BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Dy gara dhe dy fitore pėr Sebastian Fetel nė kėtė sezon tė ri tė Formulės 1. Gjermani i skuadrės Red Bull ka dominuar edhe nė garėn e Malajzisė, tė cilėn e startoi nga vendi i parė.

Fetel bėri njė start mjaft tė mirė duke mbajtur pas Hamilton e dy makinat Renault tė cilat u afruan ndjeshėm por vetėm nė start.

Kampioni i botės tregoi edhe nė kėtė fundjavė se edhe pa ndihmėn e sistemeve shtesė arrin tė jetė dominues dhe shumė i shpejtė, duke paralajmėruar tė gjithė rivalėt e tij se nuk do ta kenė tė thjeshtė pėr t’i rrėmbyer kurorėn.

Ndėrkohė tė dy pilotėt e skuadrės McLaren kanė zhvilluar njė garė nė sulm, duke synuar tė dy podiumin. Xhenson Baton ia del mbanė mjaft mirė tė kalojė i dyti finishin, pėr tė lėnė pas Nik Haidfeld, i cili konfirmon njė gjendje tė mirė tė Renault, pasi pėrballoi pėr disa xhiro radhazi sulmet e pilotit tjetėr tė skuadrės Red Bull, Mark Veber i cili e mbylli kėtė garė nė vendin e katėrt.

Kur kishin mbetur pak xhiro nga fundi Alonso e Hamilton u gjendėn nė duel me njėri-tjetrin pėr vendin e tretė tė podiumit, por nxitimi i spanjollit solli njė incident me Luis Hamilton duke i detyruar tė dy pilotėt tė kryenin nga njė pit-stop mė shumė nga c’ishte parashikuar, mė pas Alonso e kalon finishin nė vendin e gjashtė ndėrsa Hamilton nė tė shtatin.

Njė tjetėr garė e vėshtirė ka qenė kjo pėr Mikael Shumaker, i cili mes duelit e me Kobajashin dhe gjendjes jo tė mirė tė Mercedes-it tė tij e mbyll Cmimin e Madh tė Malajzisė nė vendin e nėntė. i pafat ka qenė edhe Vitali Petrov i cili humbet kontrollin e makinės sė tij nė njė moment tė mirė tė garės pėr tė, por qė e mbyll atė nė vendin e 17-tė.

Gara e radhės do tė jetė Cmimi i Madh i Kinės fundjavėn e ardhshme.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto