BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



POEZI NGA POETI DĖSHMOR-BAHRI FAZLIU-GZIMI 5 5 4

You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
BAHRI FAZLIU - GZIMI

S'MUND TĖ NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithė mallin qė kam pėr ty,nėnė,
me gjithė dhembjen qė ke pėr mua
me gjithė dėshirėn qė kam pėr jetė
megjithėqė njė vajzė shumė e dua.

Megjithėqė mė pėlqen stina e pranverės
megjithėqė dua paqen nė botė,
megjithėqė mė pėlqen tė nxehtėt e verės,
megjithėqė me dėshirė do t'rrija mbi tokė.

S'mund tė ndahem nga lufta kurrė
S'mund tė pajtohem me paqen-robėri
"pashė mė pashė do t'i bie ferrit"
pėr tė shtrejtėn tonė liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nėnė,
kur lufta kėtė do ta kėrkojė,
edhe nga varri do tė ngrihem
luftėn kurrė s'do ta pushoj.

1.9.1994





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
PRINDĖRVE TĖ DĖSHMORIT


Ju prindėr nuk ngopeni
T'ua bėjnė birin edhe president
pėr sė vdekuri
Doni ta shihni lart e mė lart
Por edhe sikur
Tė pamundurėn ta bėjmė
Tė pangopur do tė mbeteni
Ju birin tuaj e doni tė gjallė.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

BISEDĖ E PAFUND

Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkė
sot ti nė burg,
unė i mbyllur nė liri.

Ta vazhdojmė biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmė punėn e lėnė pėrgjysmė
Ti nė burg, unė i mbyllur nė liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.

Bukur godite kur nė gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unė i mbylluri nė liri
me "Ēlirimin"zgjoj forcėn.

Do t'vijė koha e sigurisht do tė takohemi prapė
biseda atėherė do tė ketė marrė njė fund,
burgjet s'do tė hapen mė pėr ty,
liria pėr mua s'do tė jetė mė burg.

Dhe nė qoftė se prej meje
do t'kesh vetėm njė lule,
mos u mėrzit, shok
kėshtu e ka lypur koha,
sa pėr bisedėn nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokėt nėpėr shkolla.

23.03.1994





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
ELEGJI PĖR HASAN RAMADANIN

A mjaftojnė dy pika loti
Pėr t'i dhėnė lamtumiren burrit
A mjaftojnė vajtimet tona
Si shenjė pėrshėndetjeje e fundit ?

A mjafton t'i puthet balli
Tė lavdėrohet pėr qėndresė
A mjafton t'i shkohet tek varrri
Me njė tufė lulesh buqetė ?

A bėnė tė pėrgjumurit ta varrosin tė vdekurin
A qėndron vaji mė lart se kėnga
A bėn mbi dhe tė qėndrojė vaji
A bėn nė dhe tė varroset kėnga ?

A bėnė t'i thuhet: jemi me ty
Derisa ai s'kėndoi me ne
A bėn t'i thuhet : fli i qetė
Derisa edhe ne flemė mbi dhe ?

Tė vijmė nė varrim apo tė mos vijmė
Na ke vėnė nė dyshim, bal
Dimė se do deshe mė parė tė ngjallemi.
Tė ikim nga i gjalli varr.

Ti qė s'deshe turp nė jetė
Ti nuk do as tė turpėruarit te varri
Ti qė s'deshe vdekje nė jetė
Ti edhe tani je mė i gjallė se i gjalli.

Ti nė jetė s'deshe ,,durimin "
Edhe me vdekjen tregove mospajtim
Por, kur u ndodhe mes tė dyjave
Zgjodhe vdekjen pa ngurrim.

Me jetėn tėnde u lidhe me Kosovėn
Me vdekjen tėnde u bėre nyjė me tė
I dhe zemrėn qė ajo ta fali
I more kėngėn qė ajo tė dha.

Pėr ty s'pat amnisti
Pėr ty s'pat ditė pranvere
Ujku pėr ty mbeti ujk
Nga farsa ti s'u gėnjeve

I the Kosovės s'shpėton dot
Prej kthetrave tė ujkut me butėsi
Pushkėn nė dorė shtrėngove fort
Kėngės sė zogjve u dhe fuqi

Ata qė tė vijnė sot te varri
Tė thurin vargje, tė kėndojnė lavdi
Krekosen para trupit tėnd
Nuk kanė turp, nuk kanė burrėri

Thonė: the rrofshim ne tė gjallėt
Ndėrsa ti ngrije lart tė vekurit
Thonė: the ju lumtė, vazhdoni
E ti me vdekjen ua kėpute jetėn.

Thonė pėr ty posa u ktheve nga mėrgimi
Kurse ti nga atdheu kurrė s'u ndave, bal
Pėrpiqen qė atė qė s'e deshe gjatė jetės
Ta lidhin me ty tani qė s'je gjallė.

Ta kanė frikėn, prandaj kėshtu veprojnė
Se jeta jote qe e mprehtė si shpata
Se ideali yt qe i kundėrt me tė tyrin
Se s'ishe pėr ,, paqe" ishe pėr shtrėngata.

Me vdekjen tėnde pėrpiqen ta mbajnė jetėn
Mundohet tė tė bėjnė tė tyrin
Por vdekja jote ėshtė edhe mė e tmerrshme se shpata
vdekja jote ua nxjerr fytyrėn.

Gjallė sa ishe u munduan tė tė harrojnė
Tė vdekur mundohen tė tė pėrfitojnė
Por ti i vdekur e i gjallė njė je
I madhėrishėm i gjallė, i madhėrishėm nėn dhe

Do tė vijė njė ditė, do tė jesh prapė ndėr ne
Kur kėngėn fuqishėm do ta kėndojmė
Pushka jote do tė jetė nė ballė
Amaneti yt - realitet i gjallė

Mjaft mė luajtėm me lojėn e vdekjes
Mjaft mė i thamė vetes durim
Pėr liri s'duhet pritur ditėn
Pėr liri duhet veē kushtrim

Kushtrim lufte je mbi dhe, Hasan
Me jetėn dhe vdekjen qė bėre
Kushtrim lufte do tė mbetesh pėrjetė
Me jehonėn e kėngės sate.

8.8.1994





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
NJĖ SHOKU QĖ HUMBI IDENTITETIN


Friksoheshe shumė,shok
kur tė thosha edhe njė herė tė bisedojmė
e dije ē'do tė thotė njė bisedė e tillė.

Kėmbėngulje nė tėndėn
"ka marrė fund - thoshe - kjo punė"
por nė sy nuk mė shikoje

Kur the, shok, s'mundem mė,
pėrjashtove veten nga populli,
nga jeta e tij.

Mendon se do ta ruash familjen
duke u strukur nga kombi
oh, sa gabim i rėndė ?

Mendon se tė kesh familje ėshtė mė vėshtirė tė luftosh,
nė mos e pamundur,
kerse unė tė them me bindje, shok
se atėherė duhet luftuar edhe mė shumė.

Mendon se duke iu larguar punės,
i largohesh edhe dhunės sė pushtuesit,
prapė gabon, shok i dashur,
dhuna moti ka humbur limitin.

Qan fatin e zi pse je martuar
a thua nuk duhet martesa nė kohė lufte,
a thua nuk ėshtė vetė lufta njė dasmė e madhe ?!

Tė kujtohet, shok, kur mė the
jam i gatshėm tė ec deri nė fund
tė kuptoj dete e male.

Dhe tė kujtohet si tė thashė:
Rrofsh se mė kėnaqe.

Ah, jo s'tė kishte shtyrė askush
tė jesh serioz nė jetė
vetė ngryse vetullat, vetė lėshove mustaqet,
vetė u bėre burrė.

Ndėrsa unė si mik yti
tė shihja si burrėrroheshe,
edhe unė burrėrrohesha nga ti.

Kurse tani s'mė shikon nė sy
a thua ngase sytė e mi nuk kanė ndryshuar
kanė mbetur po ata.
Mbaj mend atė shikimin e parė
si mė ndoqe,
vėshtrim shqiponje.

Tani ky shikim ka humbur funksionin,
sepse shqiponja ėshtė larguar prej tij
kanė mbetur vetėm pendlat.

Pse mė lėndove, shok
pse mė vrave nė zemėr
pse pranove tė mbetesh pa emėr ?

Dhe tani qė s'ke emėr, s'ke identitet
u frikėsohesh atyre qė ruajnė
me fanatizėm emrin e vet.

Nuk mė hiqet jo nga sytė takimi i parė
ndoshta i vetmi takim i dy emrave
(sa shpejt e harrove emrin tėndė,
ashtu siē harrove shpejtė takimin e parė).

Eh, kur ma zgjate atėherė dorėn
ndjeva njė darė tė mė shtėrngonte.
Nuk ishte ky thjesht takim i dy duarve
ishte takim i dy zemrave, takim i dy maleve.

Shumė tė freskėta i kam ato shkėndija
qė dolėn nga kjo ndeshje malesh
tė freskėta i kam edhe britmat
qė u shkaktuan nga sėpata qė ra
mes kėtyre maleve.

Kjo sėpatė ka kohė qė mprehet nėpėr botė
njė sėpatė tė tillė pati nė dorė
Moisiu kur tradhtoi Skėndėrbeun,
njė sėpatė tė tillė pati edhe Hamzai.

Shyqyr, shok, qė mė e keqja s'ka ndodhur,
qė sėpatėn qė more nė dorė nuk ia dorzove armikut,
ashtu si Moisiu e Hamzai qė ia dorzuan.
Ndryshe falja e Moisiut kurrė s'do tė tė kishte takuar.

Tė uroj, shok, ta ndihmosh familjen
tė mallkoj, shok
pse le nė baltė agimin.

Por, ē'janė kėto fjalė ?

Ti thoshe njeriu, familja, Kombi,
dhe ndaleshe nė bashkėsinė mė tė madhe.
Dhe thoshe po u munduam pėr tė madhen
lehtė do ta kemi mė tė voglat.

Dhe bėre betimin e madh atėherė,
rrugėn e gjatė pėr ta ndjekur,
e tani friksohesh vetėm nga biseda e gjatė !

S'di ē'tė tė them tjetėr, shok
vetėm di se ke humbur identitetin,
dhe ne mė s'mund tė jemi shokė.

16.9.1996





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

PA PUSHIM

Ora s'ishte ndalur asnjė ēast
nė sytė e saj shqiponje,
kėngėn pėr ēerdhen kurrė
s'e kishte pushuar,
ujkun e kishte vrarė nė tė tijėn kasollė
zemėrmadhja, e mbaruar.

Shikimi i ishte ndarė nė copėza ngulfatėse,
dielli larg i kishte qėndruar,
zemra kishte ruajtur dashurinė e pafund
pėr shokėt e dashuruar nė tokėn e amshuar.

kishin dashur t'ia vrisnin idealin,
ia kishin kėrkuar nė fizikun e brishtė,
ideali i saj nė pragjet e shtėpive
ēdo muaj mbyste muzgun e trishtė.

Kur u pamė u gėzuam tė dy,
s'ishim parė tri vite tė tėra,
krenaria ishte rritur nė personin e saj
krenaria qė tri vite i kishte shėndėrruar nė tri tė shtėna.

Ruaju vėlla,mė porositi ngrohtėsish i thashė,
kujdes motėr,ngrohtėsisht i thashė,
motėr e vėlla gjithmonė nė njė front,
motėr e vėlla gjithmonė bashkė.

4.12.1995





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

NĖ AKSION

Bie ora 22.
Shokėt janė nė aksion,
zemrat kanė vendosur t'i pushtojnė.

Sot po gjuajmė farėn me emrin " Ēlirim ".
nesėr do tė korrim frytin me emrin ēlirim.

Natė ėshtė.
Nuk kanė frikė nga terri,
sepse me tė nė luftė jemi.

S'ka rėndėsise " Ēlirimi" po prish zakon,
duke shkuar te lexusi natėn,
rėndėsi ka qė lexusi tė mos flejė,
as ditėn, as natėn.

" Ēlirimi" nuk e ka vulėn e "Graēanicės",
ai ka vulėn e bodrumeve tė Prishtinės.

Nėse populli do tė zgjohet me tė nė dorė,
ky zgjim do tė jetė i gjatė,
gjumi s'do tė ketė mė pėr kėtė popul,
pėr kėtė popull s'do ketė mė natė.

Kushtrimi po bie.
S'do tė mbetet kush pa e dėgjuar,
nė borėn e bardhė ku shtėrnguar rrinė malet,
historia rėndė ka peshuar.

Nė "Ēlirim" nuk matet fjala me kut,
as me metėr,
por me nocionin popull.

"Ēlirimi" po vjen tek ti popull,
rrugė tė gjatė ka pėrshkuar,
shekuj tė tėrė mban nė duar.

Ti e di fort mirė popull historinė e "Ēlirimit".
Kėtė histori nga ti e mėsuam.

Ti na flisje gjithnjė pėr "Zėrin e Popullit",
pėr " Lirinė",pėr "Zėrin e Kosovės",
na flisje pėr ēlirimat e kohės.

Ti na e dhe penėn,
po atė qė i dhe edhe Jusufit.
Ishte pena e ēlirimit.

Ti na e dhe ngjyrėn,
na e dhe teknikėn,
na ta dhamė gjakun,jetėn,
ta dhamė Jusufin,Kadriun,Afrimin...

Ishe popull nė "Ēlirim",
mė parė se "Ēlirimi" tė vinte tek ti,
"Ēlirimi" nė ty dhe pėr ty bėri betimin,
me zjarr u nis nė rrugėn e tij.

Ora po kalon.
Aksioni vazhdon.

Sa mė shumė"Ēlirim".popull,
aq nė shumė popullnė " Ēlirim".

Ty ta mori kėngėn"Ēlirimi",popull,
pėr ta dhuruar ty
Ty t'i mori krahėt,popull,
pėr t'i vėnė ty.

Gjithmonė nga njė shkėndijė ndizet zjarri,
gjithmonė nga njė grykė shpėrthen vullkani.

Tik-tak ora 23.
"Ēlirimit" i hapen dyert e popullit.

Aksioni mbaroi.
Kur tė fillojė agimi tė pėrhapė rrezen e bardhė,
"Ēlirimi" do tė jetė kėndezi i parė.
Sukses shokė,nė aksionet me radhė.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
SI JE?


Kur takova rastėsisht njė mik,
Kėtu je?-nė ēast mė tha i habitur,
Pa mė thėnė as edhe si je,si shkon,
Pa mė thėnė as edhe pėr ku qenke nisur!

“Kėtu je”,”si je” dy fjalė janė,
Por janė me peshė,janė dy epoka,
E para pranon shijen e bukės sė hidhur,
E dyta ka ndjenjėn se duhet ndėrruar bota.

Kėtu do tė mė kesh nėse do qė ta dish,mik,
Duke ndėrruar fjalėt,duke i bėrė sa mė tė ngrohta,
Nė vend tė KĖTU JE, SI JE, tė thuash,
Pėr mua e pėr ty KĖTU tė jetė bota.

Dhe atėherė unė dhe ti,miku im,
Do tė jemi bashkė,do tė jemi SHOKĖ,
Do tė tallemi me tonin kujtim,
SI JE?-njėri-tjetrit do t’i thėrrasim fort.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
POPULLI MUND PERANDORINĖ


Kur u lėshuan nė sulm rusėt,
Tė gjithė thanė e pat Ēeēenia,
Tė gjithė e morėn kėtė punė tė kryer,
S’ish shaka nė sulm ishte perandoria.

Dhe tė gjithė kishin parasysh pėrmasat e tokės,
Tė 150 pėrmasat e Rusisė,
Kishin parasysh ushtrinė ndėr mė tė mėdhatė e botės,
Rolin nė botė tė superfuqisė.

Dhe kur ushtarėt rusė filluan tė bien,
Kur Ēeēenia nuk doli kafshatė
Tė gjithė thanė ndodhi ēudia:
Si mundet superfuqia nga njerėz duarthatė!

Nė fakt s’kishte ndodhur asgjė e ēuditshme,
Nė kėmbė ishte ngritur njė popull i tėri,
Dhe kur njė popull ngrihet nė kėmbė,
Bien pėrdhe carė e perandori.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
REVOLES

Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Tė urrej shumė
Sepse dua njerėzimin
Paqen,
Dashurinė,
Lirinė.
Tė dua shumė
Sepse dua njerėzimin
Paqen,
Dashurinė,
Lirinė.
Revole tė urrej aq sa edhe tė dua
Revole do tė tė vras
Me dorėn tėnde
Pėr urrejtjen
Pėr dashurinė.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆
E VRANĖT ISHTE AJO DITĖ

E vranėt ishte ajo ditė,si sot,pa shi
Veq s’ishte gusht,por nėntor
Me pėrtes ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej nė kraharor.

Asnjėri s’ngutej,
S’mund tė pajtoheshim qė s’do ta shihnim mė
Lotėt rridhnin faqeve tė zbehta
S’ndihej asnjė zė.

E vranėt ishte ajo ditė
Heshtjen prishte vetėm zhurma e vajit
Ishte vaj edhe mė i vranėt se dita
Kortezhi ecte ngadalė drejt varrit.

Pėrtonim por megjithatė ecnim
Oh! Pse ecnim,pse nuk ndaleshim nė vend?
Pėr tė zgjatur sė paku takimin e fundit.

Pėr t’a shuar mallin,t’vetmin melhem
Ecte kortezhi.
I vdekuri shtrihej gjatė nė tabut
Dhėmbėt i kishte tė shtrėnguar
Flokėt tė shpupuritur,ballin e zbehtė.

Nė ballė dukej shenja qė kishte lėnė plumbi i gjaksorit
Kur e kishte goditur nga larg
Ai ishte rrėzuar atėherė
Por s’ishte dorėzuar.

E vranėt ishte ajo ditė
Dėshmori ēohej nė varr
Ecte kortezhi me lot nė sy
Dhembja barazohej me njė mal.

Ē’thoshin duart e tij nė pozicion lufte
E kuptuan tė gjithė:
Shokėt,miqtė,njerėzit e tjerė
E kuptoi edhe moti I lig.

Nėna vėshtir e kishte pritur lajmin e zi
Mė keq s’do ta ndjente as sėpatėn mbi trup
Dhėmbėt kishte shtrėnguar,lotėt kishte ndalur
Kishte filluar monologun e saj tė pafund.

Ishte po ky monolog qė e bėnte nė kortezh
I fliste birit tė saj qė tani mė s’e kishte
E kujtonte,e dėshironte,e pėrshėndeste,e porosiste…

Tė “zjarrta”plot dhembje,ishin kėto fjalė
Ato s’ishin fjalė,ishin vetė jeta
Ishte shndėrruar jeta nė fjalė
Tani kur djalin ia kishte rrėmbyer vdekja.

Fjalėt qė pėrmbajnė njė jetė
Nuk mund tė shqiptohen
Vetėm pėshpėriten,
Kėnga pėr dėshmorin nuk krijohet,ajo vetėm kėndohet.

Atė ditė e vranėt ishte koha
Por mė tė vranėt ishin njerėzit
E dija se pėr mua po niste njė jetė e re
Me brenga e shqetėsime pėr ty atdhe.

Rruga e Bledit





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

DHEMBJA MUND DHEMBJEN

Na thonė se po e shkatėrrojmė familjen,
Se dhembjet asaj po ia shtojmė,
Shtėpisė po ia heqim gurėt,
Kėngėn nė vaj po e shndėrrojmė.

Na thonė,dhe kanė tė drejtė.
Nėnat tona vyshken nga meraku ynė,
Shtėpia mbetet pa burrė,
Dhembja shtohet gjithmonė.

Harruan se edhe ne na qan zemra,
Edhe ne na merr malli pėr shtėpinė,
Pėr t’u shtruar njėherė mes mė tė dashurve,
Pėr tė kėnduar kėngė pėr dashurinė.

Harruan se dhembja ėshtė e madhe,
Aq sa edhe malet,
Harruan se me dhembje luftojmė
Shpresat e gėzuara djaloshare.

Harruan se rreziqeve tė pėrhershme,
Secili nga ne mban njė fotografi nė zemėr,
Nė sfond mospėrfillja e tmerrshme
Nė thellėsi deti dhembje,dhembje.

Ah! ē’dhembje ndiejmė pėr bablokun e gjorė,
Pėr nėnėn qė e ka kėrrusur dhembja,
Pėr motrėn dhe vėllan e vogėl,
Oh,ē’dhembje pėr jetėn pa brenga!


Thamė:
Le tė zhuriten zemrat prej pikėllimit,
Le tė qajė toka pėr kėmbėt tona,
Le t’i ndryshkėn telat ēiftelisė,
Le tė mbetėn bagėtia pa bari,
Le tė mbetet dhe gruaja pa burrė,
Dhe motra pa vėlla,
Dhe vėllai pa motėr…
Ne do ndezim zjarre pishtarė,
Do tė shndrisim fushė,mal e kodėr.

Ne me dheun do tė flasim,
Prej tij Havė e Adem tė rinj do tė krijojmė,
Qiellit do t’ia ndryshojmė ngjyrėn,
Njeriun tokės do t’ia dhurojmė.

Na thonė:po sulmoni qiellin,
Po luftoni me male e kodėr,
Ne veshin s’ua vėmė,
Nė gji shtrėngojmė tė madhin popull.

Ecim si hije natėn,
Ditėn na ka rrėmbyer vdekja,
Flasim me rrugicat e qytetit,
Tė kuqen ua heqim udhėkryqeve tė zbehta.
Harrojnė se mbyllemi,sepse urrejmė kuvlinė,
Se sulmojmė qiellin pėr njerėzinė,
Se fluturojmė nė qiell pėr tė kapur njė copė diell,
Se lėmė tė dashurit pėr dashurinė.

Harrojnė se vetėmohimi ėshtė jetė,
Se pėrleshja me flakėn bėhet pėr dritėn,
E shkelja e interesit pėr interesin,
E dhėnia e jetės pėr jetėn e rritės.

Harrojnė se duam natėn pėr ditėn,
Se duam dhembjen pėr gėzimin
Se duam luftėn pėr paqen,
Se duam plakun pėr tė riun.

Harrojnė,me qėllim s’kujtohen,
Se jetėn japim pėr jetėn,se gjakun japim pėr gjakun,
Se lėmė kėngėn pėr tė pėrjetshmen.

Na akuzojnė,s’lėnė gjė pa na thėnė,
Por anija dot s’pėrmbytet,
Mes shkėmbit tė forte dhe valėve plot zhurmė,
Noton ajo pėr rreze drite.





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

dimali


☆ ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

TAKIM RASTI

E takova rastėsisht,
Rastėsisht i dhamė dorėn njėri-tjetrit,
Vetėm diēka nuk pati tė rastit,
Depėrtimi nė shpirtin e tjetrit.

Dikur Ai ishte bota,
Ishte kulmi,ideali,
Ishte punėtori i maskuar,
Ishte jehona e njė mali.

Vepra e tij ishte e madhe,
Nė sytė e mi e jashtėzakonshme,
Burgu i tij ēlironte tė lirėt,
Kohėn e tij Ai simbolizonte.

Nė tė ishte e ardhmja,
Ishte zėri i historisė,
Ishte shija e bukės,
Ishte shpresa e lumturisė.

Ai na la amanet pushkėn,
Na brumosi me heroizėm,
Ai i dha zjarr kėngės,
Ai i mori zemrėn shtrigės.

Ai u bė fryma e popullit,
Burgu s’e mbajti zėrin e tij,
Ne filluam ta adhuronim burgun,
Burgu brenda kishte liri.

Tė gjitha kėto i mendova pėr njė sekondė,
Kur dora ime toku dorėn e tij,
U bėra i ngrysur,u bėra i zymtė,
Nė tė s’kishte mbetur as hija e Tij.

Dhe mllefi im qe i furishėm,
Aq sa e furishme ishte e djeshmja e tij,
Dhe mllefi im e pėrpiu,
Aq sa dje mė kishte pėrpirė shembulli i tij.
Dhe i thashė:ke vrarė vetveten,
Ke vrarė emrin njeri,
Je antipodi i sė djeshmes,
Pėr fajin s’ke alibi.

Pėr njė ēast u hutua,
Ndoshta kujtoi kohėn e vjetėr,
“s’kėputen prangat me vaj e lot,
Hekuri pritet veē me hekur”.

E mblodhi veten se automobili e priste,
S’kishte kohė tė humbiste me mua nė rrugė,
E tėrė pamja e tij zyrtare
Tė kujtonte se kishte punė.

Ndoshta i shkonte pėr vizitė ndonjė shoku,
Ndoshta ndonjė aheng e priste aq vonė,
Por njė ėshtė fare e sigurt:
Pėr tė kaluarėn nuk kishte kohė.

Dhe e zgjati dorėn e tij,
Toku dorėn time qėllimisht,
Hija e zezė u kishte rėnė duarve,
Hija e zezė brenda nesh ish.

Dhe tha shpejt fjalėt:
Unė jam Ai qė isha dje,
Harroi se tė pėrpiqesh tė dėshmohesh i djeshėm,
Do tė thotė se tė sotme nuk ke.

Dhe u pėrpoq tė ma mbushte mendjen,
Pėr shtetin,lirinė nė robėri,
Pėr rrethanat e jashtėzakonshme,
Pėr kontributin nė demokraci.

Kisha dėshirė tė gjitha t’i besoja,
Tė isha edhe unė i qetė si Ai,
Por revolja qė shtrėngoja nė dorė,
Mė pėshpėriste demagogji!

Mė uroi sukses pėr rrugėn time,
Priti t’i uroja sukses nė rrugėn e tij,
Thuajse suksesi ėshtė i ndashėm,
Kur pėrpjekjet janė antagoni!

Dhe i thashė: turp do tė korrėsh,
Ashtu siē adhurimin korrje dje,
Dhe i thashė s’je mė vepėr,
Njė kufomė e gjallė je.

U ndamė.Ai me veturė,
Unė me kėmbė,
Ai kishte tė gjitha dokumentet,
Unė vetėm revolen e rėndė.

28 nėntor 1995





Po u ēmenda,lidhmėni,
Tek mikesha shpimėni
Tė mė kthejė me magji
Nga i ēmendur nė njeri.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto