Ari Hani vjen nė Tiranė pėr tė dhėnė dorėheqjen

Albatros
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Ari Hani vjen nė Tiranė pėr tė dhėnė dorėheqjen

Mesazh nga Albatros prej 12/4/2009, 00:13

Ari Han do tė japė dorėheqjen si trajner i Shqipėrisė javėn qė vjen, pikėrisht nga kryeqyteti, aty ku njė vit mė parė u prezantua si kreu i pankinės kuqezi. Lajmi bėhet i ditur ekskluzivisht pėr “Panorama” nga burime tė sigurta nė FSHF. Sot holandezi do tė zgjedh pėrfundimisht njė nga opsionet qė institucioni i futbollit i ka ofruar, dhe javėn qė vjen do tė marrė rrugėn e fundit pėr nė Tiranė, nga ku do tė bėjė gjithēka zyrtare. Tė dyja palėt kanė ngurruar tė bėjnė publike zhvillimet e kėsaj ēėshtjeje. Komunikimi mes trajnerit dhe institucionit tė futbollit gjithashtu ėshtė mohuar, por qė nė tė vėrtetė ai ka qenė i vazhdueshėm, nėpėrmjet njė personi tė tretė, i cili ka bėrė rolin e ndėrmjetėsit.

Ari Han nuk ėshtė mė trajneri i kuqezinjve dhe si pėr ta mbyllur kėtė histori, do tė duhej njė marrėveshje xhentėlmenėsh me presidentin e FSHF-sė, Armand Duka. Federata do t’i japė holandezit njė shumė eurosh, kesh nė dorė, sepse ajo qė i takon atij deri nė fund tė kontratės, kurrsesi qė nuk ka pėr tė ndodhur. Megjithatė, pritet tė jetė njė “happy-end”.

I kėrkohet dorėheqja


Duke zbardhur komunikimin midis trajnerit dhe FSHF-sė, nė ditėt pas ndeshjes me Danimarkėn, kjo nėpėrmjet njė personi tė tretė, holandezit i janė bėrė tė ditura edhe kėrkesat. Sė pari, atij i ėshtė kėrkuar tė japė dorėheqjen dhe qė tė zgjidhet me mirėkuptim ēėshtja e kontratės. “Nesėr (sot) trajneri do tė japė pėrgjigjen pėrfundimtare, sepse ne i kemi ofruar disa variante nė lidhje me kontratėn. Kėshtu qė ai do tė zgjedhė kė dėshiron, pasi gjithēka ka mbaruar pėr sa i pėrket sė ardhmes sė tij. Gjithashtu i kemi kėrkuar qė javėn tjetėr tė vijė nė Shqipėri dhe tė japė dorėheqjen zyrtarisht nga Tirana.

Ndėrmjetėsi ka bėrė bisedimet me Hanin dhe kėtij tė fundit i ėshtė bėrė i ditur vullneti i federatės. Holandezi e di qė nuk do tė jetė mė trajner i Shqipėrisė, pavarėsisht se ėshtė munduar tė mos e pranojė. Ėshtė njė heshtje diplomatike, me kompromis nga tė dyja palėt”, konfirmojnė burime nė federatė. Institucioni i futbollit shqiptar nuk do qė tė humbasė 102 mijė euro, tė cilat i kanė ngelur trajnerit Ari Han pa marrė, nė bazė tė kontratės qė ka nėnshkruar nė fillim. Qėllimi i FSHF-sė ėshtė tė shpėtojė ca para. “Kemi gjetur formėn dhe mėnyrėn e duhur qė mos t’i humbasim tė gjitha kėto para tė mbetura. Ideja ėshtė qė federata tė fitojė sa mė shumė. Ajo kėrkon tė ulė pazarin deri nė maksimum. Mė pas, t’i jepet njė shumė holandezit dhe ai tė shikojė punėn e tij”, bėjnė tė ditur nė FSHF.


Te Hani u dyshua qė nė ndeshjen e parė


Karriera e tij e pasur si trajner krijoi njė sensacion nė Shqipėri. Ari Han kishte drejtuar kombėtare si Kina apo Kameruni, dhe njihej si njė ish-futbollist i famshėm i Ajaksit dhe pėrfaqėsueses holandeze. Gjithsesi, ai prezantim i bujshėm nė hotel “Rogner” sikur u zbeh shpejt. Do tė ishte miqėsorja e parė kundėr Polonisė, mė 27 maj tė vitit 2008, ajo qė “zbėrtheu” cilėsitė e holandezit. Nė atė periudhė, Ari Han zhgėnjeu nė sytė e drejtuesve tė FSHF-sė. Mėsohet se mėnyra e stėrvitjes sė tij, disiplina e ulėt, por edhe shumė gjėra tė tjera, krijuan pesimizėm pėr tė ardhmen nė atė periudhė, madje edhe te vetė kreu i FSHF-sė. Por mungesa e ndeshjeve, pėr shkak tė pezullimit tė Shqipėrisė nga aktivitetet ndėrkombėtare, bėri qė trajnerit Han t’i lihej koha e duhur pėr tė punuar. Rezultatet nė fillim (barazimi me Suedinė dhe fitorja me Maltėn) folėn pėr tė, dhe kjo natyrisht qė i kėnaqi tė gjithė, ndonėse rezervat pėr punėn e tij vazhdonin tė ishin tė pranishme. Holandezi, duke e ditur problemin e pezullimit tė Shqipėrisė, shpesh pėrsėriste qė miqėsorja me Lihtenshtejnin ishte e pavlefshme, duke shigjetuar indirekt FSHF-nė dhe nė tė njėjtėn kohė, mbrojtur punėn e tij. Kėto deklarata u kaluan nė heshtje nga institucioni i futbollit, qė nė atė kohė, mes shumė pėrpjekjesh, arriti tė gjente njė miqėsore nė momentet e fundit.


    Ora ėshtė 22/7/2019, 20:13