Trėndafilat e bardhė

Share

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:16

First topic message reminder :

Trėndafilat e bardhė





Ajo
leter kish afro tridhjete faqe, te shkruara me nxitim, me nje shkrim te
shqetesuar gruaje dhe dukej me teper nje doreshkrim, sesa nje leter. Padashur ai
preku edhe nje here zarfin se mos kish mbetur ne te ndonje leter percjellese.
Por zarfi ishte bosh dhe, po ashtu sikur edhe faqet, s“kishte adrese te
derguesit dhe as nenshkrim. “Ēudi!”- mendoi ai dhe mori serish letren ne dore.
”Ty, qe s“me ke njohur kurre!”, ishte shenuar siper fare, a si thirrje, a
si titull… Habia iu shtua: valle, ajo leter i drejtohej atij apo ndonje njeriu
te imagjinuar? Pernjeheresh iu zgjua kurreshtja dhe vazhdoi te
lexoje:

***

"Dje me vdiq femija- tri dite e tri net luftova me
vdekjen per te shpetuar kete krijese te vogel e te njome, dyzet ore qendrova
prane krevatit te tij, ndersa gripi ia dritheronte nder ethe te zjarrta trupin e
gjore. I vura pece te ftohta mbi ballin e zhuritur, ia shtrengova dite e nate
doēkat e shqetesuara,perpelitese. Naten e trete nuk munda me dhe u dorezova.
Syte m“u mbyllen pa e kuptuar. Tri a kater ore fjeta mbi karrigen e forte dhe,
nderkaq, ate ma kish rrembyer vdekja. Tani ai qendron shtrire atje, i embli, i
mjeri djale… atje, ne krevatin e tij te ngushte feminor, po ashtu siē ishte
gjalle, vetem syte ia kane mbyllur, ata syte e zgjuar e te zinje, duart ia kane
kryqezuar mbi kemishen e bardhe. Une s“guxoj t“i hedhe syte andej , s“guxoj te
leviz, sepse, mbi fytyren e tij dhe mbi gojen e kyēur rreshqasin hije, dhe
pastaj duket sikur i levize tiparet dhe une do te kuptoj qe s ka vdekur, qe do
te zgjohet perseri dhe me zerin e tij tingellues do te me thote diēka feminore,
diēka te embel. Por une e di: ai ka vdekur. Nuk dua te veshtroj me andej, per te
mos shpresuar edhe nje here, per te mos u genjyer edhe nje here. Une e di, e di
qe dje me vdiq femija-tani vetem ty te kam ne bote, vetem ty, qe s“di asgje per
mua: ty, qe nderkohe zbavitesh dhe merresh me njerez ose me sende qe te
rrethojne. Vetem ty, qe s“me ke njohur kurre dhe qe gjithemone te kam
dashuruar…

Tani ndeza qiririn e peste dhe e vendosa ketu, ne kete tryeze,
mbi te cilen po te shkruaj-sepse une s`mund te qendroj fillikat vetem me femijen
tim te vdekur, pa e zbrazur zemren! Dhe kujt, perveē teje, mund t“i flisja ne
kete ore te llahtarshme? Vetem ty, se ti dhe tani, si gjithemone, je per mua
gjithēka! Ndoshta s“do te mund te flas fare qarte me ty, ndoshta ti s“do te me
kuptosh – oh, koken e kam te rende, gjaku me levrin nder temtha, me vjen sikur
me bien me ēekiē, dhe gjymtyret me dhembin shume. Me duket se me kane zene
ethet, ndoshta me ka mberthyer edhe gripi, i cili tani po troket shtepi me
shtepi. Dhe kjo do te ishte nje gje e mire, se pastaj do te perfundoja si femija
im dhe s“do te kisha nevoje te ve dore mbi vete. Ngandonjehere me erren syte,
ndoshta s“do te mundem as ta perfundoj kete leter - por une dua t`i mbledh te
gjitha forcat e mia, per te folur nje here, vetem kete here me ty, me ty i
dashur, qe s'me ke njohur kurre!...

__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:26

Dje vdiq femija yne - ti s“e ke njohur kurre. Asnjehere, as edhe ne ndonje takim te rastit, kjo krijese e vogel dhe e njome, krijesa jote, s“e ka ndeshur veshtrimin tend. Me lindjen e ketij femije, per shume kohe, une u fsheha nga ti; malli per ty tani me dhimbte me pak, bile me dukej se te dashuroja me nje pasion me te heshtur - te pakten nuk vuaja aq shume nga dashuria ime, qekur m“u dhurua ky femije. Une nuk desha ta ndaj veten ndermjet teje dhe atij; keshtu qe nuk t“u fala ty, te lumturit, ty, qe jetoje larg meje – porse iu fala kesaj femije, qe kish nevoje per mua, qe duhej ta ushqeja, qe mund ta puthja e qe mund ta perqafoja kur te doja. Me dukej sikur kisha shpetuar nga shqetesimi, nga fatthena ime, nepermjet kesaj krijese tjeter, qe te zevendesonte dhe e cila ishte me te vertete imja.

Ralle, shume rralle me fluturonin mendimet drejt shtepise tende. Vetem nje gje beja kesaj kohe: gjithmone per ditelindjen tende te dergoja nje buqete trendafilash te bardhe, si ato qe m“i fale ti atehere, pas nates sone te pare dashurore. Valle, gjate ketyre dhjete- njembedhjete vjeteve, a e ke pyetur ndonjehere veten, se kush t“i dergonte? A e ke kujtuar ate, se ciles ia pate dhuruar trendafilat e bardhe? Une s“e di dhe as qe do ta marr vesh pergjigjen tende. Vetem te t“i zgjasja nga erresira, vetem nje here ne vit te arrija qe te lulezonte kujtimi i asaj ore – kjo me mjaftonte!

Ti kurre s“e pate njohur femijen tone te mjere – sot po pendohem qe ta fsheha, sepse ti do ta kishe dashur. Ti kurre s“e ke njohur djalin e gjore, kurre s“e ke pare te qeshe, kur i ngrinte me ngadale qepallat dhe me syte e tij te zinj e te zgjuar – me syte e tu - hidhte nje drite te ēelet e gazmore mbi mua, mbi te gjithe boten. Ah, ai ishte aq i mire dhe aq i lumtur: e gjithe thjeshtesia e qenies tende ishte perseritur ne te ne nje menyre femijerore, ne te ishte lindur po ajo fantazia jote e rrembyer dhe e paqete, e trazuar: ore me radhe ai mund te zbavitej i shkujdesur me sendet qe pelqente me teper, po ashtu siē zbavitesh ti me jeten; dhe pastaj mund te qendronte perseri ore me radhe, serioz e me vetulla te ngritura, perpara librave te tij. Ai nisi te te ngjante gjithmone e me teper; edhe tek ai filloi te zhvillohej qarte po ai dyzim i seriozitetit dhe i shkujdesjes qe ke ti dhe, sa me teper qe te afrohej ty, aq me fort e doja. Mesonte mire, fliste lezetshem, fletoret e tij ishin me te pastertat e klases - dhe ishte shume i kendeshem dhe elegant me pantallonat prej kadifeje te zeze dhe me ate bluzen e bardhe marinarēe. Gjithmone, kudo qe shkonte, ishte me eleganti, me sqimtari nga te gjithe. Kur shkoja me te ne plash, grate ndalonin dhe ia ledhatonin floket e gjate e te verdhe, njerezit kthenin kokat te mahnitur dhe e kundronin. Ai ishte aq i bukur, aq fin, aq i embel: vitin e kaluar, hyri ne internat, mbante nje uniforme dhe nje shpate te vogel dhe dukej porsi nje pazh i shekullit XVIII.- e tani ai i gjore qe shtrihet atje me buze te zbehta e me duar te kryqezuara, nuk ka asgje sendi mbi trup, perveē kemishezes se tij...

Por ti do te me pyesesh, ndoshta, se si munda ta rris kete femije me kete mireqenie, se si arrita t“ia siguroj ate jete aq te rehatshme e gazmore te shtresave te kamura. I dashur, une po flas nga erresira; nuk me vjen turp e do te ta them, por mos u tremb, i dashur, une shitesha. Ne te vertete nuk u bera si ato qe quhen vajza rrugesh, nuk u bera nje prostitute, por prap e shisja veten. Pata miq te pasur, dashnore te kamur; ne fillim i kerkoja une ata, e pastaj me kerkonin ata mua, sepse une isha – a e ke vene re, valle, ndonjehere - shume e bukur. Secili, qe i jepesha, niste te me dashuronte; te gjithe me ishin mirenjohes, te gjithe vareshin pas meje, te gjithe me dashuronin –
vetem ti jo, vetem ti jo, i dashuri im!...

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:27

A po me perbuz tani qe po te zbuloj se e kam
shitur veten? Jo, e di qe ti s“me perbuz, e di qe ti i kupton te gjitha e se do
ta kuptosh edhe qe une e bera kete vetem per ty, per “unin” tjeter tendin, per
femijen tend. Atehere, ne ate salle te klinikes, e kisha prekur me dore tmerrin
e varferise; e dija, qe ne kete bote viktime eshte gjithmone i varferi, i
shtypuri, i poshteruari dhe, per asnje ēmim, nuk desha qe femija yt, femija yt
gazmor e i bukur, te rritej atje poshte ne llum, ne erresiren shtypese te
rruges, ne ajrin e helmuar te ndonje bodrumi. Goja e tij e vogel s“duhej te
mesonte gjuhen e kanaleve, trupi i tij i bardhe s“ duhej t“i njihte rrobat e
leckosura e te pista te mjerimit – femija yt duhej t“i kishte te gjitha, te
gjithe pasurine, te gjitha lehtesite e botes; ai duhej te ngrihej deri te ti, te
sfera e jetes sate…

Prandaj, vetem per kete, i dashuri im, u shita. Ky
s“ishte ndonje therorizim per mua, sepse ēfare quhet ne pergjithesi nder dhe
turp, per mua ishte e pakuptimte: ti s“me dashuroje, ti, i vetmi te cilit i
perkiste trupi im; prandaj s“me interesonte fare se ē“do te ngjiste me trupin
tim. Edhe ledhatimet e burrave, bile edhe ndjenjat e tyre me te thella, s“me
preknin aspak, megjithese disa prej tyre me duhej t“i nderoja shume dhe,
megjithese meshira qe ndjeja per dashurine e tyre te paperfillur, me trondiste
shpesh here, kur kujtoja fatin tim. Te gjithe ata qe njoha, qene te dashuruar me
mua, te gjithe me llastonin, te gjithe me respektonin. Ndermjet tyre ishte edhe
nje i ve dhe i shkuar ca nga mosha, po ai, te cilit i rane kembet neper dyert e
botes per te rregulluar pranimin e femijes pa baba, e femijes tend - ai me donte
si vajzen e vet. Tri - kater here me propozoi per martese – sot mund te isha
zonje e nje keshtjelle magjike, mund ta ndjeja veten te shkujdesur, sepse femija
do te fitonte nje baba te dhembshur, i cili e adhuronte, kurse une do te kisha
nje bashkeshort te urte, fisnik e te mire. Nuk e bera kete, megjithese e plagosa
aq fort me mospranimin tim. Ndoshta bera marrezi, sepse tani do te jetoja diku e
qete dhe e rehatuar, dhe ky femije i dashur bashke me mua, por - e pse mos te ta
them – nuk desha te lidhesha kurrsesi, desha te isha e lire per ty ne ēdo ore!


Diku ne thellesine e shpirtit tim, ne ikoshiencen e qenies sime, jetonte
akoma endrra e vjeter femijerore, se ti do te me therrisje ndoshta edhe nje here
prane teje, qofte edhe per nje ore te vetme. Dhe, per kete ore te mundshme, une
i shporra te gjitha te mirat, vetem e vetem per te qene e lire per ty, per
thirrjen tende te pare. E ē“ishte valle e gjithe jeta ime qysh nga femijeria?
Vetem pritje, pritje per te plotesuar ēdo vullnet tendin!

Dhe kjo ore
erdhi me te vertete. Por ti s“e mban mend, ti s“e kujton, i dashur! Edhe ne ate
ore nuk me njohe – kurre, kurre, kurre nuk me ke njohur! Edhe here te tjera te
kisha takuar shpesh: neper teatrot, neper koncertet, ne bulevard, ne rruge – ēdo
here me dridhej zemra, por ti s“me vije re: natyrisht qe nga jashte isha
ndryshuar krejt, vajza e turpshme tani ishte bere grua, nje grua e bukur - siē
me thoshin – e veshur me rroba te ēmueshme dhe e rrethuar nga admirues. E si do
te mund ta kuptoje ti se une isha ajo vajza e atehershme, qe e njohe ne
mugetiren e dhomes sate!...

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:27

Ngandonjehere ndonjeri prej zoterinjeve, me te
cilin isha e shoqeruar, te pershendeste.Ti ia ktheje pershendetjen dhe me
sodisje mua: veshtrimi yt ishte i sjellshem, por i huaj, e aprovoje bukurine
time, por s“me njihje me ate veshtrim te huaj, tmerrisht te huaj. Njehere –
akoma me bie ndermend – kjo mosnjohja, me te cilen pothuajse isha mesuar, m“u be
nje torture perveluese: po rrija me nje mik ne llozhe te teatrit, kurse ti kishe
zene vend ne nje llozhe fqinje. Pas uvertyres u shuan dritat dhe une s“munda te
ta dalloj fytyren, vetem se frymemarrjen tende e ndjeva aq prane meje, sa edhe
ne ate nate dashurore: mbi parmakun e mendafshte qe ndante llozhat tona, ishte
mbeshtetur dora jote, dora jote fine e delikate. Dhe menjehere me pushtoi
deshira e ēmendur qe te perkulesha e ta puthja me pervuajtje ate dore te huaj e
aq fort te dashur, shtrengimin e bute te se ciles e pata ndjere dikur. M“u desh
qe ta permbaja shume veten – sepse aq me fuqi po i terhiqte buzet e mia dora
jote e dashur! Pas mbarimit te aktit te pare, e luta mikun tim qe te shkonim.
Nuk duroja me dot qe ne erresire te te ndjeja aq te huaj dhe aq
prane!

Por ora erdhi… Ajo erdhi edhe nje here, edhe nje here te vetme ne
jeten time te nxire. Ngjau pikerisht perpara nje viti, diten pas ditelindjes
sate. Ēudi: nder gjithe ato ore me rrinte mendja po te ti, sepse datelindjen
tende e kremtoja gjithmone si nje feste. Kisha dal ne mengjes heret per te blere
trendafilat e bardhe, qe t“i dergoja per ēdo vit, si kujtim i nje ore qe ti e
kishe harruar. Pasdreke dola ne shetitje me djalin, e ēova ne nje pastiēeri dhe
ne mbremje ne teater: desha qe edhe ai, pa e ditur rendesine e saj, ta ndjente
kete dite qe ne vegjeli, si nje feste mistike. Te nesermen e kalova me mikun tim
te atehershem, me te cilin jetoja bashke qysh prej dy vitesh. Sikurse te tjeret,
edhe ai me adhuronte, me llastonte dhe donte te martohej me mua; por une e
refuzoja po me ato pretekste, ne dukje te pathemelta, megjithese, si mua ashtu
edhe djalin, na mbushte me dhurata. Nga ana tjeter, edhe si njeri ishte mjaft i
dashur me ate butesi te heshtur e pak si prej skllavi. Ne shkuam se bashku ne
nje koncert; atje takuam nje shoqeri gazmore dhe shkuam per darke ne nje
restorant te degjuar. Dhe atje, mu ne mes te muhabetit dhe te te qeshurave, une
propozova te shkonim edhe ne nje lokal vallezimi.Te tille lokal nate, me
alegrine e tyre te vazhdueshme alkoolike, s“me kishin pelqyer kurre, dhe
gjithmone i pata kundershtuar propozimet e tilla; porse kete radhe – e pushtuar
nga nje force magjike e pakuptueshme, e cila me shtyu ta bej, ashtu pa pritur e
pa e ditur ate propozim ashtu ne mes te gjitheve – ndjeva pernjeheresh nje
deshire te ēuditshme, sikur ta dija qe atje po me priste diēka e
jashtezakonshme. Te mesuar te ma benin gjithmone qejfin, ata u ngriten qe te
gjithe dhe ne u drejtuam per atje; ia shtruam me shampanje dhe pernjeheresh mua
me pushtoi nje gaz i ēmendur, nje gazmaraz, pothuajse theres e plot dhembje,
ashtu siē nuk e mbaja mend kurre. Piva e piva pa pushim, kendova bashk me te
tjeret kenget e shthurura dhe ndjeva shtytjen e pamposhtur qe te vallezoja e te
klithja. Por pernjeheresh leviza nga vendi e m“u duk sikur mbi zemer m“u shtri
diēka e ftohte ose tmerrisht perveluese: ne tryezen fqinje rrije ti me disa
shoke dhe me sodisje me nje veshtrim qe shfaqte mrekullim dhe deshirim, me
njeren nga ato veshtrimet e tua, te cilat ma dritheronin perhere te gjithe
trupin...

Per te paren here, pas dhjete vjetesh, ti me veshtrove perseri
me gjithe forcen e apasionuar te qenies sate. Nisa te dridhesha: perpak sa nuk
me ra nga dora gota e ngritur. Fatmiresisht shoket e tryezes nuk e vune re
hutimin tim: ai humbi ne buēimen e gajasjeve dhe muzikes. Gjithmone e me
pervelues po behej veshtrimi yt, duke me zhytur te teren ne zjarre. Nuk po e
kuptoja dot: a me kishe njohur me se fundi, apo me deshiroje serish, si nje
femer tjeter, te huaj? Gjaku me hipi ne koke dhe shokeve u pergjigjesha pa e
patur fare mendjen tek ata. Ti sigurisht e vure re sa u hutova nga veshtrimi yt.
Pa u kuptuar nga te tjeret me bere nje shenje me koke, qe te dilja per nje ēast
jashte, ne paradhome. Pastaj ti pagove me njefarlloj krenarie, u ndave nga
shoket e tu te tryezes dhe dole duke me dhene te kuptoj edhe nje here se do te
me presesh jashte. Une nisa te dridhesha si nder ethe, nuk isha ne gjendje t“i
pergjigjesha me askujt, nuk munda te zoteroja me gjakun tim te
trazuar!

Rastesisht , ate ēast, nje ēift filloi te kercente nje valle te
re te ēuditshme, duke perplasur takat e leshuar ca britma te mprehta dhe kete
ēast une e shfrytezova.U ngrita nga vendi, u thash shokeve te mi se do te
kthehesha shpejte dhe te ndoqa nga pas. Jashte, ne paradhome, ti qendroje prane
garderobes duke me pritur. Fytyra jote u ēel posa me pe. Me buzeqeshje me dole
perpara; e kuptova menjehere se ti s“me kishe njohur, s“e kishe njohur as
femijen dhe as vajzen e dikurshme – edhe nje here ti po e shtrije doren drejte
meje, duke me konsideruar si nje te re, si nje te panjohur . ”A do te keni edhe
per mua ndonje ore kohe“, me pyete me perzemersi. Ne sigurine e te folurit tend
e ndjeva se ti po me merrje per ndonje nga ato femrat qe shiteshin per nje nate.
”Po”, te thashe, dhe ishte po ajo “po” e dridhshme e prapeseprape pranuese, qe
ta tha ajo vajza ne mugetiren e rruges tende perpara mese dhjete vjetesh .”Dhe
kur mund te shihemi?”, me pyete ti perseri. “Kur te doni”, t“u pergjigja – prej
teje nuk me vinte turp. Ti me veshtrove pak i habitur, po me ate habine dyshuese
dhe kurreshtare si atehere, kur perseri te pati ēuditur shpejtesia e pranimit
tim. “A mund te vini tani?“, vazhdove pak me hezitim. “Po”, te thashe,
“shkojme“!

U drejtova nga garderoba per te marr mantelin tim. Atehere u
kujtova se shoku im e kish me vete numrin per te dy mantelet tone qe kishim
dorezuar. Te kthehesha e t“ia kerkoja, ishte gje qe s“behej pa ndonje shkak
bindes; nga ana tjeter, nuk desha kurrsesi ta humbisja kete ore qe do ta kaloja
me ty, kete ore te deshiruar prej aq vjetesh! Keshtu qe nuk ngurrova asnje ēast:
hodha vetem shallin permbi fustanin e ballos dhe dola ne erresiren plot me
mjegull e lageshtire, pa e ēare koken per mantelin, pa e ēare koken per ate
njeriun bujar e te dashur, me parate e te cilit po jetoja qysh prej dy vjetesh
dhe qe tani, nder syte e shokeve te tij po e poshteroja sa s“kishte ku te vente
me; e bera budalla, te cilit dashnorja i iku pas sa vjetesh, me te degjuar
fishkellimen e pare te nje mashkulli te huaj… Oh, une e kuptoja fort mire
poshtersine, mosmirenjohjen dhe turpin qe po i shkaktoja nje miku te ndershem, e
kuptoja qe po veproja ne menyre qesharake dhe me ēmendurine time po plagosja per
vdekje dhe pergjithmone nje njeri te mire; e kuptoja qe po shkaterroja jeten
time – por ē“ishte valle per mua miqesia dhe ekzistenca, perpara padurimit qe te
ndjeja edhe nje here buzet e tua, te degjoja edhe nje here me veshet e mi fjalet
e tua te embela!

Keshtu te pata dashuruar – tani mund te ta them, tani,
kur ēdo gje kaloi dhe u tret... Dhe besoj, se po te me therrasesh tani nga
shtrati i vdekjes, do te me vinte pernjeheresh fuqia e do te ngrihesha per te
rendur te ti, per te shkuar me ty…

Perpara hyrjes qendronte nje veture e
ne u nisem per te ti. Perseri e degjova zerin tend, e ndjeva pranine tende te
dashur, dhe prape u deha, u hutova si nje femije e lumtur, tamam si atehere… Se
si i ngjita perseri ato shkalle, pas me teper se dhjete vjetesh - jo, jo, nuk
mund te ta pershkruaj dot se si ne ato ēaste e ndjeja ēdo gje dyfish: te
kaluaren e te tashmen, dhe mbi te gjitha vetem ty, vetem ty!

Ne dhomen
tende kishte shume pak ndryshime: disa piktura me teper dhe me shume libra,
atje-ketu ndonje orendi e re, por te gjitha me dukeshin te njohura. Dhe mbi
tryeze qendronte vazoja me trendafilat e mi, qe t“i pata derguar nje dite me
pare per ditelindjen tende… si kujtim i asaj qe ti nuk e mbaje mend, qe ti nuk e
njohe as tani, kur te rrinte aq prane, dore ne dore, buze me buze. E megjithate
me vinte mire qe ti perkujdeseshe per ato lule: sepse keshtu ekzistonte, pra,
rreth teje nje fryme e qenies sime, nje arome e dashurise sime…

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:28

Me more ne krahe. Perseri kalova me ty nje nate te tere te mrekullueshme. Por
edhe ashtu te zhveshur, ti nuk me njohe. E lumtur i durova perkedheljet e tua te
sprovuara dhe vura re se pasioni yt s“bente asnje dallim midis nje dashnoreje
dhe nje qe mund te blihej. Kuptova qe ti jepeshe i teri pas deshires tende me
gjithe pasurine dhe vrullin e ndjenjave te qenies sate. Ti ishe aq i dashur e i
bute me mua, me ate femer qe e kishe marre nga lokali: ishe aq fisnik, i
perzemert e plot nderim dhe njekohesisht aq i zjarrte ne shijimin e femres.
Perseri, e dehur nga nje lumturi qe e njihja, e ndjeva ate dyzim te pashembullt
te qenies sate – pasionin e sporovuar shpirteror ne ate truporin, me te cilin me
kishe bere per vete qysh ne femijeri. Kurre tek nje mashkull i dashuruar s“pata
njohur nder ēaste te tilla nje zjarr kaq te forte, nje shperthim dhe ndriēim te
tille, qe buronte nga thellesia e shpirtit – por natyrisht per t“u shuar pastaj
ne nje harrese te pafundme, pothuajse ēnjerezore…

Por edhe une e harrova
veteveten: valle, cila isha une tani atje ne erresire, atje prane teje? A isha
ajo femija e perveluar e atehereshme, a isha nena e djalit tend, apo isha ajo
gruaja e huaj e restorantit? Ah, ēdo gje ishte aq e njohur per mua dhe e jetuar
dhe prape aq e re dhe dehese ne ate nate dashurie! Dhe lutesha qe asaj nate te
mos i vinte kurre fundi. Por mengjesi erdhi, dhe ne u ngritem vone. Ti me ftove
qe te hanim bashke. Duke bere muhabet, pime ēajin, te cilin nje dore sherbyese e
padukshme e kish pergaditur ne menyre diskrete ne dhomen e bukes. Perseri ti me
fole ne ate menyren tende te perzemert e te hapur dhe pa asnje pyetje, pa
shfaqur asnjefare kurreshtje rreth personit tim, s“me pyete as si quhesha e as
ku banoja, per ty une isha perseri nje aventure, nje e paemer, nje ore e

zjarrte, e cila tretet pa lene gjurme ne tymin e harreses. Me tregove se
shpejte do te niseshe jashte vendit, ku do te rrije nja dy-tre muaj: qe tani
filloi te me godas ne vesh, si ēekan, e verteta: ēdo gje kaloi, kaloi… e perseri
ai do te me harroje!

Isha gadi te bija ne gjunje perpara teje e te
klithja: “Merrme me vete qe te me njohesh, me se fudi pas kaq vitesh! ”Por kisha
aq frike, isha aq burracake, aq skllave dhe e dobet perpara teje? Munda vetem te
belbezoj: ”Sa keq”! Ti me veshtrove dhe me buzeqeshe: ”Vertet te vjen
keq”?!

Sakaq me pushtoi nje vale e papritur egersie. U ngrita dhe t“i
mbertheva syte fort. Pasatj fola: ”Edhe ai qe kam dashuruar, keshtu largohej
gjithmone”. Te veshtrova mu ne bebzen e syrit: ”Tani do me njoh!”, fliste e
jehonte ēdo gje brenda meje. Porse ti me nenqeshe dhe me the me ton ngushellues:
”Te ikurit kthehen perseri”.
-“Po”, tu pergjigja, “kthehen perseri, por
atehere te kane harruar”!

Ne menyren se si t“i thash ato fjale duhej te
kish qene diēka e veēante, nje diēka tmerresisht e ndjeshme. Sepse edhe ti u
ngrite ne kembe dhe me veshtrove i habitur e plot dashuri. Pastaj m“i vure duart
mbi supe: “Ēfare eshte e mire nuk harrohet, ty kurre nuk do te te harroj “, me
the dhe shikimi yt u fundos thelle brenda meje, sikur desh te me perpinte. Dhe
kur e ndjeva ne vetvete kete veshtrim zhbirues

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:28

Por ti nuk me njohe. Jo. ti nuk me njohe, kurre
s“kam qene per ty aq e huaj, sa ne ate cast, sepse ndryshe ti s“do te mund ta
beje kurre ate qe bere disa minuta me vone. Me puthe, me puthe edhe nje here
plot afsh e mall. M“u desh qe t“i rregulloja floket e shpupurisur perpara
pasqyres dhe, ndersa po rrija perpara saj, te vura re - dhe pandeha se do te
rrezohesha nga turpi e tmerri – te vura re nga pasqyra se si ti, ne menyre te
fshehte, fute disa kartmonedha ne mufin tim. As vete nuk e di qysh u permbajta
pa klithur, pa te goditur ne fytyre ne ate ēast…

Ti po me paguaje per
ate nate… mua, qe te dashuroja qe ne femijeri, mua, nenen e djalit tend! Nje
prostitute e “Tabarinit” isha per ty, dhe asgje me teper – mua po me paguaje, po
me paguaje! Sikur nuk mjaftonte qe isha e harruar prej teje – tani duhej edhe te
poshterohesha!

U sula drejt gjerave te mia. Desha te ikja, te
largohesha, te arratisesha sa me shpejt andej. Dhembja ishte teper e madhe,
teper therese. Mora kapelen qe e pata lene mbi tryeze, prane vazos me
trendafilat e bardhe, trendafilat e mi. Atehere me pushtoi nje ndjenje e
fuqishme e pamposhtur: edhe nje here doja ta provoja te te shkund nga harresa:
”A s“me jep nje nga trendafilat e tu te bardhe ”?
- “Po si jo”, m“u
pergjigje dhe i rrembeve menjehere.
- “Por ndoshta ato te jane dhuruar nga
nje grua, nga nje grua qe te dashuron”, te thash une.
- ”Ndoshta”, ma prite
ti : ”Une se di. Ato m“i kan derguar, por nuk e di se kush, prandaj edhe i dua
kaq shume”.
Une t“i mbertheva syte: ”Ndoshta edhe ato t“i ka dhuruar
ndonjera qe ti e ke harruar”!
Ti me veshtrove i habitur, dhe perseri t`i
mbertheva syte fort. “Njihme, njihme pra!”, klithte i gjithe veshtrimi im. Por
syte e tu me qeshen butesisht pa kuptuar gje. Me puthe edhe nje here – por nuk
me njohe. U sula drejte deres, sepse e ndjeja qe po me mbusheshin syte me lote -
dhe s“desha qe te me shihje ne ate gjendje. Ngaqe po ikja me aq rrembim, ne
paradhome sa nuk u perplasa me sherbetorin tend. I matur dhe gjithnje i gatshem,
ai me hapi rruge dhe me hapi edhe deren e apartamantit, dhe atehere - ne ate
ēast te vetem, a me degjon - sapo e veshtrova me sy te perlotur plakun e mire,
ne veshtrimin e tij shkrepetiu pernjeheresh nje shkendije. Ne ate ēast te vetem,
a me degjon? Ne ate ēast plaku, i cili s“me kishte pare me qysh ne vegjeli, me
njohu… Une do te mund te gjunjezohesha perpara tij dhe t“i puthja duart pse me
njohu! Por me shpejtesi nxora nga mufi kartmonedhat, me te cilat me torturove aq
shume, dhe ia lash ne dore. Ai u drodh e me veshtroi i trembur - ndoshta ne ate
ēast ai kuptoi me shume se ē“kishe kuptuar ti gjate gjithe ketyre viteve. Te
gjithe, te gjithe njerezit me paten perkedhelur, te gjithe ishin te dashur me
mua – vetem ti, vetem ti me harrove! Vetem ti , vetem ti nuk me ke
njohur!...

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:28





***


Dje me vdiq femija, femija yne - tani perveē teje, s“kam me asnjeri ne
kete bote qe ta dashuroj. Por kush je ti per mua, ti, qe s“po me njeh kurre,
kurre, qe kalon perpara meje si perpara ujit, qe shkel mbi mua si permbi nje
gur, qe largohesh gjithmone, gjithmone dhe me le ne pritje te
perhershme?

Nje here pandeha se do te mund te te mbaja, te te lidhja
brenda femijes sone, ty, te arratisurin. Por ai ishte femija yt dhe te ngjante
ty: edhe ai mbreme u largua nga une per te bere nje udhetim… me harroi, dhe tani
s“do te kthehet kurre me, kurre me…

Perseri mbeta vetem, me e vetmuar se
kurre. Nuk kam me asgje, asgje nuk kam nga ti: as femijen, asnje fjale, asnje
rresht, asnje kujtim… Dhe po te permendte ndokush perpara teje emrin tim, ai do
te te dukej i huaj. Perse te mos ta kem kete deshire per te vdekur, kur jam e
vdekur per ty, perse te mos largohem edhe une, kur ti me je larguar?

Jo,
i dashur, une nuk ankohem prej teje, nuk dua ta mbush me hidherim shtepine tende
te hareshme. Mos u tremb se nuk te merzis me. Me fal, por ishte e nevojshme qe
ta zbrazja njehere zemren ne kete ore, kur ai femije atje shtrihet i vdekur dhe
i braktisur. Vetem kete here m“u desh te flisja me ty – pastaj do te kthehem
perseri e heshtur ne erresiren time, siē kam qene gjithmone e heshtur para teje.
Por ti s“do ta degjosh kete britme sa te jem gjalle – vetem pasi te kem vdekur,
do ta marresh kete amanet nga njera e cila te pati dashuruar me fort se te
gjithe te tjerat dhe te cilen ti s“e njohe kurre…nga njera, qe te priti
gjithmone, por qe ti s“e therrite kurre. Ndoshta , ndoshta ti do te me
therrasesh pastaj, dhe une nuk do te dal per te paren here: nuk do te degjoj me
nga gjumi im i vdekjes!

S“po te le asnje fotografi dhe asnje shenje, po
ashtu siē nuk me ke lene ti asgje: kurre s“do te me njohesh, kurre. Keshtu ishte
e thene per mua ne jete – keshtu le te mbetet edhe ne vdekje. Nuk dua te te
therras ne kete ore te fundme te jetes sime: po iku, dhe ti s“do ta dish emrin
tim dhe s“do ta njohesh fytyren time. Po vdes, e lehtesuar, sepse ti s“do ta
ndjesh nga larg. Po te te hidheronte vdekja ime, atehere sdo te mund te vdisja…


Nuk mund te te shkruaj me... koka me eshte turbulluar... gjymyret me
dhembin, kam ethe... me duket se tani me duhet te shtrihem. Ndoshta shpejte do
te me vije fundi… ndoshta kete radhe fati do te tregohet i meshirshem dhe une
nuk do ti shoh ata, kur te vijne per te me marr femijen tim... Nuk mund te
shkruaj me… Lamtumire, i dashur lamtumire, une te falenderoj... Gjithēka ishte e
bukur, megjithese ndodhi keshtu... Dua te
te jem mirenjohese deri ne frymen
e fundit. Tani e ndjej veten mire: t“i tregova te gjitha, tani ti e di – jo, ti
vetem e ndjen – se sa fort te pata dashur... Dhe nga kjo dashuri s“do ta kesh
asnje barre. Ti s“do ta ndjesh mungesen time - kjo me ngushellon... Asgje s“do
te ndryshoj ne jeten tende te bukur e te ēelet... Me vdekjen time ty nuk po te
bej asgje... kjo me ngushellon, o i dashuri im!...

__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 17/5/2011, 17:29





…Po
kush... kush do te t“i dergoje tani trendafilat e bardhe per ditelindje? Ah, ajo
vazoja do te mbetet bosh!... Dhe fryma e paket, flladi i lehte i jetes sime, i
cili te rrethonte nje here ne vit, edhe ai do te tretet tani!

Degjom, i
dashur, po te lutem… eshte lutja ime e pare dhe e fundit qe po ta drejtoj … Bema
kete te mire, beje per mua: per ēdo ditelindje – qe eshte nje dite kur njeriu e
kujton veten e vet – merr ca trendafile te bardhe dhe veri ne vazon tende. Beje,
i dashur, beje, ashtu siē bejne te tjeret nje here ne vit, kur mbajne nje meshe
per nje te vdekur te dashur e te shtrenjet. Por une s“besoj me ne Perendine dhe
s“du meshe. Une besoj vetem ne ty… vetem ty te dashuroj dhe dua te vazhdoj te
jetoj vetem brenda teje… ah, vetem per nje dite ne vit, krejt, krejt e heshtur,
ashtu siē kam jetuar gjithmone prane teje… Te lutem, beje kete, i dashur...
eshte e para dhe e fundmja lutje qe po te drejtoj...

Te falenderoj... Te
dashuroj, te dashuroj...
Lamtumire…

***
Ai e leshoi
letren nga dora qe i dridhej dhe u zhyt ne mendime. Te ngaterruara iu ngjallen
kujtimet: nje femije fqinje, nje vajze, nje vajze ne lokalin e vallezimit - por
ishin kujtime te paqarta e te turbullta, po ashtu si zajet qe vezullojne e
dridhen pa forme ne fundin e ujit te rrjedhshem. Hijet vinin e shkonin, pa lene
asnje pamje te kthjellte. Iu zgjuan kujtime te ndjenjave, por prape s“po arrinte
t“i kapte dot. Iu duk sikur i kish pare ne enderr te gjitha ato pamje, i kish
pare shpesh dhe i kish perjetuar - por vetem ne enderr…

Atehere
veshtrimi iu ngul mbi vazon prej kristali te kalter qe ndodhej perpara tij, mbi
tryeze. Ajo ishte e zbrazet, per here te pare pas gjithe atyre viteve, e zbrazet
per ditelindjen e tij!

Pernjeheresh u drodh shpirt e trup: iu duk sikur
papritur, u hap nje dere e padukshme dhe nje rryme e ftohte ajri u derdh nga nje
bote tjeter ne dhomen e tij te qete. Ai ndjeu nje vdekje dhe ndjeu dashurine e
pavdekshme. Ne thellesine e shpirtit te tij u shpalos diēka dhe, pa e ndjere
trupin e vet, por i mbushur plot e perplot me ndjenja te zjarrta, e kujtoi te
Padukshmen, siē kujtohen tingujt e nje muzike te larget e te mekur

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 121181
<b>Pikėt</b> Pikėt: 257744
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga LePuRuShJa prej 18/5/2011, 15:54

Sad Sad Sad Sad

E bukur si histori, e kamė lexuar tė gjithė ,,, gabim kjo qė si ka tregu ,,, por ndoshta mund tė mos jetė e vėrtetė si histori sepse nėse e do dikė kaq shumė sdo kishte pėrfunduar kurrė kėshtu .......



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Vizitor prej 18/5/2011, 15:55

eh prah kjo keq shum qe si ka tregu nese e don shprehe dashurin me mir se sa me vujt ter jeten

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 121181
<b>Pikėt</b> Pikėt: 257744
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga LePuRuShJa prej 18/5/2011, 15:57

Pikėrisht pra .... Tė kalosh me dikė dhe mos ti shprehėsh atė ēfarė ndjenė... vuajtje e dyfishtė ...

Dhe ai qė skishte kuptuar asgjė .... diēka qesharake me trėndafilat pėr ēdo vitė ...



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



Burrelsja
ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

<b>Shteti</b> Shteti: Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 21/02/2013
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 1392
<b>Pikėt</b> Pikėt: 2733
<b>Votat</b> Votat: 21
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Gangstere_me_fam

Buzqeshje Re: Trėndafilat e bardhė

Mesazh nga Burrelsja prej 2/7/2013, 10:45

Sot je shum larg meje

Rri ulur pran dritares ,jasht filloi te bjer shi ,kam menduar shum per ty keto dit mund te then se me mungon shum .sa shum mendime me vijn ne kok dhe sille rrotull eshte kujtimi yt shpesh me duket se do te hysh ne der me buzqeshjen tende si te mos kishe ikur kurr . e di mir nje gje faji dhe pendimi me ndjekin . Perse ... perse nuk te thash sa shum te doja?
Sot je shum larg meje, deshiroj shum te merrja doren tende dhe te ulesha bashk me ty ,pa then asnje fjal me goj dhe te te thosha gjithcka me zemer . Ne fakt , me jep ankth kjo largesi dhe po te mundja ne ket moment do te isha ne krahun tend ,te te thosha se je shum e nendeshishme per mu dhe te adhuroj se tepermi . Edi se pse nuk te kam than asnjehere ? pergjigja eshte e thjsht ,sepse mendoj se fjalet ishin teper . Po vuaj shum qe nga ikja jote , me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje ,sepse sepse nuk te thash kurr at se sa te doja , prandaj edhe sot po e shkruaj ket leter .
Kam nevoj te qaj , te shfryhem njeher e pergjithmon . sepse ,ne qoftse vazhdoj para tjeterve te dukem se jam mir ,se asgje nuk me poepukon trishtimin qe ma le ti , do tme shkatrroj qdo dit e me shum .pse nuk kthehesh tash Huh? kam nevoj per ty .. do te isha shum i lumtur po te shihja perdit parasqyrimin tim ne syt e tu , te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim , te thithja ajrin qe thit ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur . Ne qoft se lexon ket leter , do ta shohesh se qdo fjal e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymarrje dashurie per ty . edhe pse kam nje bindje se ndoshta keta rreshta ske per ti lexuar kurr .
Sa mir do te ishte sikur ta kisha shkruar me par ket leter , sepse nuk do te ikja kurr pa e ditur sa te doja

    Ora ėshtė 23/10/2014, 07:52