BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:42

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Tani je e imja!

Dhe tani je e imja,shplodhu ne endren tende brenda times..
Dashuria,dhimbja dhe puna le te flene tani..
Nata vehet ne levizje nga rrotat e padukshme
dhe ti prane meje,e pastes,si qelibar i fjetur...

Asnje tjeter nuk do fleje me endrren time e dashur,
ti do ikesh,ne do ikim te shoqeruar nga ujerat e koheve,
askush tjeter nuk do udhetoje hijen e saj me mua,
vetem ti,pergjithmone e gjelber,
pergjithmone diell,pergjithmone hene...

Duart e tua kane hapur grushtin delikat
dhe lane te rrezohen pa drejtim,gjurmet e tyre te buta..

Syte e tu vetembyllen si dy krahe gri
ndersa une ndjek ujerat qe ti sjell
e qe me cojne ne vazhdim...

Nata,toka,era,pershendesin fatin e tyre
dhe une,jo vetem qe nuk jam pa ty
por une vete,jam endrra jote...!!



Edituar pėr herė tė fundit nga LePuRuShJa nė 22/6/2011, 10:52, edituar 1 herė gjithsej





http://www.botashqiptareforum.com

2Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:49

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ne flaken qe vdes

Ne flaken qe vdes te mbeshtjell drita,
Zbehtesi e pikelluar kredhur ne te ti qendron
Balle spiraleve te lashte te muzgut
Qe sillet rreth teje.

E heshtur, mikja ime
E vetme ne vetmine e kesaj ere te vdekjes,
Dhe mbushur me jete te zjarrit
Trashegimtare e dlire e dites se rrenuar.

Pak diell te ulet ne fustanin e erret
Dhe rrenjet e medha te nates
Pernjheresh rriten ne shpirtin tend
E dalin perjashta gjerat e fshehura ne ty,
Sikur nje popull i zbehte e i kalter
Qe sapo ka lindur, prej teje ushqehet.

O madheshtorja dhe pjellorja dhe joshesja,
Skllave e qarkut qe prej t'errti ne t'arte shendrrohet
Krenare kerkon e krijon nje bote aq te gjalle,
Sa lulet i vyshken dhe eshte plot trishtim.





http://www.botashqiptareforum.com

3Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:50

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
ME FALNNI QE SYTE E MI NDRITEN...

Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman,as brigje
e as fund.
perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala - si nje zogth muzgu-
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte,perjetesisht te virgjer.
Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit,gurit e shkumes per kotesine
e baticave,-ketu eshte vetmia ime,-
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,ku une
jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne dhe e shumojne
ne aq dallge-
grimces e Qetesise,leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.





http://www.botashqiptareforum.com

4Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:50

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
S'TE DUA...

s'te... dua vetem sepse te dua,
de prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise time shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.





http://www.botashqiptareforum.com

5Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:53

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Shperthim i aromes…


Arome
e jargavanit te pare…

Ne femijeri te tejdukshem ishin perrenjte e perendimet,
Dhe rridhnin mes kallamishteve e shavarit castet, minutat.

Tundja e shamise dhe stacioni. Dhe me s’do te kete kthim
tek ylli I arte mbi shperthimin e jargavanit.

Pluhuri i rruges dhe lodhja e humbjes.

Nga merzitja e ndarjes nuk gjen dot shpetim.

…Diku kembana po qan, sic qanin dikur,
syte e shndritshem e pranverore te nje vajze, diku.

Arome
e jargavanit te pare…





http://www.botashqiptareforum.com

6Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:54

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Per zemren time

Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.

Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.

Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha ato e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.

E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.





http://www.botashqiptareforum.com

7Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:55

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Te kujtoj sic ishe

Me kujtohesh ti ne vjeshten e fundit.
Me bereten bojehiri e zemren ne paqe.
Ne syte e tu haheshin dritat e muzgut.
Dhe gjethet binin ne ujin e shpirtit tend.

Ne krahet e mi si nje kulper u ngjite,
gjethet merrnin zerin tend te ngadalte.
Flake habie ku etja ime digjej.
Jasemin I dashur, - mbi shpirtin tim, - i kalter.

Syte e tu vetuan e udhen hapi vjeshta:
bereta gri, zeri si i zogjve, zemra jote shtepia
ku hyjne deshirat e mi ate shenjta
dhe puthjet e gezuara bien si shkendija.

Qielli deri te nje anije. Fushe deri te nje koder:
te kujtoj si nje drite, si tym, si pellg pa brenge.
Thelle syve te tu digjeshin muzgjet
dhe gjethet vjeshtore lekundeshin ne shpirtin tend.





http://www.botashqiptareforum.com

8Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:56

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Me pelqen kur hesht

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.





http://www.botashqiptareforum.com

9Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:57

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
E dashur, sa udhe…

E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
Ujet ne gryke te Boroa-s,
Te mendosh se te ndare prej trenave
Une e ti do te dashuroheshim,
Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.





http://www.botashqiptareforum.com

10Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 10:59

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
VDES DALĖNGADALĖ

Vdes dalėngadalė

Ai qė nuk udhėton,
Ai qė nuk lexon,
Ai qė muzike s'dėgjon,
Ai qė nuk arrin tė gjejė,
Me sytė e tij.

Vdes dalėngadalė

Ai qė behet skllav i sė zakonshmes,
Duke shkelur pėrditė nė tė njėjtėn rrugė,
Ai qė s'ndėrron kurrė zakonet,
Qė s'ndėrron kurrė as ngjyrat e rrobave,
Qė nuk i flet kurrė njė tė panjohuri.

Vdes dalėngadalė

Ai qė shmang pasionin
Dhe dallgėt e emocioneve,
Ato qė syve u japin dritė
E jetė zemrave tė plagosura.

Vdes dalėngadalė

Ai qė s'ndėrron kurrė udhė
Kur fati i keq atė e zė
Nė punė a nė dashuri.
Ai qė nuk rrezikon
Pėr tė realizuar ėndrrat.
Ai qė asnjėherė nė jetė
S'u shmanget as kėshillave me vlere

Atėherė jeto!

Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lėr veten tė vdesėsh dalėngadalė,
Mos e privo veten tė ndihesh i lumtur …

(Marre nga njė fjalim i poetit - Ēmimi Nobel nė Letėrsi 1971 )





http://www.botashqiptareforum.com

11Buzqeshje Re: Poezi nga Pablo Neruda prej 22/6/2011, 11:06

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Po te me harroje

Dua qe ti te dish nje gje. Ti e di si eshte ēeshtja:
nese shikoj henen e kristalte,
degezen e kuqe te vjeshtes se avashte ne dritaren time,
nese prek prane zjarrit te imtin hi
apo trungun e rrullur te drurit,
gjithēka me shpie tek ti,
sikur gjithēka qe ekziston,
aromat, drita,metalet,
te ishin anije te vogla qe shkojne
drejt ishujve te tu qe me presin.
Sidoqofte, nese pak nga pak s’do me duash me,
s’do te t’dua me, pak nga pak.
Nese papritur me harron,
mos me kerko me,
se do te t’kem harruar.
Nese e konsideron te gjate e te ēmendur
eren e flamujve qe kalon permes jetes sime
dhe vendos t’me bragtisesh
ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
mendo se ne ate dite, ne ate ore,
do ngrej lart krahet e mi
dhe rrenjet e mia do dalin
ne kerkim te tokave te reja.
Por nese ēdo dite, ēdo mbremje
ndjen qe per mua je shkruar me embelsi te pafundme,
nese ēdo dite ngjitet nje lule ne buzet e tua te me kerkoje,
ah e dashura ime, ah e imja,
ne mua gjithe ai zjarr perseritet,
ne mua asgje s’shuhet as nuk harron,
dashuria ime ushqehet me dahurine tende,
e dashur, e derisa ti te jetosh,
do rrije mes kraheve te tu pa dale nga te mite.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto