Vizitor
Vizitor

Turqia dhe Armenia ranė dakord pėr njė "Roadmap" pėr normalizimin e marrėdhėnieve dypalėshe. Nė bisedimet e ndėrmjetėsuara nga Zvicra, tė dy vendet kanė pėrcaktuar njė kornizė pėr kėtė qėllim.
Meqenėse nė mėngjesin e 24 prillit u mbushėn 94 vjet qė nga fillimi i masakrės kundėr armenėve, lajmi pėr tė ashtuquajturin Roadmap pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Ankarasė dhe Erivanit ėshtė, si pėr palėn turke ashtu edhe pėr armenėt, njė shenjė evidente afrimi.
Fakti qė ministritė e jashtme nė Ankara dhe Erivan deklarojnė tani se ėshtė negociuar pėr njė lloj "Roadmap, qė do tė ēojė pėrpara marrėdhėniet bilaterale, tregon se tė dy shtetet kanė bėrė muajt e fundit hapa tė dukshėm nė drejtim tė afrimit me njėri-tjetrin.
Edhe pse nuk dihen akoma hollėsitė pėr pėrmbajtjen e deklaratės, tani ėshtė krejt e qartė se ndėrmjetėsimi i Zvicrės pėr afrimin e dy shteteve fqinje po sjell frytet e para. Qė nė verė tė vitit 2007, pėrfaqėsues nga Turqia dhe Armenia janė takuar vazhdimisht nė afėrsi tė Bernės pėr tė shqyrtuar vėshtirėsitė ndėrmjet dy vendeve dhe mėnyrat pėr kapėrcimin e tyre.
Qė atėherė janė pėrmirėsuar shumė gjėra. Sė pari u pushua nga detyra kryetari i shoqatės sė historisė turke, Yussuf Hallacoglu njė mohues i prerė i masakrės turke ndaj armenėve nė Luftėn e Parė Botėrore. Pastaj erdhi i ashtuquajturi samit i futbollit i Erivanit. Aty shkoi presidenti turk Abdullah Gül, i ftuar nga homologu armen Sersh Sakissian, me rastin e ndeshjes sė skuadrave tė tė dy vendeve. Dhe qė prej fillimit tė prillit radioja shtetėrore turke transmeton program edhe nė armenisht.
Presidenti i SHBA-sė, Barack Obama, tha nė vizitėn e tij nė Turqi nė fillim tė muajit, nė lidhje me kėto pėrpjekje afrimi: "Unė nuk dua tė fiksohem nė vizionin tim, por tek armenėt dhe turqit. Nė qoftė se ata bėjnė pėrparime dhe kapėrcejnė historinė e tyre sa tė vėshtirė aq edhe tragjike, pjesa tjetėr e botės duhet tė pėrpiqet ta mbėshtesė kėtė. Unė vetė dua tė jem kėtu sa mė konstruktiv qė tė mundem, duke i dhėnė shtytje kėtij procesi." Sa vlerė i kushton edhe Obama pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve turko-armene e tregon edhe fakti qė nė vizitėn e tij nė Stamboll ai u takua edhe me ministrat e jashtėm
tė Turqisė, Armenisė dhe Zvicrės.
Por, ndėrmjet Ankarasė dhe Erivanit ekzistojnė ende dy vėshtirėsi: Nga njėra anė konflikti pėr malin Karabak. Sepse kur Armenia aneksoi enklavėn e territorit shtetėror tė Azerbajxhanit nė vitin 1993, Turqia i ndėrpreu marrėdhėniet diplomatike me Erivanin. Sepse ajo ėshtė e njė mendimi me Azerbajxhanin, qė ky hap ishte nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Por, tema mė e rėndėsishme ėshtė kapėrcimi i sė kaluarės. Erivani dėshiron qė vrasjet masive tė armėve nė perandorinė turke tė njihen si gjenocid, ndėrsa Ankaraja e kundėrshton me forcė kėtė emėrtim. Pėrveē kėsaj, nė kėtė kontekst Turqia flet vetėm pėr 300 000 tė vrarė, ndėrsa Armenia jep shifrėn prej 1.5 milionėsh.



Forumi



No Comment.