BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Dy ushtarė amerikanė u vranė nga njė kosovar me emri Arif Uka nga Veriu i Mitrovicės, i cili sulmoi autobusin qė po transportonte ushtarakėt, nė parkingun e aeroportit tė Frankuftit.

(I plotėsuar) - Qeveria e Kosovės dėnon vrasjen nė Aeroportin e Frankfurtit

Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė jashtėzakonisht e prekur rėndė dhe dėnon ashpėr vrasjen e dy qytetarėve amerikanė dhe plagosjen e dy tė tjerėve nga njė qytetar me prejardhje nga Kosova, qė ndodhi sot nė Gjermani.

Qeveria e Republikės sė Kosovės i shpreh ngushėllimet mė tė thella popullit amerikan, qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ushtrisė amerikane dhe familjarėve tė viktimave.

Ky rast makabėr ėshtė nje akt individual kundėr vlerave civilizuese dhe kundėr traditės sė popullit tė Kosovės, qė gjithmonė dhe pėrjetėsisht do tė jenė mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, popullit amerikan dhe qeverisė sė SHBA-ve pėr mbėshtetjen e fuqishme qė i kanė dhėnė popullit tė Kosovės gjatė procesit tė lirisė, pavarėsisė dhe tani zhvillimit dhe integrimit tė Kosovės.

Qeveria dhe gjithė populli i Kosovės nė kėto momente tė rėnda solidarizohen me dhimbjen dhe qėndrojnė pranė qeverisė amerikane, popullit amerikan, ushtrisė amerikane dhe familjeve tė viktimave.

Qeveria e Republikės sė Kosovės shpreh besimin dhe bindjen e plotė qė aktorėt e kėtij akti monstruoz do tė dalin para drejtėsisė dhe do tė marrin dėnimin e merituar.

"Kjo ėshtė njė ngjarje tragjike, ėshtė tronditėse" tha Bajram Rexhepi

Vrasja e dy ushtarėve amerikanė ka shqetėsuar jo vetėm opinionin publik nė Kosovė por edhe institucionet e Kosovės. Megjithėse deri mė tash nuk ka ndonjė deklaratė zyrtare nga institucionet Kosovės, identifikimi i vrasėsit me emrin Arif Uka, banor i pjesės veriore tė Kosovės e ka shtuar edhe mė shumė pezmin dhe shqetėsimin e popullit shqiptar tė Kosovės.

"Kjo ėshtė njė ngjarje tragjike, ėshtė tronditėse" tha Bajram Rexhepi, ministėr i Brendshėm i Republikės sė Kosovės.

Ne jemi duke u pėrpjekur qė tė dijmė mė tepėr pėr kėtė ngjarje, dhe se a ishte njė krim i organizuar apo i cilės natyre ėshtė ky sulm” shtoi Bajram Rexhepi nė njė deklaratė pėr gazetė “The Indepedent”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dėnuar sulmin duke e cilėsuar si "ngjarje tė tmerrshme". Ajo ka shtuar se vendi i saj do tė bėjė “gjithēka qė ėshtė e mundur” pėr tė hetuar deri nė fund sulmin ndaj autobusit tė ushtarėve amerikanė.

Ushtria amerikane ka njė numėr bazash nė rajonin e Frankfurtit.

***********

Sipas asaj qė shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeēari ishte njė fondamentalist islamik. Dy ushtarė tė tjerė amerikanė janė plagosur rėndė dhe nuk dihet nėse do t’i mbijetojnė plagėve.

Autori i krimit u arrestua nė vendngjarje nga policia. Ai kishte kėrkuar mė parė azil nė shtetin gjerman.

Sipas policisė, nuk dihet saktė se cilat ishin motivet e krimit, por natyra e sulmit forcon pistėn e njė sulmi terrorist. Aktualisht, forcat e rendit nė Frankfurt po hetojnė mbi mundėsinė e lidhjeve tė 21-vjeēarit me persona tė tjerė.

Sekuenca ekzakte e ngjarjeve nuk ėshtė e qartė, por dihet se kosovari ishte nė zotėrimin e njė pistolete dhe shkėmbeu njė debat me stafin ushtarak tė autobuzit, pėrpara se tė hapte zjarr.

Ngjarja ndodhi nė orėn 15:20, nė njė zonė publike nė hyrje tė aeroportit tė Frankfurtit, e rezervuar pėr vendqėndrimin e autobuzėve.

Ministri i Brendshėm i Gjermanisė Boris Hessen Rhein (38, CDU) ka dalė nė vendin e ngjarjes. Rhein foli pėr njė "akt tė tmerrshme dhe shokuese."

I pyetur se ėshtė kjo njė vrasje me motive terroriste, Ministri Rhein u pėrgjigj:

Nuk mund tė them tash se a ka pasur njė sfond terrorist kjo vrasje.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto