BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Tirana, gati pėr edicionin e ri prej Tue 12 Jul 2011 - 20:29

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Nė prag tė ndeshjes sė parė europiane me Spartak Trnavėn, presidenti i Tiranės, Refik Halili nė njė konferencė pėr shtyp ka prezantuar risitė e kėtij sezoni pėr skuadrėn 24 herė kampione tė Shqipėrisė.
Tirana do tė zbresė nė fushėn e lojės nė kėtė edicion me modelin e fanellės qė ka luajtur nė vitet ’80, atėherė kur quhej 17 Nėntori, por veē prezantimit tė uniformės presidenti Halili ka prezantuar edhe disa nga lojtarėt e rinj qė i janė afruar bardhebluve, si Mahmudi, futbollisti nga Bahreini, i cili do tė mbajė fanellėn me numrin 10, apo dy afrikanėt Etogo dhe Situma, ndėrsa nga kampionati shqiptar Tiranės i ėshtė bashkuar kapiteni i Dinamos Pisha dhe njė tjetėr lojtar dinamovit si Ferraj.

“Kėta janė futbollistė me emėr, luajnė me kombėtaret pėrkatėse dhe do tė bėjnė njė grup tė mirė pėr sezonin e ri”, u shpreh Halili.

Sa i pėrket ndeshjet me Spartak Trnavėn, e vlefshme pėr raundin e dytė eliminator tė kupės Europa League, ende nuk ėshtė sqaruar ēėshtja e stadiumit “Qemal Stafa” e mbi tė gjitha ajo e biletave.

“Nqs do tė na lejojnė qė biletat t’ i mbajmė ne, biletat karshi do tė jenė me ēmime shumė tė arsyeshme sepse duam tė afrojmė tifozerinė”, shtoi presidenti i Tiranės.

Ndeshja do tė zhvillohet ditėn e enjte nė orėn 20:00, nė stadiumin “Qemal Stafa” dhe drejtuesit e klubit Tirana janė optimistė nė arritjen e njė marrėveshjeje me drejtuesit e stadiumit.

Ky do tė jetė dhe debutimi i kėsaj Tirane tė re qė sipas presidentit Halili do tė jetė pretendentja kryesore sa i pėrket titullit kampion tė kėtij sezoni.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto