Nendetesja shqiptaro-ruse dhe anija e Ajzenhauerit

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Nendetesja shqiptaro-ruse dhe anija e Ajzenhauerit

Mesazh nga Albatros prej 14/7/2011, 15:20

Petrit Myftiu, zv.komandant i njėrės prej nėndetėsve tė Pashalimanit rrėfen historinė e ushtarakut tė njohur rus Kozllov i cili qėndroi nė Shqipėri dhe takimin e nėndetėses shqiptare nė kanalin e Tunizisė, me anijen e presidentit amerikan, Ajzenhauer, qė kthehej nga njė udhėtim nė Greqi.

Siē dihet, nė muajin gusht tė vitit 1958, nė bazė tė njė Marrėveshjeje midis Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik, nė atė kohė pjestarė tė Traktatit tė Varshavės, erdhėn nga porti Kaleningrad (Keninsberg), i detit Balltik, pėr nė Pashaliman tė Gjiut tė Vlorės, katėr nėndetse tė projektit C-613, sė bashku me ekuipazhet nėnujėse sovjetike. Qėllimi i ardhjes sė tyre nė kėte bazė shumė tė re ushtarako-detare, mė jugorja e vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e sipėrpėrmendur, veē qėllimeve gjeo-strategjike dhe ushtarake tė ish Bashkimit Sovjetik, ishte edhe pėrgatitja taktiko-profesionale e nėnujėsave tė parė shqiptarė, tė cilėt, pasi tė aftėsoheshin pėr tė drejtuar postet e vėshtira luftarake tė nėndetseve, do tė bėheshin zotėr pėr drejtimin luftarak tė nėndetseve.

Kėshtu, pėr herė tė parė nė historinė e detarisė ushtarako-detare shqiptare, lindi njėsia e nėnujėsave shqiptarė, e cila pėr shumė vite lundroi mbi ujė dhe nėn ujė, nė Adriatik dhe nė Mesdhe, duke e mbajtur lart e tė papėrlyer flamurin Ushtarako-Detar tė Flotės sonė tė lavdishme.

Mė 3 shkurt tė kėtij viti, nė Sankt-Peterburg tė Rusisė, nė moshėn 84 vjeēare, pushoi sė rrahuri zemra e njėrit prej komandantėve mė me emėr tė nėndetseve, Kozllov Valentin Stepanoviē, i cili, nė ato vite, ishte komandant i njėrės prej nėndetseve, C-360, e ardhur nga ish Bashkimi Sovjetik.

Nė atė kohė, Kozllovit 31 vjeēar, me gradėn e kapitenit tė rangut tė 3-tė, i ishte vėnė pėr detyrė tė pėrgatiste ekuipazhin shqiptar tė nėnujėsave, me komandantin e ekuipazhit shqiptar tė nėndetses, kapiten-leitnant Shyqyri Ēukaj. Ndėrsa unė, Petrit Myftiu, i posa diplomuar me arsimin e lartė ushtarako-detar nė Baku tė Azerbajxhanit, nė detyrėn e zėvendės komandantit tė nėndetses, duhej tė aftėsohesha, njėsoj si edhe Shyqyriu, pėr drejtimin me zotėsi tė nėndetses. Kėshtuqė fati e solli qė unė tė njihesha nga afėr me Kozllovin V.S. Nė detyrėn e zėvendėsit tė komandantit tė nėndetses, ndejta vetėm 6-7 muaj, sepse, nė prill tė vitit 1959, kalova si komandant i ekuipazhit nėnujės tė nėndetses shqiptare, qė komandohej nga Komarov Igor Borisoviē, me tė cilin punuam sė bashku pė 2 vjet pėr pėrgatitjen e ekuipazhit shqiptar tė nėnujėsave.

Mė kujtohet shumė mirė Kozllovi i atyre viteve tė bashkėpunimit shqiptaro-sovjetik. Ai ishte fizikisht i pashėm, me trup tė gjatė, muskuloz e me njė fytyrė tipike ruse. Nė natyrė ishte pak i ngrysur, ēka e bėnte atė pak “mendjemadh” para shokėve dhe kolegėve tė tij sovjetikė. Por, kur njiheshe nga afėr me ‘tė, tek Valentin Stepanoviē, pėrveē seriozitetit tė theksuar nė zbatimin e disiplinės ushtarake dhe teknike, shikoje edhe njeriun e bisedave tė pėrzemėrta, tė mpleksura me humorin e hollė njerėzor. Nė kėto ēaste nė fytyrėn e tij dalloshin lehtė tiparet njerėzore tė njeriut tė mirė dhe tė zgjuar.

Kozllov V.S. ishte lindur nė vitin 1927, nė fshatin Stepanovo tė Rjazanshnjes. Nė vitet 1944-1948 pėrfundoi me sukses studimet nė Shkollėn e Lartė Ushtarako-Detare, nė Baku tė Azerbaxhanit. Pasi shėrbeu pėr pak kohė si navigator nė anijet ēminuese, kalon pėr nė Flotėn e detit Balltik si oficer navigator nė njė nėndetse qė po ndėrtohej e, pasi pėrfundoi me sukses kurse tė shumta kualifikimi pėr nėnujės, nė gushtin e vitit 1958 ai mori mbi vete, nė funksionin e komandantit, detyrėn e kalimit tė nėndetses C- 360 nga baza e Keninsbergut pėr nė Pashaliman tė Vlorės, sė bashku me tė tre komandantėt e tjerė tė nėndetseve: Zemljankin, Emiljanov dhe Komarov, me nė krye komandantitn e Brigadės sė nėndetseve, kapitenin e rangut tė parė, Jegorov S.G. Bashkė edhe me anijen “Baza Lundruese” (me emrin “Katelnikov” e, mė vonė, “Tomorri”) do tė krijohej Brigada e nėndetseve, nė tė cilėn nė ēdo anije do tė ishin dy ekuipazhe, njėri sovjetik, nė rrolin e instruktorėve e tjetri shqiptar, qė do tė mėsohej nga i pari pėr tė pėrvetėsuar sa mė mirė e sa mė shpejt teknikėn shumė tė komplikuar tė nėndetseve.

Pėr dijeni tė lexuesėve unė jam autor edhe i librit “Nė bazėn detare tė Pashalimanit”, kushtuar kujtimeve tė mia pėr 17 vitet e shėrbimit tim nė Pashaliman tė Vlorės.Shkas pėr hedhjen e kėtyre kujtimeve nė librin e sipėrpėrmendur u bė leximi i njė shkrimi nė gazetėn ruse, “Krasnaja Zvezda”, e vitit 1995, i kundėradmiralit nė pension, Kozllov V.S.,nė ato vite komandant i nėndetses C-360.

“Doraci” (e tillė qe nofka qė i vuri efektivi shqiptar nėnujės Kozllovit, kėtij komandanti ndėr mė tė zotėt e nėnujėsave rusė), nė shkrimin e tij, tė botuar nė gazetėn e lartpėrmendur, jep kujtimet e veta pėr lundrimin fantastik tė nėndetses C-360, nė dhjetorin e vitit 1959, nga Pashalimani nė Gjibraltar dhe anasjelltas, plot njė muaj ose, siē thuhet me gjuhėn e nėnujėsave, nė “autonomi” tė plotė.

Lundrimi i kėsaj nėndetseje nė Mesdhe, nga Pashalimani nė Gjibraltar dhe anasjelltas, sipas Kozllovit V.S., pati disa veēori:

-Itinerari i lundrimit tė nėndetses kalonte pėrgjatė korridoreve tė lundrimit tepėr intensive tė anijeve tė shumta tregtare dhe nė afėrsi tė bazave tė shumta dhe poligoneve luftarake tė anijeve dhe aviacionit tė NATO-s;

-Rajoni i lundrimit tė nėndetses pėrfshihej nė zonėn e aktivitetit tė pėrditshėm tė grupimeve goditėse atomike tė NATO-s, tė cilėt, me armė atomike, vazhdimisht ndodheshin nė Detin Mesdhe;

-Ishte vėnė pėr detyrė nga komanda e lartė sovjetike tė eksperimentoheshin mundėsitė taktiko-teknike tė nėndetseve tė projektit “C-613”, tė cilat, nė vitet gjashtėdhjetė, vazhdonin tė ishin nėndetset me teknologji mė tė mirė.

Sė bashku me ekuipazhin sovjetik shkuan nė kėte lundrim tė gjatė edhe Shyqyri Ēuka - komandanti i nėndetses, Asti Popa - kryemekanik; Gėzim Rryta - nostrom dhe Andrea Katro - motorrist. Kėta, dy tė fundit, ishin detarė tė shėrbimit tė detyrueshėm.

Mė e veēantja e lundrimit e kėsaj nėndetseje nė Mesdhe ishte takimi i saj, nė Kanalin e Tunizit (hapėsira ujore midis ishullit tė Maltės dhe bregdetit tunizian), kur po kthehej nga Gjibraltari pėr nė Pashaliman, me orderin e anijeve amerikane, qė shoqėronin kryqėzorin “De Mojn”, nė tė cilin lundronte Presidenti i asaj kohe i SHBA, D.Ejzenhaur, gjatė kthimit tė tij nga njė vizitė miqėsore nė Greqi.

Megjithėse Kozllovit iu dha urdhėr nga komanda eprore, qė ai t’i shmangej takimit me amerikanėt, manovra e nėndetses, pėr t’u afruar sa mė afėr kryqėzorit, me qėllim qė ai tė fotografohej sa mė mirė nga aparati fotografik i montuar nė periskopin e nėndetses, nuk mbeti pa u zbuluar nga njė fregatė shoqėruese amerikane, e cila, sigurisht dha alarmin pėr zbulimin e nėndetses sė huaj nėn ujė, brenda orderit tė anijeve shoqėruese tė Presidentit amerikan.

Kuptohet, pasi nėndetsja u zbulua, filloi ndjekja e saj nga anijet dhe aviacioni i destinuar pėr luftė kundėr nėndetseve, me qėllimin e asgjesimit tė saj ose pėr ta detyruar atė tė dalė mbi sipėrfaqen e detit, pėr ta bėrė atė tė parrezikshme.

Kėtu nisi edhe zotėsia profesionale dhe komanduese e Kozllovit, i cili me mjeshtri e trimėri u spostua nga kursi kryesor i nėndetses drejt Gjiut tė Sitrės tė Libisė, duke iu shmangur me vėshtirėsi, pėr 48 orė rrjesht, ndjekjes nga anijet dhe aviacioni amerikan. Pas disa ditėsh lundrim nėn ujė nėndetsja C-360 kthehet fitimtare nė bazėn e Pashalimanit, e pritur me entuziazėm nga nėnujėsit sovjetikė dhe shqiptarė.

Zbulimi i nėndetses sovjetike nga forcat shoqėruese tė orderit tė Presidentit amerikan, nė Moskė nuk u prit aspak mirė. Komanda e Flotės sovjetike ishte shumė e acaruar dhe pritej shkarkimi i Kozllovit si komandant i nėndetses. Vetėm rastėsia e shpėtoi Kozllovin nga njė masė e tillė ndėshkuese.

Kur N. Hrushovit, nė ato vite lider i BRSS, i vajti nė Kremlin informacioni se njė nėndetse sovjetike kishte mundur tė depėrtonte nė brendėsi tė orderit, nė tė cilin lundronte Ejzenhauri, Hrushovi ishte kėnaqur sė tepėrmi, duke thėnė: “E marr me mend se sa duhet jetė trembur Presidenti amerikan nga prezenca e nėndetses sonė, brenda orderit tė anijeve qė e shoqėronin…”. Kuptohet se, pas kėsaj kėnaqėsie qė kishte pushtuar Hrushovin, Komanda sovjetike, nė vend qė ta shkarkonte Kozllovin nga detyra e komandantit tė nėndetses, pėrkundrazi, e ngriti atė nė pėrgjegjėsinė e zėvendėskomandantit tė Brigadės sovjetike tė nėndetseve nė Pashaliman.

Me kėte lundrim tė veēantė V.S. Kozllov e vuri veten pėr krah komandantėve tė tjerė trima sovjetikė, tė cilėt kishin kryer tė tillė lundrime nė ujrat e deteve dhe oqeaneve qė e rrethojnė Rusinė. Tė tillė kishin qenė Ponikarovskij V.N., i cili me nėndetsen C-87, i pari bėri lundrimin autonom nė vitin 1956 nga Kamēatka deri nė veri tė Oqeanit Paqėsor. Nė detet e Veriut dhe nė atė tė Zi lundrime tė tilla bėnė komandantėt Llozovskij T.A. dhe Rriballko Ll.F. pėrkatėsisht me nėndetset C-164 dhe C-70. Ndryshe, nga kėta komandantėt trima, Kozllovi veēohet pėr lundrimin autonom nė kushtet e Mesdheut.

Vlen tė pėrmendet edhe angazhimi me pėrkushtim i nėnujėsave shqiptarė pėr tė realizuar lundrime disa ditore nė detet Adriatik, Jon e biles edhe nė Mesdhe. Pėr t’u pėrmendur ėshtė lundrimi 22 ditor qė kreu ekuipazhi i nėndetses, qė komandohej nga Aleko Pojani, me pjesėmarrjen edhe tė komandantit tonė tė paharruar, Dashamir Ohri, nė muajin gusht tė vitit 1969. Vetėm 8 ditė e ndau nėndetsen tonė nga lundrimi i plotė autonom, 30 ditor, aq sa e kishte nėndetsja e tipit C-613 autonominė e lundrimit nėn ujė.

Dihet mirė fati i marėdhėnive shqiptaro-sovjetike nė vitet gjashtėdhjetė, tė cilat, pas divergjencave tė fuqishme politiko-ideologjike midis partive politike tė tė dy vendeve, ēuan nė vitin 1961, tek ndėrprerja pėrfundimtare e marėdhėnieve midis ish Bashkimit Sovjetik dhe Shqipėrisė, ēka solli edhe largimin e efektivave ushtarake sovjetike nga Pashalimani. Rusėt pėrfundimisht humbėn njė bazė tė fuqishme ushtarako-detare nė Mesdhe, ēka i detyroi ata tė kėrkonin baza tė tilla, kryesisht nė vendet arabe, qė lageshin me Detin Mesdhe.

Kėshtu, V.S. Kozllov nė vitin 1963 emėrohet shef’ i shtabit tė Brigadės sė nėndetseve nė Egjypt, pastaj, mė vonė, punon nė bazėn ushtarako-detare tė Libavės nė Balltik pėr dorėzimin e nėndetseve nė Poloni. Nė vitin 1969, pasi pėrfundoi Kursin e Lartė tė Akademisė emėrohet shef’ i Pėrgatitjes Luftarake e, mė vonė, Zėvendės i Shefit tė Shtabit tė Flotės ushtarako-detare tė Balltikut. Ndėrsa, nė vitin 1971 gradohet si kundėradmiral dhe nė vitin 1974 kalon nė Shtabin Qėndror tė Flotės, si shef’ i Sektorit tė Marėdhėnieve me Jashtė, pėrkrah Komandantit tė Flotės sovjetike, admiralit Gorshkov. Nė vitin 1988 del nė pension dhe stabilizohet pėrfundimisht nė Sankt-Peterburg.

Vetėm nė vitin 1999, pas 38 vitesh nga dita e ndarjes nė Pashaliman, unė munda tė lidhesha e, mė vonė, tė takohesha nė Moskė e tė gostisja pėr dy javė nė shtėpinė e mėsuesit e tė mikut tim tė mirė, Igor Borisjeviē Komarov. Nisi njė kohė shumė mbresėlėnėse e shkrimeve tė ndėrsjellta tė letrave e tė telefonatave midis meje dhe miqve tė mi, Komarov I.B. dhe Kozllov V.S. Lajmin e hidhur, e largimit nga jeta tė Kozlov V.S. ma dha vetė Igor Borisjeviē Komarov. Kam njė dhimbje tė madhe, shumė tė madhe qė nuk munda tė takohesha pėr sė gjalli me Valentin Stepanoviē Kozllovin, nė kėto vitet e fundit tė pleqėrisė.Shqiperia.com
Petrit Myftiu
Ish komandant nėndetseje


    Ora ėshtė 24/6/2019, 11:10