1
Xhorxh Bush rikthehet nė shtėpinė e Bardhė, merr Medaljen e Lirisė prej 15/2/2011, 23:23
Dino
♥ Stafi Moderues ♥


Ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush sot u kthye nė Shtėpinė e Bardhė pėr tė
marrė Medaljen prestigjioze tė Lirisė, nderi mė i lartė civil qė jepe
nė Shtetet e Bashkuara. Zoti Bush, presidenti i 41-tė i Shteteve tė
Bashkuara, ėshtė njėri prej
15 personaliteteve tė shquara qė ju dha medalja nga Presidenti Barak
Obama.
Mes personave tė tjerė qė morėn sot medaljen janė
Kancelarja gjermane Angela Merkel, kongresmeni John Lewis, figurė e
rėndėsishme e lėvizjes sė tė drejtave civile tė viteve 60; Xhin Kenedi
Smith, motra e ish-presidentit Xhon Kenedi, ish ambasadore e SHBA nė
Irlandė dhe aktiviste e njohur pėr zhvillimin e artit dhe pėr personat
me kufizime fizike; po ashtu medalja ju dha pas vdekjes, aktivistit
humanitar Tom Little, mjek okulist, tė cilin e vranė talebanėt nė
Afganistan gushtin e kaluar, ndėrsa punonte pėr njė organizatė
humanitare.
Medaljen e morėn sot dy personalitete legjendare tė
sportit amerikan, lojtari i bjesbollit Stan Musial dhe basketbollisti i
famshėm Bill Rasell, i cili e ka udhėhequr skuadrėn Boston Celtics nė
fitoren e titullit Kampion pėr 11 herė .
Medalja e Lirisė u
krijua nga Presidenti Harry Truman nė vitin 1945 pėr tė nderuar
ushtarakėt e shquar qė morėn pjesė nė Luftėn e Dytė Botėrore. Presidenti
Kenedi e zgjeroi gamėn e medaljes nė vitin 1963, duke ua dhėnė edhe
njerėzve qė kanė shėnuar arritje nė fushėn e arritjes sė paqes.















