BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



SHARL BODLER-POEZI 5 5 1

You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1lexo SHARL BODLER-POEZI prej Wed 29 Jun - 9:14

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆


SHARL BODLER


Ballkoni

Dashnore e dashnoreve, nėnė e kujtimeve
pėr mua je ēdo detyrė dhe ēdo kėnaqėsi!
Do tė bjerė ndėrmend bukuria e pėrkėdhelimeve,
nuri i mbrėmjeve dhe vatra plot ngrohtėsi,
dashnore e dashnoreve, nėnė e kujtimeve!

Mbrėmjet ndriēuar nga qymyri plot ngrohtėsi,
Dhe mbrėmjet nė ballkon, me avuj tė trėndafiltė mbuluar!
Ah, sa mirėsi zemra jote mė rrezatonte, sa butėsi!
Shpesh ne patėm thėnė gjėra tė paharruara;
Mbrėmjeve ndriēuar nga qymyri plot ngrohtėsi.

Sa tė bukur diejt nė mbrėmjet e ngrohta tė praruara!
Sa e fortė ėshtė zemra! Hapėsira pa anė e kėnd!
Duke u pėrkulur mbi ty, mbretėreshė e vashave tė adhuruara,
mė dukej sikur thėthija, parfumin e gjakut tėnd.
Sa tė bukur diejt nė mbrėmjet e ngrohta, tė praruara.

Posi mur i madh gjithnjė mė shumė nata nxinte
dhe sytė e mi n'errėsirė tė tutė donin tė gjenin.
O helm, o ėmbėlsi, goja frymėn tėnde thėthinte!
Nė duart e mia vėllazėrore kėmbėt e tua flinin.
Porsi mur i madh gjithnjė mė shumė nata nxinte.

E njoh artin pėr tė thirrur minuta lumturie,
tė kaluarėn pashė tulatur nėn gjurin tėnd.
Pse tė kėrkoj mė kot bukuritė e tua dalldie,
pėrveēse te trupi, zemra jote, nė tjetėr vėnd?
E njoh artin pėr tė thirrur minuta lumturie!

Kėto betime, aroma, puthje qė s'kanė tė mbaruar,
nga ky hon i ndaluar pėr ne a do lindin pėrsėri?
siē ngjiten nė qiell diejt e rinuar,
pasi nė detra janė larė, zhytur nė thellėsi?
O betime! O aroma! O puthje qė s'kanė tė mbaruar!





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

2lexo Re: SHARL BODLER-POEZI prej Wed 29 Jun - 9:16

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

NJE MADONE

Dua te ndertoj per ty, madone,o zonja ime,
nje altar te nendheshem thelle te miave deshperime,
e te hap ne skuten me te erret te zemres nje kamare,
nga szteshpotites e qejfet mondane, te larget fare,
nje kamare prej arit dhe kaltersise se llakuar,
ku ti si mbreti mbi fron te rrish, statuje e mrekulluar,
me vargjet e mia te lemuara , me te pastrit metal,
sterpikur yotesisht prej te bukurave rima kristal,
une do te farketoj nje kurore madheshtore,
e me xhelozine time per ty, o madone njerezore,
do te arrij te qep nje pallto me nje model barbar,

te ngurte dhe te rende, me dyshimin per astar,
qe si nje kolibe roje , te ti mbyll brenda tere ato hiresi,
nje pallto jo me perla qendisur, por me vete lotet e mi.
fustani yt , do jete deshira e ime e dridhur lehte,
deshira ime qe si dallge lodron, ngjitet lart e zbret,
sa duke u lekundur neper maja, sa ne lugina duke pushuar,
duke ta riveshur me puthje trupin e bardhe e roz te embelsuar.
me respektin tim do te thur nje pale kepuce plot hijeshi,
prej satini te rralle, te perkulura para kembeve te tua hyjni,
qe duke i mbeshtjelle ato ne burgun e nje ngushtice elastike.
tua ruaje linjat dhe format, po njesoj si ato kallepet besnike.
Nese sdo mundem , me zellin e artit tim qe askush sma ndal,
me copreat e nje hene te argjente te formoj nje pjedestal,
atehere gjarprin qe rropullite e mia i kafshon i pafytyre,
do ta le perdhe , perpara teje, qe ti kete moster te ndyre ,
enjtur me peshtyma e urrejtje, ta tallesh e ta besh therrime,
o mbretereshe fitimtare, aq shume pjellore ne shpagime.
Pastaj do shohesh mendimet e mia, si qirinj te kushtuar,
mbretereshes se virgjereshave , mbi altarin e saj te zbukuruar,
te ta zllezojne me reflekse tavanin ngjyruar kaltersi,
e te te kundrojne gjate gjithe dites me szte e tyre plot zjarrmi,
e derisa une te adhuroj e perhere ne zemer te kam,
gjithshka do jete mire, reshire e kendeshme, oliban e temjan,
e papushim drejt teje, maje me bore e bardhesi magjishem,
ne forme avujsh do te ngjitet ky shpirti im i stuhishem.

E se fundi , qe ti te quhesh e plote , e persosur , mari,
e qe une dashurine time ta bashkoj ne nje barbari,
prej shtate mekateve kapitale dhe epshezezes deshire,
xhelate me zemren prej sembimeve te perpire,
shtate kama te mrehta do bej e si zhongler i denje,
dashurine tende me te thelle duke marre shenje,
te shtata do ti ngul ne ate zemer qe renkon,
ne ate zemer qe psheretin, ne ate zemer qe gjak kullon.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

3lexo Re: SHARL BODLER-POEZI prej Wed 29 Jun - 9:16

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
Femra te denuara

Ato, si ajo grigja qe shtrire mbi rere rri menduar,
U hedhin horizonteve te deteve shikime te dridhura,
Kembet duke dashur t'i prekin, duart duke i afruar
Mes ligeshtimve te embla e rrenqethjeve te hidhura.

Ca prej tyre qe kane pritur aq gjate nje miqesi,
Belbezojne thelle gjethnajave ku perrenjte gurgullojne,
Rrokje per rrokje, dashurine e te druajtures femijeri,
E gjetheza te reja pyjeve te gjelber nisin e u bulojne.

Ca te tjera , si murgesha ecin rruges, gati duke u zvarritur,
Mes per mes shkembenjeve mbushur plot vegime
Aty ku San Antonio pa si nje llave te zjarrte vervitur,
Gjokset lakuriq e te purpurt te te tijave tundime.

Ka edhe nga ato, qe neper refleksin e rreshires rreshqitese,
Brenda boshllekut te heshtur te pasqyrave pagane,
Te therrasin per ti ndihmuar ne ethet e tyre flakeritese
Ty o Baccho qe fashit sembimet me antike mjerane!

Ka edhe te tjera qe gjoksi i beqareve u sjell aq kenaqesi,
Qe duke fshehur nje kamzhik ne palat e fundeve te gjate
Perziejne ne nje cep pylli te zymte a neteve plot vetmi,
Shkumen e bute te qejfit me lotet e dhimbjes se pamate.

O virgjeresha, o djallushka, o mostra, o martirake
O shpirtra te medhenj qe realiteti u jep percmim te zi,
Kerkoni te pafundmen , here te devoteshme here dionizake,
Here ne ulurima thare, here ne denesa te zena pusi!

Ju qe ne ferrin tuaj shpirtin ma keni shpene e keni shqyer,
Ju dua e meshiroj, o moterzat e mia te shkreta ne kete bote
Per at ngrysje te vuajtjes, per ate etje kurre shperblyer
Per ata lumenj dashurie qe zemrat e medha ua mbushin plot.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

4lexo Re: SHARL BODLER-POEZI prej Wed 29 Jun - 9:17

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
Rrefim

Nje here te vetme , grua gjer ne pergjerim,
krahun mni tendin pata hedhur,
( e ende ne thellesine e nxirrosur te shpirtin tim
kujtimi seshte zverdhur).

Ishte shume vone, si medalje e sapodhuruar
hena e plote shndriste,
solemniteti i nates , si nje lume kish vershuar,
mbi parisin qe dremiste.

Ndan mureve , bri portave ne erresire te futura,
tinezisht macet kalonin,
veshet e ndrehur , megjithate , si hije te bukura
ngadale na shoqeronin.
papritur , cliruar ne mes te nje intimeteti te lire,
ne te zbehten kthjelltesi,
prej teje, violine kumbuese, qe vibron ze lire,
e shkelqen vec ciltersi,
prej tehe , fanfare e hareshme, e qarte, harmonjoze,
ne te mengjesit drite,
shpetoi nje note vajtonjese, nje note tekanjoze,
qe me eren u puhit,
si ai femija i imet , i trishte, ishemtuar, i dreqosur,
qe prinderit me qellim,
per turp te njerezve e mbanin te syrghynosur,
fshehur ne nje kantine.

Engjell i mjere, kendonte nota me nje ze te vajtuar
ketu poshte ska siguri,
egoizmi njerezor , edhe pse kujdeset per tu grimuar,
tradhetohet nga krenaria e tij.

Eshte i veshtire zanati per te qene nje grua e bukur,
dhe puna aq e peshtire
e nje balerine te ēmendur , mes kallkanit diku te strukur,
qe buzeqesh si per meshire.
te ngresh diēka mbi zemra eshte e kote , dashuri, bukuri,
gjithshka behet shosh,
gjer kur harrimi per ti shpene ne perjetesi
i hedh ne te tijin kosh.

Shpesh e kam sjelle nder mend ate hene te ndritur,
ate heshtje, ate ligeshtim,
bashke me ate rrefim te tmerrshem peshperitur
zemres me besi.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

5lexo Re: SHARL BODLER-POEZI prej Wed 29 Jun - 9:18

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
Soneti i vjeshtės

I dashuri im i ēuditshėm, ē’meritė kam pėr ty nė k’tė jetė”
Sytė e tu tė qartė si kristal, sikur mė shohin e mė thonė:
-Bėmė tė magjepsem e hesht! Zemra ime qė ti po ngacmon,
Pėrveē ndjesisė sė njė kafshe antike plot sinqeritet,

Nė duart e tua e pėrkundur dhe e ftuar nė tė ėmblin gjumė,
Nga sekreti i saj i skėterrshėm, asgjė s’ka pėr tė treguar,
As legjendėn tėnde tė zezė, nė gėrma zjarri s’ka pėr ta shkruar,
Oh, se unė pasionin e urrej e shpirti mė dhėmb aq shumė!

Le tė duhemi ėmbėlsisht. Dashuria, njė rojtare e drobitur,
Nė mes tė errėsirės, nė pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unė ia njoh mirė veglat e tė vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrėzinė! – O margaritė e nemitur!
Pse, njėsoj si unė, njė diell vjeshtak nuk je vallė ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhėsi





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto