BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Totenhem shokon Milanin prej 16/2/2011, 09:15

Arlo


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Totenhem shokon Milanin nė ndeshjen e parė tė fazės sė 1/16 nė Ligėn e Kampionėve duke fituar nė San Siro me rezultatin 1-0 e duke hedhur njė hap gjigant drejt kualifikimit pėr nė ēerekfinale. Ndėrkohė, Shalke ka marrė njė barazim 1-1 ndaj Valencias nė ndeshjen e luajtur nė Mestaja.

Pjesa e parė e takimit nė San Siro u mbyll me rezultatin e bardhė 0-0. Nė kėtė pjesė anglezėt e Totenhem ishin mė konkretė duke rrezikuar disa herė portėn e Milanit, ndėrsa kuqezinjtė u shfaqen mjaft konfuzė nė lojėn e tyre, ēka u tregua edhe nga mungesa e gjuajtjeve nė kuadrat.

Pjesa e dytė nis me njė zėvendėsim pėr Milanin. Alegri vendos tė hedhė nė fushėn e lojės Paton nė vend tė Sedorf. Ky zėvendėsim rezultoi efikas dhe loja e italianėve merr njė tjetėr fytyrė, krejt ndryshe nga ajo e pjesės sė parė. Sinjalet u dhanė qė nė minutat e para tė kėsaj pjese, fillimisht me Jepes, qė goditi shtyllėn e mė pas me Ibrahimovic.

Por pikėrisht nė momentin kur Milani kishte marrė frenat e lojės nė dorė, Totenhem shokon San Siron. Njė kundėrsulm i Aron Lenon gjen tė papėrgatitur prapavijėn e Milanit dhe tė zbuluar Piter Krauē qė pas topit tė marrė gjen rrjetėn. Totenhem shėnon.

Nė minutėn e 94 tė takimit, Ibrahimoviē shėnon, por goli ėshtė i pavlefshėm pėr gjyqtarin e takimit, Stefan Lanoi qė e anulon atė e i jep fitoren londinezėve.




Nė ndeshjen tjetėr tė kėsaj mbrėmje, Shalke ka barazuar nė transfertė me Valencian me rezultatin 1-1.

Pjesa e parė u mbyll 1-0 pėr vendasit falė golit tė shėnuar nga Soldado nė minutėn e 17. Nė pjesėn e dytė, gjermanėt pėrpiqen mė shumė e marrin rezultatin e lojės sė tyre nė minutėn e 63 kur Raul lėviz bukur brenda zonės e shėnon golin e barazimit e duke lėnė pas Inzagin nė listėn e golashėnuesve tė Ligės sė Kampionėve.

Tė mėrkurėn luhen dy ndeshjet e tjera tė kėsaj faze, Arsenal-Barcelona dhe Roma-Shakthar Donetsk.

http://Www.BotaShqiptareForum.Com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto