BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Nis gjyqi ndaj Ilir Metės prej 11/7/2011, 20:27

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Procesi gjyqėsor ndaj ish-zėvendėskryeminisatrit Ilir Meta ka nisur nė Gjykatėn e Lartė. (UPDATE)


Me katėr orė vonesė nga lajmėrimi pėr seancėn gjyqėsore, Kolegji Penal i kryesuar nga Adrian Dvorani ka dhėnė vendimet pėr kėrkesat paraprake tė mbrojtjes, duke rrėzuar atė mė kryesoren, tė pushimit tė cėshtjes penale.

Nė serinė e kėrkesave tė mbrojtjes, Gjykata e Larte rrėzoi edhe atė tė mosthirrjes si dėshmitar tė Dritan Priftit pėr shkak se ky i fundit ėshtė i pandehur nė njė cėshtje qė ka lidhje me tė, duke i dhėnė tė drejtėn prokurorisė pėr ta patur deputetin si dėshmitarin e parė nė listėn e saj.

Por nė favor te zotit Meta u dha vendimi pėr mospranim tė aktit tė ekspertimit tė videoregjistrimit tė bėrė nga amerikanėt dhe britanikėt, duke e vlerėsuar se ajo ishte kryer jashtė procedurave ligjore.

Por, ndėrsa gjykimi nisi, prokuroria nė kėrkesat e saj pėr shqyrtim nguli kėmbė qė tė jenė sėrish po tė njėjtėt ekspertė ata qė do tė kryejnė aktin e ekspertimit, kėtė radhė tė vlefshėm dhe me leje tė gjykatės.

Mbrojtja nė kėtė pikė kundėrshton ekspertėt e huaj dhe kėrkon ata shqiptarė, duke pėrmendur faktin se, edhe nė raste tė tjera gjykata ka pėrdorur ekspertė vendas dhe jo tė huaj.

Pėr pak minuta, trupi gjykues u tėrhoq pėr vendim, por e la ta cmojė mė vonė se kush do tė jetė eksperti pėr videoregjistrimin ku shfaqet zėvendėskryeministri Ilir Meta, i cili sipas akuzės i kėrkon ish-ministri Prifti tė favorizojė disa firma nė tenderat publikė.

Senaca e radhės nė 22 korrik do tė fillojė me njė listė dėshmitarėsh, ku i pari nė radhė do tė jetė zoti Prifti, i cilėsuar si dėshmitari kryesor nė kėtė cėshtje dhe me radhė pas tij njė numėr biznesmenėsh, si Rezart Taci, vėllezėrit Ymer e Skėnder Tola, Agim Rrapaj, e tė tjerė.

Prokurorisė i janė pranuar tė gjitha provat e tjera si videoregjistratori i zotit Prifti, apo edhe transmetimi i videos nė emisionin “Fiks Fare” nė Top Channel, si dhe i gjithė dokumentacioni pėrkatės i tenderave tė zhvilluar nė Ministrinė e Ekonomisė.

Ndėrsa mbrojtjes i ėshtė pranuar njė ekspertim i videoregjistruesit dhe regjistrimit i bėrė nė Itali, si dhe procedura e kėrkesės sė prokurorisė nė vitin 2002 pėr heqjen e imunitetit tė zotit Prifti.

Pas seancės, avokatėt e Ilir Metės bėnė kėtė deklaratė: “Gjykata e Krimeve tė Rėnda dhe Prokuroria kanė praktika qė ekspertėt i kanė gjetur nė Shqipėri. Ekspertėt i kanė gjetur nė Shqipėri, ata janė kėtu pranė nesh dhe mund ta bėjnė mė mirė ekspertizėn”.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto