BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Njehere e nje kohe,nje tregtar,dergoi te birin e tij qe te mesonte sekretin e lumturise tek me i mencuri dhe i urti i te gjithe njerezve.

Djali udhetoi i rraskapitur per dyzet dite ne shkreterire,derisa arriti ne nje keshtjelle te mrekullueshme ne majen e nje mali.Atje jetonte ''I Urti'' qe kerkonte djali.

Ne vend qe te gjente nje njeri te shenjte...heroi yne hyri ne nje salle ku mbreteronte nje nje levizje e pareshtur,nje zhurme e madhe,nje gjendje e cmendur:

tregtare qe hynin e dilnin,gjithandej grupe te vegjel qe flisnin me ze te larte,nje orkesterz qe luante melodi te embla. Diku aty ishte edhe nje tavoline e mbushur plot e perplote me te gjitha llojet e gjelleve me te shijshme dhe me te famshme te asaj krahine.

''I Urti'' fliste me te gjithe,ndaj djalit i duhej te priste dy ore qe t'i vinte radha per tu pritur nga ai.

''I Urti'' e degjoi me vemendje arsyen e vizites se djalit,por i tha djalit qe ne ate moment nuk kishte kohe te mjaftueshme qe t'i shpjegonte atij sekretin e lumturise.Edhe i sugjeroi qe te bente nje shetitje neper pallat e te kthehej pas dy oresh.

Nderkohe dua te te kerkoj nje nder,i tha plaku,duke i dhene ne dore nje luge te vogel caji,ne te cilin hodhi dy pika vaj.

''Kur te ecesh,mbaje kete luge ne dore edhe ki kujdes mos te rrezosh ne toke pikat e vajit''.

Djali filloi te ngjiste e zbriste shkallet e gjata te pallatit,duke mos i shkeputur syte per asnje moment nga pikat e vajit ne lugen qe mbante ne dore.Ne krye te dy oreve ,djali rikthehet tek ''I Urti''.

Atehere me thuaj i thote ''I Urti'', a i pe qilimat e mrekullueshem persian qe kam ne dhomen e ngrenies? Po kopshtet e mrekullueshme qe rrethojne keshtjellen,a e di iu deshen plot 10 vjet,mjeshtrit te kopshtareve per t'i krijuar?Po pergamenat e bukura qe ndodhen ne biblioteken time, a i vure re?

Djaloshi i turperuar,i rrefeu qe nuk kishte pare asnje gje.Shqetesimi i tij i vetem ishte qe te mos rrezonte ne toke pikat e vajit qe ''I Urti'' i kishte besuar,per t'i mbajtur me shume kujdes.

Epo mire,nuk ka gje,i kthehet ''I Urti'',ktheu pas dhe shiko nje nga nje mrekullite e botes sime.Nuk mund te kesh kurre besim tek nje njeri,nese nuk i njeh mire shtepine e tij.

I qetesuar,djaloshi me lugen ne dore,rifilloi te shetiste pallatin,por kesaj here,duke verejtur me kujdesin me te madh te gjitha veprat e artit te varuara ne tavan dhe mure.

Veshtroi kopshtet,malet rrethues,brishtesine e luleve,thjeshtesine dhe shijen me te cilen cdo veper arti ishte vendosur ne vendin e duhur,ne harmoni te plote me gjithcka qe e rrethonte.

Ne kthim,kur ritakoi ''Te urtin'',rrefeu dhe pershkroi me zellin me te madh gjithcka qe kishte pare ne pallat,ne cdo detaj.

Po pikat e vajit,qe te lashe nen kujdesje,ku i ke?- pyeti '' I Urti''.

Duke pare lugen,djali vuri re qe i kishte rrezuar pikat e vajit.

''Ja pra,i tha ''I Urti'' – Sekreti i Lumturise eshte te arrish te shikosh te gjitha mrekullite e botes ne cdo detaj,pa harruar per asnje moment dy pikat e vajit qe mban me vete ne luge.'





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto