BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Tirana zgjodhi Bashėn, ja profili i tij prej Sun 26 Jun 2011 - 22:38

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nė Shqipėri, me vendimin e miratuar dje shpall fitues, pėr Bashkinė e Tiranės, kandidatin e mazhorancės, Lulzim Basha. Qytetarėt zgjodhėn Bashėn pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit. Por, pas zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009, Partia Socialiste nuk bėri asnjė analizė mbi arsyet e humbjes. Sėrish duket se socialistėt nuk do tė reflektojnė mbi arsyet e humbjes sė tyre nė Tiranė. Tashmė duket se mospranimi i rezultatit nė kryeqytet do tė lėrė nė plan tė dytė marrjen e pėrgjegjėsisė nė selinė rozė.

Profili i Lulzim Bashės

Lulzim Basha lindi mė 12 qershor 1974 nė Tiranė. Pėrmbledhtas nė Enciklopedinė nė internet Wikipedia, Lulzim Basha prezantohet si jurist dhe politikan shqiptar, ministėr i suksesshėm i kėtij vendi pėr shkak tė ndėrtimit tė rrugės sė kombit Durrės-Kukės, dhe aktivitetit tė tij nė diplomacinė shqiptare me produkte konkrete: Shqipėria anėtare e NATO-s, shqiptarėt udhėtim pa viza nė Bashkimin Evropian (BE).

Basha kreu studimet nė Universitetin e Utrehtit nė Holandė, duke u specializuar nė tė Drejtėn Evropiane dhe Ndėrkombėtare. Karriera e tij profesionale nisi nė maj tė 1998-ės, ndėrsa deri nė 1999-ėn ishte pjesė e skuadrės sė hetimit tė krimeve tė luftės nga forcat serbe nė Kosove: Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi. Nė vitet 2000- 2001 u emėrua Kėshilltar Ligjor nė Departamentin e Drejtėsisė tė UNMIK. Deri nė 2002, Basha ishte Zv. Shef i Kabinetit tė Drejtorit tė Departamentit tė Drejtėsisė UNMIK.

Dhe nga nėntori i kėtij viti deri nė 2005-ėn ai ishte Kėshilltar Special pėr Tranzicionin, pėrgjegjės pėr pėrgatitjen e ministrisė sė ardhshme tė Drejtėsisė nė Kosovė. Karriera politike e Lulzim Bashės nė Shqipėri nis nė vitin 2005. Ai iu bashkua Partisė Demokratike tė udhėhequr nga kryeministri Sali Berisha nė janar tė 2005-ės, dhe brenda pranverės sė kėtij viti u pėrfshi nė strukturat drejtuese tė Partisė Demokratike me zgjedhjen anėtar i Kėshillit Kombėtar dhe Kryesisė.

Afrimi i Bashės me selinė blu u bė nė kuadėr tė krijimit tė Komitetit tė Orientimit tė Politikave, njė ekip ekspertesh i thirrur nga demokratėt 8 vjet nė opozitė, ekip qė pėrcaktoi fitoren e PD-sė mė 3 korrik 2005, nėn sloganet “Koha pėr ndryshim” dhe “Me duar tė pastra” .

Lulzim Basha u bė koordinatori i KOP-it, komisionet e tė cilit shpallėn 17 projekt- platforma qeverisėse pėr Partinė Demokratike. Basha ishte dhe zėdhėnės i fushatės elektorale, pėr t’u pėrfshirė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut nė radhėt e 140 deputetėve nė Kuvendin shqiptar, nė legjislaturėn e tij tė XVII-tė. Nė shtator tė atij viti Lulzim Basha mori besimin e kryeministrit tė ri tė vendit, Sali Berisha pėr drejtimin e Ministrisė sė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai konkretizoi nė mėnyrė optimale, pavarėsisht akuzave, premtimin kryesor tė demokratėve pėr infrastrukturėn e vendit, atė qė sot quhet rruga e Kombit, kryevepra e infrastrukturore e vendit me tunelin e Kalimashit rreth 6 kilometra tė gjatė.

Nė maj tė 2007-ės, Basha mori postin e ministrit te Jashtėm. Vetėm pas pak ditėsh ai u takua me Sekretaren Amerikane tė Shtetit, Kondoleza Rajs, njė takim qė i pararendi vizitės historike tė presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Tiranė, i cili dha dy mesazhet e rėndėsishme pėr shqiptarėt, pavarėsinė e Kosovės, dhe anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Nė krye tė ministrisė sė Jashtme Basha qėndroi deri nė 2009-ėn, kur dhe u mbajtėn zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare, qė mbajtėn PD-nė nė pushtet dhe Bashėn deputet tė Kuvendit tė Shqipėrisė, i zgjedhur kėsaj herė nė qarkun e Elbasanit.

Nė shtator tė 2009-ės, Lulzim Basha, nė kabinetin Berisha 2 mori drejtimin e Ministrisė sė Brendshme, ndėrsa vijoi punėn e nisur si shef diplomacie pėr pėrmbushjen e kushteve tė udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave, ngushtėsisht i lidhur me Ministrinė e Brendshme, pune e mbyllur suksesshėm, teksa mė 15 dhjetor tė 2010-ės qytetarėt e preken vete realitetin, duke lėvizur me njė pasaportė biometrike nė vendet e hapėsirės Shengen, larg radhėve tė ambasadave.

Por pėrgjatė gjithė vitit, tė gjithė kishin filluar tė shinin tek Lulzim Basha, rivalin e vetėm tė Edi Ramės pėr Bashkinė e Tiranės nė zgjedhjet lokale qė presidenti Topi i dekretoi mė 8 maj tė 2011. Ndonėse zyrtarizimi vonoi deri nė afatet qė ligji pėrcakton, disa herė kryeministri Berisha, e konfirmoi atė pėrmes batutave, madje fakt i kryer ishte bėrė dhe pėr ambasadorėt nė Tirane, teksa Bashėn e komentonin pa druajtje si garues pėr Tiranėn.

Pritshmėria e tė gjithėve u zyrtarizua pas dorėheqjes nga posti i ministrit tė Brendshėm dhe si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, duke u pėrqendruar nė njė fushatė qytetare, me njė bosht kryesor, se pėr tė dhe koalicionin qeverisės qytetarėt janė tė parėt, e nė rastin e Bashės, Tirana ėshtė e para.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto