'Ethet e arit', kerkuesit demtojne monumentet e kultures

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje 'Ethet e arit', kerkuesit demtojne monumentet e kultures

Mesazh nga Albatros prej 14/7/2011, 15:15

'Ethet e arit', kerkuesit demtojne monumentet e kultures 1310587101-ethet_e_arit_1'Ethet e arit', kerkuesit demtojne monumentet e kultures 1310587101-ethet_e_arit_2

Ka ende tė marrė qė mendojnė se shekujt do ta kenė kursyer ndonjė qyp me flori, tė fshehur diku nėn tokė. Teknologjia ka avancuar dhe mjafton njė sinjal qė nėn tokė ndodhet njė objekt i metaltė, pėr tė nisur aksioni i gėrmimit me kazma e lopata. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė film aventuresk me ishuj e thesare tė fshehura nga piratėt, por pėr njė fenomen, i cili ka ardhur nė rritje vitet e fundit. Sikur kėto kėrkime tė mjaftoheshin vetėm me zhgėnjimin e autorėve, kjo nuk do t’i prishte askujt punė. E keqja ėshtė qė kėto kėrkime kanė sjellė dėmtime serioze nė disa monumente tė trashėgimisė kulturore nė gjithė territorin e Shqipėrisė. Drejtori i Drejtorisė Rajonale tė Tiranės, Arbėr Kadia, thotė se ky fenomen ėshtė bėrė shumė shqetėsues, duke iu shtuar morisė sė problemeve qė hasen nė fushėn e monumenteve, siē janė ndėrtimet pa leje, moszbatimi i distanca nga zonat e mbrojtura apo mungesa e infrastrukturės sė duhur pėr mbrojtjen e tyre dhe pėrfshirja mė e gjerė e institucioneve lokale nė kėtė proces.

“Duket si lojė fjalėsh, por trashėgimia e trashėgon problematikėn e vet. Fenomeni i gėrmimeve nė kėrkim tė thesareve ka qenė i kahershėm, jo vetėm nė qarkun e Tiranės, por nė gjithė Shqipėrinė, por kohėve tė fundit kėto ndėrhyrje prej njerėzve tė papėrgjegjshėm janė shtuar”, thotė Kadia. Ai thotė se kėrkimet bėhen me aparatura tė posaēme qė sinjalizojnė praninė e objekte tė metalta nėn tokė. “Me anė tė metaldetektorėve, tė cilėt janė tė jashtėligjshėm, ata bėjnė kėrkime tė cilat duhet thėnė se janė tė kota dhe nuk sjellin gjė tjetėr veēse dėmtimin e monumenteve, por edhe rrezikimin e jetėve tė vetė autorėve. Me idenė qė mund tė gjejnė ndonjė send me vlerė, ata gėrmojnė pa sjellė asnjė rezultat. Mendoni, gjithė ajo histori qė ka kaluar mbi kėto qyteza tė lashta apo monumente shekullorė, qė nga luftėrat, shkatėrrimet, plaēkitėsit… Nėse nuk ėshtė gjetur asgjė nga arkeologėt, imagjinoni ē’mund tė gjejnė ata”, vazhdon Kadia.

Dhe rastet janė konkrete. Ai na sjell shembullin e qytezės ilire tė Albanopolit, i cili ndodhet nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė Krujės, ku janė bėrė gėrmime. Por, njė nga rastet mė flagrante ėshtė ajo e Urės sė Brarit. “Janė hequr 2 metra kub gurė nga kjo urė dhe autorėt janė treguar vėrtetė tė guximshėm, sepse kanė rrezikuar seriozisht tė humbasin jetėn, pėr shkak se ėshtė ndėrhyrė nė qemer, ēka do tė thotė se objekti mund tė ishte shembur e t’i kishte zėnė nėn tė. Ndėrkohė, ne kemi hartuar njė plan veprimi, pėr tė ndėrhyrė pėr rikonstruksionin e saj”, thotė drejtori i Drejtorisė Rajonale.

PROBLEMET ME NDĖRTIMET

Por aventurat e kėrkimit tė thesarit janė vetėm njė pjesė e problemit. Sikundėr thotė Kadia, trashėgimia i trashėgon problemet. Gjatė 20 vjetėve tė fundit, ato janė rėnduar edhe mė me fenomenin e ndėrtimeve tė paligjshme, qė mbinė ku tė mundnin si kėrpudha, madje edhe pranė zonave tė mbrojtura arkeologjike. “Kėtė probleme e hasim gjerėsisht nė Parkun Arkeologjik tė Lezhės. Kemi hartuar njė plan veprimi, por nuk ėshtė e thjeshtė tė ndėrhysh, pasi ky ėshtė njė aksion qė ka edhe njė efekt social”, thotė ai, teksa shton se numėrohen rreth 40 ndėrtesa pa leje, tė ngritura gjatė 20 viteve tė fundit pranė kėtij parku.

Do tė duhej qė mė parė tė gjendej sistemimi i familjeve qė strehohen aty e mė pas tė vijonte aksioni. Nė vazhdėn e tė njėjtit problem ėshtė mosrespektimi i distancave nga monumentet e kulturės nga ana e ndėrtuesve, tė cilėt rrezikojnė kėto objekte me shpimet me anė tė sondave. Njė fenomen ky i shtrirė nė tė gjithė Shqipėrinė. Po kaq e shtrirė ėshtė edhe fshehja e gjetjeve arkeologjike gjatė gėrmimeve pėr ngritjen e pallateve. Kadia thotė se shumica nuk tregojnė kur hasin nė rrėnoja apo objekte arkeologjike, nga frika se mos u ndėrpriten punimet. Rasti mė i fundit ka qenė gjetja e disa stela varresh tė periudhės otomane, tė cilat u raportuan nga punonjėsit me njė frikė shumė tė madhe nga pronarėt e ndėrtesės qė po ngrihej.

INSPEKTORATI I MUNGUAR

E ndėrsa problematika ėshtė shumė komplekse, para drejtuesve tė institucioneve qė merren me mbrojtjen e monumenteve shtohen njė varg pikėpyetjesh se si mund tė shmangen njė pjesė e tyre, si nė rastin e gėrmimeve apo ndėrtimeve tė paligjshme. Arbėr Kadia bėn thirrje pėr mė shumė bashkėpunim me autoritetet lokale. “Problemi ynė i madh ėshtė menaxhimi i monumenteve. Detyra jonė ėshtė t’i restaurojmė dhe t’i mirėmbajmė ato, ndėrkohė qė bashkitė edhe komunat, tė cilat kanė edhe pėrfitimet e tyre nga turizmi etj., janė indiferentė. Ėshtė edhe detyra e tyre tė ndėrhyjnė pėr mbrojtjen e kėtyre monumenteve”, thotė Kadia. Por, qė lokalėt tė angazhohen ca mė shumė pėr tė mbrojtur pasuritė e tyre, kėrkohet pak vullnet, zgjidhja do tė ishte ngritja e njė strukture tė posaēme qė tė merrej me ruajtjen e objekteve. Edhe mė parė ėshtė folur pėr ngritjen e njė “policie”, megjithatė ende nuk ėshtė bėrė asgjė nė kėtė drejtim.

“Zgjidhja mė e mirė do tė ishte ngritja e njė inspektorati tė monumenteve, tė cilėt tė merrnin masa mė tė ashpra ndaj autorėve tė kėtyre ndėrhyrjeve. Ligji ėshtė i mirė, ėshtė i qartė dhe dėnon dhunuesit e monumenteve, por nevojitet njė institucion qė tė mund ta interpretojė atė. Tashmė tė gjithė aktorėt duhet tė fillojnė tė luajnė me njėri-tjetrin”, thotė Arbėr Kadia. Nė tė tilla raste njė dėmtues monumentesh dėnohet deri nė 2 vjet burg, megjithatė deri mė sot nuk ka ndodhur qė ndokush tė kapet. Nė mungesė tė njė organizmi tė tillė, Kadia thotė se i ka kėrkuar Ministrisė sė Brendshme qė tė rrisė vėmendjen ndaj objekteve tė trashėgimisė kulturore. Por nė kėtė periudhė tė nxehtė, kur nė Shqipėri dynden turistė tė huaj e emigrantė me pushime, policia, qoftė ajo e rendit apo rrugore, ka tė tjera probleme pėr tė menaxhuar. E, nė kėto kushte, faji pėr situatėn mbetet jetim e pėrgjegjėsia e askujt. Tė gjithė bėjnė shkresa, pa gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare pėr kėtė mori problemesh qė dėmton pasurinė e vėrtetė tė shqiptarėve dhe ajo atė tė fantazive me qypa e arka me flori.

KRYEQENDRA E ALBANĖVE

Qyteza ilire, Albanopol, ndodhet nė njė kodėr nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė Krujės. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanėt, qė jetuan aty nė shekullin e dytė dhe tė tretė. Pėrmendet pėr herė tė parė nė mesin e shekullit II nga Ptolemeu, i cili e pėrcakton nė token e albanėve me koordinata gjeografike 46 gradė dhe 41 gradė e 5′. Albanopoli ndodhet nė krahun e djathtė tė rrugės qė lidh Fushė-Krujėn me Krujėn. Ka qenė albanologu i njohur austriak Hahn, i cili nė vitin 1871, kur vizitoi kėshtjellėn e Zgėrdheshit, hodhi idenė qė aty ėshtė shtrirė kryeqendra e rėndėsishme ilire, Albanopolis. Qyteti antik shtrihej nė majė tė kodrės nė njė hapėsirė prej 10 hektarėsh. Qyteti mbrohej nga njė mur i fuqishėm 1400 metra i gjatė, prej tė cilave sot kanė mbetur vetėm 90 metra. Akropoli zė njė tė tretėn e hapėsirės. Aty janė gjetur objekte tė shumta terakote, por edhe njė statujė mermeri e perėndeshės Artemisė.

URA E GURTĖ E BRARIT

Ura e gurtė e Brarit ėshtė pa dyshim njė nga monumentet mė tė rralla tė trashėgimisė kulturore shqiptare. Kjo, jo vetėm pėr shkak tė arkitekturės sė saj harkore, tipike pėr kohėn kur ėshtė ndėrtuar, por edhe pėr bukuritė natyrore qė shtrihen nėn tė. Ura e Brarit ėshtė shpallur monument kulture i kategorisė sė parė mė datė 17.03.1948. Ndodhet nė fshatin Brar, komuna Dajt, me sipėrfaqe 48.3 m2. Ėshtė njė ndėrtim i periudhės sė mesjetės sė vonė dhe daton mes shek. XVIII-XIX. Kjo urė, e cila tashmė ėshtė kthyer mė sė shumti nė njė objekt turistik, ndonėse ende pėrdoret prej banorėve tė zonės, ėshtė bėrė pre e vjedhėsve, tė cilėt kanė hequr njė sasi tė madhe gurėsh prej qemerit tė saj, duke rrezikuar monumentin shekullor, por edhe kalimtarėt.Shqiperia.com


    Ora ėshtė 17/6/2019, 21:33