1
Topi pėrshėndet pėrvjetorin e tretė tė Pavarėsisė sė Kosovės prej 17/2/2011, 10:33
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi i shprehu urimet mė tė ngrohta, tė sinqerta e vėllazėrore popullit tė Kosovės me rastin e 3-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Nė pėrshėndetjen e kėsaj date historike, Kryetari i Shtetit shqiptar, nėpėrmjet njė mesazhi drejtuar Presidentit nė detyrė tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqit, theksoi: I dashur zoti Krasniqi, si President i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė nder pėr mua tju drejtohem nė momentin kur Kosova dhe mbarė kombi shqiptar festojnė Ditėn e Pavarėsisė sė saj, kėtė ditė, e cila pėrcaktoi nė mėnyrė pėrfundimtare fatin dhe perspektivėn e qartė tė Kosovės si njė shtet i lirė, sovran, i pavarur dhe multietnik, me njė tė ardhme tė konfiguruar qartė me vlerat dhe standardet euroatlantike.
Historia e mbarė popullit shqiptar ėshtė njė kalvar i pandalshėm sakrificash, pėrpjekjesh dhe aspiratash, por Dita e Pavarėsisė ėshtė pika kulmore e historisė moderne tė Kosovės, qė do tė mbetet ngaherė si njė datė e pashlyer dhe njė pikė reference e jashtėzakonshme pėr brezat e sotėm tė shqiptarėve dhe ata qė do tė vijnė. Nė kėto tre vite tė Pavarėsisė, Kosovėn dhe popullin e saj vital, martir dhe atdhedashės, ne dhe opinioni botėror mbarė e pa tė ngrihej nga traumat e sė kaluarės duke synuar zhvillimin e Kosovės si njė shtet me sistem tė qėndrueshėm politik dhe tė gatshėm pėr tė ofruar formulėn e zhvillimit tė tij nė shoqėri.
Klasa politike dhe udhėheqėsit politikė kosovarė dėshmuan nė momente thelbėsore pėr Kosovėn se kanė mjetet praktike institucionale dhe ligjore pėr koordinimin dhe mbikėqyrjen e zbatimit tė reformave kyēe dhe tė politikave strategjike tė shtetit. Nė pėrpjekje pėr tė strukturuar politikisht njė pushtet tė pėrgjegjshėm dhe kompetent, qė di ti pėrgjigjet mė sė miri nevojave tė qytetarėve dhe tu pėrgjigjet interesave kombėtare duke ofruar mėnyra tė vėrteta demokratike, shteti i ri dhe populli i Kosovės duket se ia kanė dalė mbanė, duke ndėrtuar nė kėto tre vite pavarėsie atė, pėr tė cilėn shoqėritė vijojnė tė pėrpiqen edhe sot: njė shtet multietnik tė bazuar mbi respektimin e tė drejtave tė tė gjitha pakicave.
Natyrisht, nė kėtė rrugė tė mundimshme, Kosova nuk qe e vetme. Nė kėtė pėrvjetor tė tretė tė Pavarėsisė, tė gjithė shqiptarėt u janė mirėnjohės edhe partnerėve tanė ndėrkombėtarė, nė radhė tė parė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve tė Bashkimit Evropian pėr rolin e tyre tė jashtėzakonshėm nė mbėshtetje tė Kosovės pėr arritjen e Pavarėsisė dhe njohjen e saj nga njė e pjesė e rėndėsishme e vendeve anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ndihmesa dhe mbėshtetja e tyre nuk u ka munguar shqiptarėve edhe nė pėrballjen me sfidat nga mė tė vėshtirat tė kohėve moderne. Duket se njė ndėr kėto sfida, tė cilat ne kemi besimin se do tė pėrballohet me sukses ėshtė edhe Raporti i Dik Martit dhe trillimet ultranacionaliste.
Ne kemi besim se Kosova do ia dalė mbanė dhe rrugėtimi i saj euroatlantik do tė kurorėzohet me sukses. Me kėtė rast, nė cilėsinė e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, do tė dėshiroja tė shpreh edhe urimet mė tė mira pėr konstituimin sa mė tė shpejtė tė institucioneve legjitime tė Kosovės, tė dala nga zgjedhjet e fundit tė pėrgjithshme, zgjedhje qė dėshmuan edhe njėherė se populli i Kosovės dhe udhėheqėsit e tij po zbatojnė mė sė miri standardet demokratike tė njė shteti modern dhe evropian. Gjithashtu do tė doja tė shprehja edhe urimet mė tė thella e tė sinqerta pėr popullin e Kosovės dhe institucionet e saj legjitime me rastin e trevjetorit tė shpalljes sė mėmvetėsisė saj!















