BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Edhe thonjtė kanė histori…Arti i “rindėrtimit tė thonjve” na lejon tė kemi thonj tė gjatė dhe me formė tė rregullt pėr njė kohė tė gjatė.

Le tė zbulojmė historinė dhe evolucionin e manikyrit tė duarve dhe tė bukurisė sė thonjve. Arti i tė dekoruarit tė thonjve ėshtė shumė i vjetėr, mund tė themi qė gjithnjė ėshtė mbuluar ngjyra natyrale e thonjve me llak (manikyr) tė ndryshėm. Me ngjyra qė binin nė sy dhe kjo traditė ka qenė prezente qė nė egjiptianėt e lashtė dhe kinezėt antikė. Mė vonė, thonjtė e lyer, ishin shenjė treguese e njė klase sociale shumė tė rėndėsishme.

Por ishin pikėrisht vitet ‘900 ato qė shėnuan njė revolucion tė madh. Nė kėto vite thonjtė u bėnė njė trajtim bukurie, pėr tė gjitha gratė. Thonjtė pėrshtateshin me make-up dhe me veshjet, kjo falė ēmimeve tė pranueshme tė manikyrėve, tė cilat mund ti gjeje nė ngjyra nga mė tė ndryshmet. Gjatė kėtij shekulli pati njė sėrė tendencash qė mbizotėruan. Nė vitet ’50 ėshtė moda e manikyrit tė kuq tė ndezur, por kėtu bėhet fjalė vetėm pėr manikyrin, jo pėr vėnien e thonjve fallso.

Nė vitet ’60 doli moda e manikyrit French (maja e thonjve e lyer me tė bardhė dhe pjesa tjetėr me ngjyrė natyrale). Kėtė stil, padyshim tė gjitha ne femrat e njohim mirė, pasi prej vitesh kjo ėshtė tendenca qė ka mundur ti rezistojė kohės dhe tė ngjajė gjithnjė origjinale dhe joshėse. Shumė nga ne, ndoshta mendonin se manikyri French ishte njė risi, por ėshtė mėse i vėrtetė fakti qė moda kthehet.

Do tė jetė pikėrisht vitete ’70, ato qė do shėnojnė modėn e thonjve tė gjatė, tė cilėt shpesh herė ishin dhe thonj fallso. Ndėrsa vitet ’80 karakterizohen nga thonj me ngjyra tė ndritshme. Thonjtė fallso pėrdoreshin zakonisht nga vajzat qė kishin thonjtė e tyre tė dobėt dhe tė shkurtėr.

Nė vitet ’90 lindi nė Shtetet e Bashkuara lindi njė teknikė e re, e cila lejonte zgjatjen e thonjve, duke mbuluar thonjtė natyralė me pluhura, apo xhel kozmetik, i cili ishte shpikur vetėm pėr kėtė arsye. Pikėrisht nė kėtė kohė lind rindėrtimi i thonjve. Thonjtė duken mė shkėlqyes, me forma tė rregullta dhe shumė mė rezistente nga thonjtė natyralė, por edhe shumė mė e gjatė.

Thonjtė “shqiptarė”…

Teknika e thonjve artificialė me akrilik nė Shqipėri ka hyrė aty rreth viteve 2005- 2006. Duhet tė theksojmė se gjatė kėtyre viteve, femrat qė vendosnin thonj artificialė me akrilik, ishin shumė tė rralla. Bėhej fjalė pėr personazhe tė skenės, apo tė ekraneve televizive. Mė pas, nė vitet 2007- 2009 tendenca e rindėrtimit tė thonjve akrelik u zgjerua. Ajo u bė mė e prekshme nga njė pjesė mė e madhe e femrave. Megjithatė ende, nuk ishte shumė popullore. Ēmimi i vendosjes sė thonjve shkonte nga 50 mijė, deri nė 70 mijė. Ndėrsa nė vitet 2010- 2011, ēmimi i bėrjes sė thonjve, pėr shkak tė shtimit tė punonjėsve dhe gjithashtu daljes dhe metodės tjetėr me xhel, u bė popullor. Nėse kalon nė rrugė, apo thjesht nėse je e vėmendshme ndaj duarve tė femrave, janė tė pakta ato qė kanė nė duar thonjtė e tyre. “Me 20 mijė lek tė vjetra, kushdo ka mundėsinė ti bėjė thonjtė”- tregon Ina, njė vajzė ka ka 3 vjet qė vendos thonj tė tillė, “ pastaj, nėse llogarit qė me kėta thonj mund tė shkosh njė muaj…pėr mendimin tim, ėshtė njė shpenzim mėse i pranueshėm”.

Ndėrsa sot, ėshtė shumė e lehtė tė vendosėsh thonj edhe me 100 lek tė reja. Materialet qė kushtojnė dhe qė bėjnė diferencėn nė ēmim pastaj janė: lulet e thata, vendosja e gurėve dhe dizenjot e veēanta.

Ledi, punonjėse thonjsh, 5 vjet nė kėtė profesion na flet pėr tendencat e thonjve kėtė verė:

“Tendencat e thonjve kėtė verė, janė nga mė tė larmishmet. Por ajo qė vihet re, ėshtė ekzistenca e ngjyrave tė forta dhe pa shkėlqim. Sezoni i verės ėshtė mjaft i rėnduar, pėrsa i pėrket klienteve. Pjesa mė e madhe e klienteve tė mia, janė kliente tė rregullta dhe i bėjnė thonjtė pėrherė, por mė ka ndodhur qė nėse do tė ikin mė pushime, tė vijnė para se thonjtė tė kenė nevojė pėr shėrbim. Pėr pushime kanė kėrkuar njė stil mė tė “shfrenuar”. Pėrsa i pėrket formės, duket se jemi larguar nga forma katrore klasike. Vera ka sjellė ndryshime edhe nė kėtė aspekt. Mė tė kėrkuar janė thonjtė e rrumbullakosur, ose thonjtė me majė. Pjesa mė e madhe e klienteve tė mia janė studente, punonjėse tė ndryshme, por sidomos ato tė bankave, pasi i kanė duart mė tė ekspozuara, por vihet re njė dėshirė nė rritje dhe e adoleshenteve. Kėtu flas pėr mosha 15 deri 18 vjeē”

A na dėmtojnė thonjtė artificialė?

Gjithmonė ekziston frika se pas vendosjes sė thonjve artificialė, thonjtė tanė natyralė mund tė dėmtohen dhe mund tė kemi probleme e rritjen e mėtejshme tė tyre. Mė poshtė janė dy metoda, tė cilat mund tė pėrdoren pėr tė minimizuar dėmtimin e thonjve tuaj natyralė.

Metoda 1

1. Hiqini thonjtė artificialė me material tė posaēėm( mos provoni kurrė t’i tėrhiqni ato)

2. Pastroni thonjtė natyralė dhe ata artificialė nga tė gjitha materialet ngjitėse.

Metoda 2

1. Aplikoni produktin me penel, nga pjesa e brendshme e thoit drejt pjesės sė jashtme.

2. Me njė facoletė pastroni zonat ku xheli ka ardhur nė kontakt me lėkurėn.

Ē’lidhje ka njė dentist me thonjtė?

Pėrdorimi i akrilikut si njė material pėr zgjatjen e thonjve nisi fare rastėsisht. Kjo gjė ndodhi nė vitin 1954 nė Filadelfia, Fred slack, njė dentist ka qenė pari qė shpiku kėtė metodė. Njė herė, gjatė punės sė tij, ai demtoi njė pjesė tė thoit. Mori njė copėz kaucuk tė hollė, e mbuloi me material restaurimi. Nė kėtė mėnyrė, ai ishte i pari qė bėri thoin e parė artificial nė botė.

Kur thonjtė kombinohen me veshjen

Si gjithnjė, nė fillimin e njė stine tė re, duam tė dimė se cilat fantazi do tė jenė nė modė. Ashtu si pėr aksesorėt dhe veshjet, dekorimi i thonjve ėshtė kthyer nė art dhe ecėn gjithnjė paralelisht me modėn. Thonjtė janė mjaft tė rėndėsishėm nė evente tė ndryshme, sidomos kur jeni nė qendėr tė vėmendjes dhe tė gjithė sytė janė mbėrthyer tek ty. Artistėt botėrorė tė thonjve, (teknika e bėrjes sė thonjve quhet “nail art”) na propozojnė disa ide pėr verėn 2011, e cila paraqitet njė verė plot ngjyra shpėrthyese.

Tribalet

Shijet etnike dhe tribale me ngjyra tė ndezura pėr ato qė e duan kėtė stil propozojmė: rombe me ngjyra, grimca tė kuqe dhe copėza me ndriēim tė shumfishtė

Vitet ‘70

Me influencat e viteve ’70 pėr rrobat e gjera dhe fundet e gjatė, me rrathė dhe vija. Kjo gjė duhet tė shprehet edhe tek thonjtė. Nė kėtė rast kemi njė zgjedhje tė gjerė nė dekoracione: rrathė, thekė, katrorė dhe gjithēka tjetėr qė ju ngacmon imagjinatėn.

Vija…vija…

Thonj me shumė vija pėr bluzet dhe kėmishat bardhė e blu. Nė kėtė rast modeli mė i pėrshtatshėm i thonjve ėshtė ti dekorosh ata me vija dhe kjo gjė ėshtė shumė e thjėshtė, mund tė bėhet dhe nė kushte shtėpie. (mjafton nje penel me furēe tė hollė)

Fantazitė animaler ( me motive nga lėkura e kafshėve, psh si lėkura e leopardit).

Pėr kėta lloj thonjsh mund tė gjenden tipsa tė gatshėm, por edhe mund tė dizejnohen nga vetė punuesja e thonjve.

Motivet floreale dhe me fruta

Shumė nė modė kėtė verė janė thonjtė me motive floreale, apo me gjethe dhe insekte, duke na dhėnė idenė e “Lizės nė botėn e ēudirave” Sekrete Bukurie





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto