Shtate menyra per t’u dobesuar

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 120669
<b>Pikėt</b> Pikėt: 256937
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Shtate menyra per t’u dobesuar

Mesazh nga LePuRuShJa prej 9/2/2011, 20:22



1. Sporti te dobeson

Kjo eshte ideja qe eshte perhapur me shume. Ja qe nuk eshte e vertete, pasi sporti te ben te rrezosh kile. Sigurisht qe te besh ushtrime te lejon te zvogelosh silueten dhe te rregullosh trupin. Po keshtu lejon qe te djegesh kalori. Por ky harxhim energjish eshte vetem nje pjese e vogel e energjive qe konsumohen cdo dite nga organizmi yne. Per t’u dobesuar, sporti duhet te alternohet me nje ushqim te ekuilibruar.

2. Per t’u dobesuar duhet te pish shume uje

Dobesimi sjell dhe prodhim te toksines, e cila duhet te eliminohet. Gjate nje regjimi te pish uje apo edhe cajera te ndryshme lejon te hidratosh trupin perkundrejt toksines qe prodhohet.

3. Gjate sportit, dhjami transformohet ne muskuj

Gjate stervitjes, trupi juaj prodhon muskuj dhe konsumon yndyrna. Por gjithcka varet nga aktiviteti fizik qe ushtroni. Nese juve ju pelqejne sporte si bicikleta, vrapi apo noti, ju do te digjni shume yndyrna. Por nese ju pelqeni me shume ushtrime per barkun apo doni te beni gjimnastike, trupi juaj do te fabrikoje muskuj.

4. Djersitja te dobeson

Te kalosh ore te tera ne saune, me shpresen se do te dobesohesh, eshte nje genjeshter. Nxehtesia dhe ushtrimet intensive mund te bejne qe te djersitesh dhe te humbasesh kile, por behet fjale vetem per nje humbje hidrike dhe jo per nje humbje kilesh, d.m.th. te dhjamerave. Pra, nese keni humbur nje kile pasi keni dale nga sauna, do ta shtoni ate sapo te pini uje.

5. Per t’u dobesuar ne vende te caktuara, duhen bere ushtrime te vecanta

Te besh ushtrime ju lejon qe te digjni yndyrna ne zonat e trupit ku ka me shume dhjam. Ndryshe nga mendimi qe kemi pasur deri tani, organizmi nuk e harxhon energjine aty ku duhet.

6. Per t’u dobesuar duhet te rrezosh kile

Kjo eshte e vertete per personat qe nuk merren me sport. Per te qene i sigurt se do te dobesohesh, personat duhet te peshohen rregullisht per te pare nese peshorja i ndryshon shifrat. Por ne rastin kur kryeni nje aktivitet fizik te rregullt, ka mundesi qe te dobesoheni pa humbur kile. Muskujt peshojne me shume se sa dhjami.

7. Te besh ushtrime per muskujt, fryhesh

Nuk duhet te ngaterrojme ushtrimet qe behen ne salla, si ngritja e peshave, bicikleta me stervitjet e forces te disa atleteve. Nese ata kane shume volum dhe shume masa muskulore, kjo vjen per shkak te ushtrimeve te perditshme dhe nje ushqimi plot proteina. Nderkaq femrat sekretojne me pak testosteron, i cili te burrat sjell zhvillim muskulor. Telegrafi



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



    Ora ėshtė 3/9/2014, 06:38