Duka: Trajneri, i huaj dhe me banim nė Shqipėri

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Duka: Trajneri, i huaj dhe me banim nė Shqipėri

Mesazh nga Albatros prej 19/4/2009, 23:20

Brenda 10 ditėve presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, premton trajnerin e ri tė kombėtares

Largimi edhe zyrtarisht i trajnerit Ari Han, i hap rrugė gjetjes sė zėvendėsuesit tė tij, i cili do ta drejtojė kombėtaren shqiptare nė tri ndeshjet e mbetura tė kėtyre eliminatoreve pėr Botėrorin Afrikan, por edhe gjatė edicionit tė ardhshėm, pėr Europianin e vitit 2012. Tashmė ėshtė hapur ankandi pėr kėtė post nga ana e FSHF-sė, por akoma nuk ėshtė konkluduar pėr emrin mė tė pėrshtatshėm pėr tė marrė drejtimin e Shqipėrisė. Dje, presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, i cili ka qenė gjatė paradites nė ambientet e federatės, ka zbardhur disa nga detajet qė kanė tė bėjnė me trajnerin.


Trajner i huaj pėr kombėtaren


"Do tė jetė trajner i huaj, ashtu si kemi vepruar deri tani". Kėto janė fjalėt e presidentit tė FSHF-sė, i cili dje, me deklaratėn e tij pas shkarkimit zyrtar tė Ari Hanit, kishte lėnė tė kuptohej se mund tė ishte edhe trajner shqiptar.

Federata ka pranuar se kanė mbėrritur nė tryezė disa emra, por Duka shprehet skeptik pėr sa u takon trajnerėve qė janė afruar deri nė kėtė moment pėr kombėtaren shqiptare. "Janė disa emra, por pėr momentin asnjė prej tyre nuk na bind. Po punojmė pėr tė gjetur njeriun mė tė pėrshtatshėm.

Deri tani nuk mund tė themi me siguri se kush mund tė jetė pasuesi i Hanit," - ka deklaruar kreu i FSHF-sė. Tradita e trajnerėve tė huaj, qė nis qė nga viti 2002, do tė vazhdojė edhe me pasuesin e Hanin. Kombėtaren e Shqipėrisė, gjatė erės "Duka", e kanė drejtuar katėr trajnerė tė huaj, ndėrkohė qė i ėshtė hapur rruga tė pestit.


S'ka kohė, zgjidhet brenda 10 ditėsh


Kombėtarja shqiptare ka njė ndeshje shumė tė vėshtirė mė 6 qershor me Portugalinė nė "Qemal Stafa", njė motiv mė shumė pėr tė pėrshpejtuar procedurat pėr zėvendėsimin e Hanit. Trajnerit tė ri do t'i duhet kohė nė fillim pėr t'u njohur me futbollistėt, pastaj pėr tė ndėrtuar njė grup tė mirė pėr ta pėr pėrballuar me sukses kėtė sfidė.

Sigurisht, nuk do tė ketė presion pėr rezultatin, por do tė jepen detyra tė posaēme pėr tė konsoliduar njė skuadėr qė nuk ngjante si e tillė nė ndeshjet e fundit eliminatore. "Ju siguroj qė do tė zgjidhet brenda 10 ditėsh, pasi nuk mund tė presim mė gjatė pėr shkak tė ndeshjes me Portugalinė. Trajneri i ri duhet ta fillojė sa mė shpejt punėn, pasi koha deri nė kėtė datė ėshtė shumė e shkurtėr," - ka saktėsuar Armand Duka.


Modeli "Rehagel", i duhuri pėr Shqipėrinė


Kritikat e ashpra nė drejtim tė FSHF-sė duket se nuk kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr. Trajnerit qė do ta drejtojė kombėtaren shqiptare do t'i vihen disa kushte, pėr tė mos e pėsuar si nė rastin e Hanit. Kushti kryesor i presidentit Duka ėshtė qėndrimi i pėrhershėn i trajnerit nė Shqipėri, nė mėnyrė qė ta njohė sa mė mirė futbollin shqiptar, tė bashkėpunojė me trajnerėt e tjerė tė ekipeve kombėtare dhe tė zbulojė talentet e kampionatit shqiptar.

"Ai qė do tė vijė do tė qėndrojė mė shumė kohė nė Shqipėri. Nuk do tė vijė nė Tiranė vetėm pėr grumbullimin e kombėtares, por do tė jetojė kėtu, pėr t'u njohur sa mė mirė me ambientin. Janė shumė arsye pse trajneri duhet tė jetojė nė vendin tonė," - ka saktėsuar presidenti i FSHF-sė, Armand Duka.

Modeli qė ka zgjedhur fqinja jonė, Greqia, ėshtė ai qė ka zgjedhur edhe kreu i FSHF-sė. Oto Rehagel jeton prej gati 10 vjetėsh nė Greqi, me tė cilėn ėshtė shpallur kampion Europe nė vitin 2004. "Kėrkojmė tė marrim njė trajner jo vetėm pėr njė edicion, por pėr shumė kohė, nė mėnyrė qė tė mos e ndėrpresė pėrgjysmė punėn," - ka vijuar mė tej Duka.


    Ora ėshtė 22/7/2019, 20:23