Albėrie Hadėrgjonaj: U martova qė 15 vjeē

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 114565
<b>Pikėt</b> Pikėt: 245339
<b>Votat</b> Votat: 304
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Albėrie Hadėrgjonaj: U martova qė 15 vjeē

Mesazh nga LePuRuShJa prej Fri 11 Mar 2011 - 10:45



Nė moshėn 16- vjeēare ėshtė bėrė nėnė. Nė moshėn 18-vjeēare ėshtė bėrė pėrsėri me njė vajzė tjetėr.

Ēfarė tė shkruaj pėr Albėrie Hadėrgjonajn, pėr kėtė kėngėtare legjendė qė ēdo shqiptar e ka nė zemėr dhe vendlindja i ka dhėnė titullin e madh “Nderi i Kosovės”. E njohur nga kėngėt magjepsėse tė saj, kjo kėngėtare gjeni me zė brilant dhe shpirt tė madh, ėshtė edhe njė grua e mrekullueshme dhe njė nėnė shumė e zonja. E adhuruar nga njerėzit e thjeshtė, por dhe nga politikanėt mė tė pushtetshėm nė Shqipėri dhe nė Kosovė , qė nga ish Presidenti Rugova, Presidenti Bexhet Pacolli, Ramush Hajradinaj dhe shumė tė tjerė, tė cilėt e ftojnė vazhdimisht nė ēdo aktivitet tė rėndėsishėm. Albėria ka lindur nė Deēan , aty ka kaluar fėmijėrinė, njė fėmijėri sa tė bukur aq dhe tragjike, pasi kurrė nuk ka mundur ta njoh babanė e saj. Ka qenė 8 -muajshe nė barkun e nėnės sė saj kur babai i saj ka vdekur nė Gjermani. Nė vitin 1988, e detyruar nga reprezaljet serbe emigron nė Amerikė. Nė Shqipėri ka ardhur nė fillimet e demokracisė. Debutimin e parė nė skenėn shqiptare e ka bėrė te spektakli “12 nė Hollivud”. Ka kaluar njė jetė me plot suksese dhe aventura; ėshtė martuar nė moshėn 15- vjeēare. Nė moshėn 16- vjeēare ėshtė bėrė nėnė. Nė moshėn 18-vjeēare ėshtė bėrė pėrsėri me njė vajzė tjetėr. Historia dhe kontributi i saj nė skenė dhe nė jetė ėshtė aq i madh se nuk do ta nxinin jo dy faqe gazeta, por as disa libra tė tėrė. Ajo merr aq shumė kėrkesa pėr tė kėnduar, sa tė gjitha uikendet i ka tė zėna. Sapo ka nxjerrė nė treg albumin “Kur nuk shkon, nuk shkon”. Albumi ėshtė publikuar nga Shtėpia e Produksionit “Alba Treid Muzik”. Ky album sjell rryma tė ndryshme. Kompozitorė janė po ata qė ajo ka punuar ndėr vite, si, Luan Zhegu, Aleks Presheva, Florian Mumajezi, tė cilėt Albėria i pėrshėndet sinqerisht pėr punėn e bukur qė kanė bėrė. Dy kėngė tė kėtij albumi i ka bėrė vetė. Ky album dhe klipi i saj “Kur nuk shkon, nuk shkon”, i publikuar para tre ditėsh janė pritur shumė mirė nga publiku dhe kritika. Kėtė e tregojnė klikimet e shumta nė internet. Albėria ka marrė shumė ēmime gjatė karrierės sė saj; ēmime tė dyta, tė treta, tė Parė nė Festivalin Kombėtar nė vitin 1998 me kėngėn “Mirėsia dhe e Vėrteta” , njė krijim i Luan Zhegut dhe shkruar nga Arben Duka. Kėnga “Lozonjarja” u bė hit nė vitin 1997, qė edhe sot tė rinjtė e kėndojnė nėpėr karaoke. Edhe kėnga “Jeta s’ėshtė lodėr” dhe “Loēka jeme”, pati njė sukses tė madh. Nė vitin 1997 ėshtė shpallur te “Kėnga Magjike” “Kantautorja mė e mirė e vitit”. Ka dy vajza, Agnesėn, 20 vjeēe dhe Anxhelinėn, 18 vjeēe. E para ėshtė nė vit tė tretė nė gjimnazin “Drita e Diturisė”, dhe ka pasion kėngėn dhe arkitekturėn, e dyta ėshtė nė vit tė dytė pėr drejtėsi.

Vazhdoni tė rrėzėlleni sėrish si nė rininė tuaj tė artė? Mbani ndonjė dietė?

Njerėzit mė ngatėrrojnė me njė fakt tė rėndėsishėm. Mendojnė qė jam mė e madhe nė moshė se sa jam. Kur kėndova nė Shqipėri sapo kisha mbushur 19-tė. Tani kam hyrė pėr 36-tė, kurse njerėzit mendojnė qė jam mė madhe. Ndoshta s’kanė faj. Jam martuar 15 vjeē, 16 vjeē linda fėmijėn e parė, ndėrsa 18 vjeē u bėra nėnė me dy vajza njėra, 18, tjetra 20-tė.

Nė rini, krahas bukurisė sė zėrit kishit dhe njė bukuri tė rrallė fizike. Komplimentet i keni marrė vetėm pėr vokalin, apo dhe pėr ndonjė pjesė tjetėr tė trupit tuaj tė bukur?

(Qesh). Shumė komplimente kam marrė ndėr vite. Nuk di ē’tė them. Se di. Disa mė thonė: “ Keni njė trup shumė tė bukur”.

E ruani akoma nė gardėrobė vellon e nusėrisė?

Ah! Tė them tė drejtėn nuk u martova asnjėherė. Regjimi i Milosheviēit s’na la ta gėzonim jetėn siē duhej ta gėzonte njė adoleshent. Mbetėm me trasta nė krahė, sa nė Kosovė, sa nė Amerikė gjė, qė nuk patėm mundėsi tė bėnim dasmė. Sigurisht qė e kam veshur vellon e nusėrisė, por e kam veshur nė aktivitete artistike. Fustani i bardhė ėshtė shumė delikat, ėshtė njė gjė shumė e bukur (qesh).

Ku u njohėt me Mentorin, bashkėshortin tuaj?

Nė momentin qė emigrova nė Amerikė kisha njohur Mentorin. Sapo u njohėm u martuam menjėherė. Pata fat sepse pata nė krah atė dhe familjen e tij tė mrekullueshme, tė cilėt mė ndihmuan me shkollėn, mė rritėn dhe mė kalitėn, pasi kur fillova jetėn bashkėshortore isha 15 vjeē.

Para tre vitesh u shpallėt “Nderi i Kosovės”, ē’po bėni pėr ta justifikuar kėtė titull tė madh?

Klicken für Bild in voller Größe

Si artistė kemi tė drejtė morale t’i kujtojmė figurat dhe heronjtė e kombit . Shqiptarėt kanė vuajtur, si nė Shqipėri, si nė Kosovė. Duhen vlerėsuar ata qė na dhanė lirinė. Pėr Presidentin Rugova gėzoj respekt derisa tė vdes. Ka qenė njeri model nė politikė dhe nė menēuri. Ka punuar dhe luftuar me urtėsi dhe largpamėsi qė tė fitojmė e tė jemi tė lirė.

Si ka qenė fėmijėria juaj? E bukur apo e trishtuar?

Pėr fat tė keq jam rritur pa baba. U aksidentua kur nėna ime ishte shtatzėnė, 8 muajshe me mua. Kam qenė fėmija i tretė dhe pata fatin e keq qė nuk arrita ta njoh kurrė tim atė. Vdiq nė vitin 1974. U rrita pa baba, por kam patur njė nėnė tė mrekullueshme qė na rriti me shumė pėrkushtim, me njė kujdes tė jashtėzakonshėm, duke mos na munguar asgjė. Nėna ime ka qenė njė grua tipike kosovare. Babai ka qenė inxhinier dhe meqė ka punuar nė Gjermani na la mirė ekonomikisht. Nėna ime pėrfitoi njė pension tė shkėlqyer qė na rriti pa na munguar asgjė ndaj e puth dhe e pėrshėndes shumė. Nėna ime jeton me vėllain tim nė Holandė. Vjen shumė shpesh nė Tiranė.

Keni qenė njė fėmijė i mbarė apo i llastuar?

Kam qenė gjithmonė njė fėmijė i mbarė Mentor, kėshtu mė thotė mami im.

Po nė rini pėr ēfarė ėndėrronit mė shumė?

Kam qenė njė fėmijė i privilegjuar qė nė bankat e shkollės fillore. U mora si shembull pėr vokalin tim. Qė nė klasė tė 5-tė mė zgjodhėn kryetare tė rinisė sė shkollės, pasi isha absolute nė mėsime. Filluan koncertet nga shkolla, pjesėmarrjet nė evenimente dhe televizione. Mė pas u krijua shoqata kulturore artistike “Dukagjini” dhe “Deēani”. Isha gjithmonė pjesėmarrėse nė koncerte dhe turne. Kur isha 12 vjeē kėndova te festivali “Zagrebi i ri”. Aty kuptova qė kėnga ishte ajo qė mund ta bėja mė mirė nė jetė , qė do mė bėnte tė lumtur dhe do mė mbushte me emocione.

Rinia ku tė gjeti?

Ah, Rinia! Rinia! Sapo kisha filluar vitin e parė nė gjimnaz. Ishte viti ’85. Filluan trazirat politike nė Deēan dhe familjarisht emigruam nė Amerikė. Qėndruam 4 vjet. Fillimi nė Amerikė nuk qe i lehtė. Pas shumė vėshtirėsive u stabilizuam dhe filluam njė jetė tė re.

Ka tre ditė qė ka dalė klipi juaj “Kur nuk shkon, nuk shkon”. Ēfarė trajton?

Fabula e kėngės flet pėr njė dashuri qė kur nuk shkon nuk shkon. Xhirimet i kam bėrė nė Tiranė, me “Production Max”, tė cilin e falėnderoj shumė. Sponsor ėshtė njė kompani nga Kosova, miq tė bashkėshortit tim, tė cilėt kanė sponsorizuar gjithė albumet e mia. Tekstin e ka bėrė Big Basta.

Nė videoklip ėshtė bota juaj shpirtėrore?

Ėshtė njė temė qė e kanė pėrjetuar shumė vajza. Shumica e individėve mund ta gjejnė veten te ky tekst.

Ju e gjeni veten te ky tekst?

Shpeshherė njeriu ndeshet edhe me zhgėnjime. Nė rastin konkret nė dashuri kam patur fat. Kam qenė e lumtur dhe vazhdoj tė jem dhe sot e lumtur me bashkėshortin tim.

Kėnga “Lozonjarja” tashmė ėshtė njė krye hit? Vazhdoni tė jeni akoma lozonjare si te kėnga?

Nė vitin ‘97 kur e kėndova pati njė sukses tė jashtėzakonshėm, pavarėsisht se nuk mori ēmim tė parė. Njerėzit akoma mė kujtojnė si lozonjarja, madje, ime bijė, Anxhelina thotė: “Mami do ta kėndoj unė me njė ritmikė ndryshe.

Nisur nga popullariteti i madh qė keni nė Shqipėri dhe Kosovė, ju ka ftuar ndonjė parti e madhe politike pėr tė kandiduar nėn siglėn e saj?

Mė kanė ftuar, por, e shoh veten mė shumė te muzika se te politika. S’mund ta lė muzikėn. Ėshtė njėsoj sikur tė lė njė nga vajzat e mia. Jam marrė me muzikė qė fėmijė, ndaj e kam tė pandashme nga jeta. Njėherė pata menduar qė me aftėsitė e mia tė punoj dhe tė kontribuoj pėr popullin tim nė Kosovė, por nuk isha e gatshme. Nė tė ardhmen nuk i dihet.

Nisur nga eksperienca e martesės suaj nė njė moshė kaq tė re, si e gjykon kėtė martesė, kur ju tashmė keni dy vajza gati sa gjysma e moshės suaj dhe qė tė duken si shoqe?

Nuk ėshtė e drejtė qė njė vajzė adoleshente tė jetė nėnė. Ėshtė ngarkesė e madhe. Secila duhet ta gėzojė moshėn e vet. Tė vijė ēdo gjė nė kohėn e duhur dhe kur ti tė jesh e pėrgatitur. Mbaj mend qė vajzėn e madhe ma ka rritur nėna dhe vajzėn e vogėl vjehrra se, nuk dija me i rritė. Isha fėmijė pėr vete. Isha 16 vjeē kur u bėra nėnė.

Nė koncerte partiake keni marrė pjesė?

Po. Vjet kėndova pėr elektoratin e Bexhet Pacollit, tė cilin e kam mik dhe e pėrshėndes pėrmes gazetės “Telegraf”. E pėrgėzoj pėr postin qė e mori dhe qė e meriton. Por kam kėnduar dhe pėr LDK-nė, pėr AKR-nė, partinė e Ramush Haradinajt, qė edhe atė e kam mik.

Nga kjo pjesėmarrje dhe simpati ka pasur ndonjė reagim nga publiku?

Po. Meqė kisha kėnduar kėngėn e Rugovės, shumė njerėz mė thonin; “Uh rugovistja”. Shiko, unė jam artiste, artistėt nuk duhen paragjykuar politikisht nė asnjė rrethanė. Nė fund tė fundit artistėt punojnė pėr tė mbijetuar. Unė kėndoj me kėnaqėsi pėr ēdo parti qė mė fton.

Po nga kryeministri Berisha, keni marrė ndonjė ofertė pėr tė kėnduar gjatė fushatave tė tij?

Ndoshta ka harruar, ose nuk e di si ka qenė puna. Mė saktė s’ kanė patur numrin tim tė kontaktit.

Cila ėshtė mosha mė e mirė pėr t’ u martuar njė vajzė?

Mosha 25 -26 vjeēe. Ndoshta mund njihet me dikė dhe tė bashkėjetojnė disa vite. Martesa duhet tė jetė finalizim i njė dashurie perfekte.



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



    Ora ėshtė Sun 20 Apr 2014 - 15:19