; dhe kompleksi mediatik Sabah, qė ėshtė brenda vetes njė grup mediatik i arrirė dhe mbrėsėlėnės me tė gjitha elementėt. Marrėdhėniet me ekzekutivin, duket se qeveria turke e kontrollon plotėsisht median vendase, marrėdhėnia me punėdhėnėsit dhe mėnyrėn sesi e mbulon- janė temat qė flasim. Kolegėt turk janė shumė tė hapur, kuptohet pėrveē dogmės sė drejtuesve qė u ngjajnė pak zyrtarėve tanė tė shkuar. Kanė njė respekt pėr shqiptarėt, gjė qė tė bėn tė ndjehesh mirė dhe pėrmes tyre shikon vėrtet sesi duhet tė jetė shteti. Nė shumė momente s’jam me ta, por respektoj thellėsisht ndjesinė e shtetit tek ata. TIKA duhet vlerėsuar pėr ndihmėn qė jep kudo nė vendet, tė themi qė kanė pasur njė lidhje me ish perandorinė otomane, por edhe nė vendet mike tė Turqisė, si edhe interesit sesa me dashuri e bėjnė promovimin e vendit tė tyre. Edhe kėtė e admiroj. Tė duash vendin me ēdo kusht ėshtė mė shumė se virtyt, ėshtė thellėsi, qė ka humbur nė Shqipėri. Burrat qė na shoqėrojnė pėrpiqen qė tė venė rend nė kushtet tona. Shpesh njohuritė nuk pėrkojnė. Njė moment i kujtoj dikujt qė pėrsėrit vėllazėrinė tonė se kemi qenė bashkė nė 100 vjet, por jo gjithė jetėn dhe se ata na kanė shtypur ashpėrsisht. Bėhet pak heshtje. Njėrit prej shefave tė TIKA-s, Mehmet Yilmaz, i them se ndoshta tė dy vendet me fonde tė pėrbashkėta u duhet tė punojnė pėr tekstet e tyre.

“I sėmuri i Bosforit”

Nė tekstet tona dikur thuhej se Turqia ėshtė si “I sėmuri i Bosforit”, por vendi qė ende e kontrollon Bosforin, ėshtė bėrė sot lojtari kryesor nė hapėsirat qė ndajnė Perėndimin me Lindjen. Qė kur Ataturku krijoi Turqinė moderne nė 1923, vendi ėshtė pėrplasur nga forca kundėrshtare qė kanė punuar brenda kulturės kombėtare dhe ndėrgjegjes. Duke marrė parasysh myslimanizmin nė rrėnjė tė tyre, qeveria e idealizuar nga Ataturku dhe e mbrojtur pėr shumė vjet nga ushtria kishte njė imazh perėndimor, demokraci shekullare me njė ndarje tė qartė tė shtetit me religjionin. Kur ushtria ndjente se diēka s’ishte mirė, tė hiqte kokėn. Kėshtu ndodhi jo shumė larg, por nė 1997, kur qeveria e Nexhmedin Erbakan u detyrua tė japė dorėheqjen, sepse gjeneralėt menduan se vendi po kalonte drejt njė autokracie islamike si Irani fqinj. Ajo qė ka rrjedhė pas kėsaj ngjarje ėshtė mbresėlėnėse, megjithatė myslimanizmi ėshtė shtuar frikshėm. Paēka se ky vend ka marrėdhėnie tė pėrparuar me BE-nė, me Amerikėn dhe njėsoj edhe me vendet e Lindjes sė Mesme, qė e shikojnė si shembull dhe Rusisė. Gjeografikisht, dėgjoj nga njė analist amerikan -se Turqia ėshtė aty ku teoritė e liberal demokratėve perėndimorė pėrballen me autokracitė e vendeve islamike. Ndaj, ajo vetė, duke i pasur tė dy elementėt, ėshtė unike pėr t’i parė vėshtirėsitė nė tė dy perspektivat. Jo mė kot nė kohė krizash nė rajon ka luajtur rolin e saj dhe ka ndodhur po ashtu qė nė kohė po krizash, bursa turke ka qenė lart dhe ka kontribuar… Njė shembull ėshtė me Libinė: Ishte pėr ndėrhyrje tė NATO-s, ndėrkohė qė mbante lidhje me vetė regjimin; njėsoj me Sirinė qė e paralajmėruan direkt, por edhe bisedojnė. Me pak fjalė, nė kėtė rajon, nėse ke nevojė pėr njė negociator, ai ėshtė gati dhe quhet Ankara...

Si Shqipėria, Parlamenti hapet nė kaos

Anipse situata e brendshme s’ėshtė aq dashamire. Kryeministri me mandatin e tretė rresht ose mė tė shumtin nė historinė e Turqisė moderne, z. Erdogan, jo vetėm ka fituar, por e ka shpallur hapur sfidėn e tij. Atij s’i bėn pėrshtypje qė opozita, partia PPR, bashkė me kandidatėt e pavarur e kanė bojkotuar nė protestė mbi anėtarėt e parlamentit qė janė nė burg. Turqia ėshtė e njėsojtė si Shqipėria pėr probleme. Edhe pse shkėlqesia e tij Rexhep Erdogan ka premtuar tė punojė me opozitėn pėr njė kushtetutė tė re, duket se pika e takimit ėshtė larg. Mos harroni: nė Turqi gjithēka shkon si do kryeministri. Edhe ushtria pas arrestimeve tė kohėve mė parė, s’ėshtė mė e frikshme pėr tė. Me pak fjalė, fryma perėndimore e Ataturkut ka filluar tė zbehet. Duke u kthyer te parlamenti me 550 veta, rreth 130 vende janė tė partisė kryesore opozitare, ndėrsa tė pavarurit kanė 36 vende. “Ne nuk betohemi nėse nuk gjendet mėnyra qė tė votohen tė gjithė deputetėt tanė”, thotė ditėt qė jemi ne lideri i opozitės, Kemal Kilicdaroglu. Njė gazetar mė shpjegon tė gjithė kėtė ngatėrresė me njė anglishte tė keqe, qė e sqaroj mė vonė nga gazetat. “Nuk mund tė gjenin kandidatė tė tjerė ata?”, ua priti Erdogan. “Ata emėruan kėta njerėz se e dinin qė do tė kishte probleme tė tilla”. Gazetari Mustafa Balbay dhe akademiku Mehmet Haberal janė zgjedhur nga PPR dhe janė burgosur dy vjet mė parė me akuzėn pėr tentativė komploti ndaj qeverisjes sė Erdogan. Epilogu dihet: Ata janė nė burg. Por lufta qė ėshtė nė parlament nuk e prek pulsin e Ankarasė dhe gjithė Turqisė, qė punon me tė gjithė motorėt e ndezur tek ekonomia. Turqit janė punėtorė, tregtarė tė lindur dhe fuqinė e tyre e kanė treguar sot me ekspansionin e pamat ekonomik.

Ekonomi, sfida

“Deri mė 2025 Turqia do tė jetė njė nga 15 polet botėrore dhe do tė pretendojė njė rol influence mbi vendet e tjera”, ka thėnė ditėt e fundit Banka Botėrore. Turqia, sipas njė zyrtari tė saj, do tė bėhet njė nga lojtarėt globalė me fuqinė e saj pėr tė influencuar ndėr vendet e tjera brenda 25 viteve tė ardhshėm. Deklarata ėshtė bėrė pak ditė mė parė nė pragun e daljes sė raportit “Global Development Perspective 2011”, ku flitet se Turqia do tė jetė njė nga 20 vendet mė tė pasura dhe relativisht do tė balancojė zhvillimin e kėrkesave tė huaja dhe atij vendas. Kėtė e dėshmojnė dhe burime tė tjera: Tė dhėnat e lėshuara nga EUROSTAT (zyra statistikore e BE-sė) ka gjetur se nė 27 vende qė ajo mbulon, GDP per capita e Turqisė ka shkuar 48% nė mesataren e BE-sė mė shumė se 44% qė ishte mė 2008, duke lėnė pas Bullgarinė dhe Rumaninė. Ekonomia turke, sipas saj, ėshtė rritur me 8.9% mė 2010 mė shumė se mesatarja e BE-sė. Me pak fjalė, nėse do tė pranohej sot, ajo do e kishte GDP per capita mė tė madhe se Bullgaria, Rumania, Letonia, Polonia dhe Lituania. Ndaj ekonomia s’mund tė jetė mė njė shfajėsim pėr mos hyrjen e saj nė BE, qė kuptohet se pengohen seriozisht nga Franca dhe Gjermania.

Kjo e ka bėrė Turqinė qė skepticizmin ndaj saj ta shikojė tė lidhur me myslimanizmin. Pėr hir tė sė vėrtetės, kundėrshtarėt ankohen seriozisht pėr 73 milionė banorėt e saj, qė do jenė 80 milionė nė 2015, pasi standardi i pjesės mė tė madhe tė tyre ėshtė tejet i ulėt. Kjo ka njė tė vėrtetė, sepse ditėt e korrikut qeveria mendoi qė rroga mesatare mė e ulėt tė ngrihet nė 5.1%, qė do tė thotė se: rroga mė e ulėt pėr punėtorėt mbi 16 vjeē do tė jetė 658.95 TL (rreth 320 euro) me njė rritje prej 28.99 TL. Po tė vazhdohet me termat ekonomikė, Turqia ėshtė nė 16 vendet me ekonominė me rritje mė tė lartė tė GDP nė vitin 2010 me 735.8 miliardė USD dhe vendi mendohet se do jetė njė nga 10 ekonomitė e para mė 2023. Ndėrkohė qė thuhet se Turqia do shpenzojė mė shumė nga gjithė vendet e tjera nė Evropė pėrsa i pėrket planeve tė Kėrkimet dhe Zhvillimit. KE ka nxjerrė raportin e saj dhe, sipas saj, Turqia i ka ngritur shpenzimet e R&D (Research& Development) me mė shumė se 10% krahasuar nga 2000-2009. Ėshtė mes katėr vendeve evropiane qė shpenzojnė mė shumė. Nga ana tjetėr, Tregu i Sigurimeve, megjithėse 70% dominohet nga tė huajt, mendohet sipas autoriteteve vendase “se do ketė mė shumė investime nė sektorin e sigurimeve turke”. Por, Turqia nuk po qėndron indiferente dhe ndaj burimeve energjetike. Me Rusinė po vazhdojnė negociatat pėr rregullimet e ēmimit tė gazit dhe vendimit nė lidhje pėr tė ardhmen e kontratės sė gazsjellėsit nė perėndim. E ashtu si nė perėndim, vendi nuk harron t’i ketė sytė nga Lindja. Kur e gjithė bota vazhdon tė shmangė Irakun, Erdogan ishte atje nė krye tė 200 biznesmenėve dhe mallrat turke e kanė pushtuar tregun nė Bagdad. Ashtu si Ahmadinaxhed mund tė jetė i izoluar nga Perėndimi, por ata kanė njė tregti prej plot 10 miliardė USD me Iranin. Nė kėtė rast, TIKA me ndihmėn e saj direkt dhe me dhjetėra qindra projektet kudo rajonit (mė sė shumti me atė qė flitet se ka qenė i lidhur me perandorinė) ėshtė mbresėlėnės. Mė kujtohet se nė fjalimin e Davotoglu ai thotė se kur i kėrkuan diku nė Afganistan pėr t’u ndėrtuar njė shkollė, ai thirri direkt shefin e TIKA-s dhe i thotė mbaj shėnim. Pas pak gjėja bėhet. Kujtoj se Omeri ka qenė kohėt e fundit nė Afganistan... ”Bukur, mė thotė, shumė mirė”. “Kush”-e pyes. “Atje”.

Ēdokush duhet tė shohė fuqinė e Turqisė

Ndėrkaq Perėndimi i frikėsohet mirė e bukur dhe me tė drejtė, sidomos teorisė sė tyre tė neotomanizmit, qė pak a shumė e shikon zhvillimin e tė gjithė rajonit, qė dikur ishte pjesė e perandorisė si vend zhvillimi dhe gjenerimi tė njė marrėdhėnie tė ngushtė tregtare, ekonomike dhe pse jo dhe politike. Dhe, vėrtet, nė kėto kohė zgjimi dhe revolucioni duhet tė shikosh Turqinė. Nė Egjipt, parullat qė hidheshin nga protestuesit e donin vendin tė ishte si Turqia. Ėshtė bėrė njė vend kaq ambicioz, saqė nė njė Lindje tė Mesme kaq turbulente, besohet se ajo ka rolin e vėrtetė demokratik. Ajo ėshtė zėri mė modern i gjithė zonės. Jo mė kot, kur i kėrkohet nevoja, ajo afrohet menjėherė si mediatore. Zėvendėskryeministri Cemil Ēiēek, qė tani pritet tė jetė speaker i parlamentit, do thoshte pak kohė mė parė: “Ēdokush e sheh fuqinė e Turqisė”.

Ajo ka mbėshtetur NATO-n, por s’ėshtė futur nė Libi dhe duket se pret tė afrohet koha e negocimit, ku ajo tė jetė pjesė reale. Ndaj, zyrtarėt e Ankarasė shfaqen shpesh krenarė para nesh, qė duhet tu dukemi si pjesėtarė tė njė shteti liliput. Turqia s’ti kursen shumė dhėmbėt. Ata iu kundėrvunė ministrit frėng tė brendshėm Claude Gueant kur tha se presidenti frėng po drejton njė “kryqėzatė” kundėr barbarizmit tė Gadafit. Kėtė turqit s’e pranojnė t’u kujtosh tė kaluarėn si pushtues, qė pėr ta mbetet njė kohė e madhėrishme gjithsesi. Ca mė shumė z. Sarkozy, qė pėr ta ėshtė simboli i mospranimit tė tyre nė BE. Megjithatė, politika, politikė: Turqia ka ēuar 5-6 anije pėr tė kontrolluar embargon dhe nė aeroportin e Bengazit ndihmon me ndihmėn humanitare. Qė nga 2005, Turqia po bėn bisedime tė stėrgjata me BE-nė, por kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozi thonė thjesht se pėr ta mjafton njė “partnership i privilegjuar” sesa anėtarėsi. Kjo e ka bėrė Turqinė qė tė shtrojė pyetjen: Ėshtė Evropa njė klub kristian apo ėshtė adresa e njė komuniteti civilizimi?

Pamja aktuale ėshtė se Evropa ėshtė njė klub kristian dhe ne shqiptarėt e dimė mirė e bukur kėtė, pėrpos servilizmit tė qeverisė sonė. Kėtė e vlerėsoj pa masė te turqit. Dinjitetin. Nė shpirtin e tyre ka ende bėrthamė perandorie. Ndaj, Erdogan nė Duseldorf tha para pak kohėsh: “Fėmijėt tanė vėrtet duhet tė mėsojnė gjermanisht, por mė parė duhet tė mėsojnė turqisht”. Kėtu mbyllet edhe rrėfimi ynė pėr Turqinė e madhe tė njerėzve tė palodhur, qė e ringritėn vendin e tyre. Me Omerin ndahem ditė mė parė.
...

Nė Tiranė rrėmuja pėr tė marrė valixhet mė kujton pak Turqinė e Stambollit. Pak minuta mė pas, teksa kthehem, njė billboard me flamujt turk-shqiptar shėnon “Vallė kush nuk e di kėtė miqėsi”. Po vallė, kush nuk e di?! Verė 2011.


    Ora ėshtė 24/6/2019, 11:45