BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Nė ditėlindjen e tretė si shtet i pavarur, Kosova njihet nga 75 vende tė botės dhe shtetėsia e saj ėshtė bekuar edhe nga mendimi i dhėnė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė.

Por, edhe nė kėtė pėrvjetor, Kosova po shėnon jo mė pak sfida se mė pare – nė mos mė shumė.

Shtetit tė ri, tė vogėl, me ekonomi tė dėrmuar nga e kaluara, me shkallė tė lartė tė papunėsisė, iu shtuan kėtė vit edhe njė sėrė telashesh tjera.

Kėtė vit Kosova ditėlindjen e feston me njė ushtrues detyre tė presidentit, qeveri nė dorėheqje dhe Kuvend tė shpėrbėrė, ndonėse java qė vjen pritet t’i japė fund kėtij ngėrēi politik, i cili e ka kapluar vendin qė nga 2 nėntori i 2010-ės.

Mbi tė gjitha, ėshtė reputacioni ndėrkombėtar ai qė kapėsuar goditje, tė paktėn sipas pėrfaqėsuesve tė lartė ndėrkombėtarė, nisur nga mashtrimet qė kanė ndodhur nė zgjedhjet e parakohshme tė 12 dhjetorit dhe pėrpjekjet jo tė mjafueshme pėr tė luftuar korrupsionin.

Shtet prej tre vjetėsh, Kosova po hyn nė kėtė periudhė edhe me barrėn e raportit tė hartuar nga raportuesi i Kėshillit tė Evropės, Dik Marti, i miratuar po nga ky institucion, pėr dyshimet mbi “trafikim organesh nga ish zyrtarė tė lartė tė UĒK-sė”.

Me kėtė “barrė”, Prishtina pritet tė hyjė edhe nė bisedime mbi ēėshtje teknike me Beogradin, pėr tė cilat njė numėr vėzhguesish vendorė e ndėrkombėtarė, kanė tėrhequr vėrejtjen se nuk do tė jenė edhe aq teknike sa proklamohen.

Por, pėr faktorin e brendshėm dhe atė ndėrkombėtar, rėndėsi tė madhe ka fillimisht zhvillimi i demokracisė dhe i ekonomisė, si dy shtyllat kryesore qė do tė mund ta ēonin Kosovėn drejt pėrmirėsimit tė pėrditshmėrisė pėr kosovarėt dhe imazhit qė shteti i ri ka nė rrafshin ndėrkombėtar.

Pritjet janė qė institucionet e ardhshme tė Kosovės, me gjithė skepticizmin qė mund tė ekzistojė mbi qėndrueshmėrinė e tyre, ta ēojnė shtetin e ri drejt pėrmbushjes sė zotimeve pėr integrime evropiane, duke qenė se mbetet i vetmi vend nė Ballkanin Perėndimor, qytetarėt e tė cilit duhet tė kėrkojnė leje pėr tė lėvizur lirshėm. (a.v.)





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto