BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Saranda


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

TIRANE- Hakmarrje femrash. Kjo ėshtė njė nga pistat e cila po hetohet si shkak i vrasjes sė Aurora Trashanit, kushėrirės sė deputetes sė PD-sė, dhe ish- ministres sė Integrimit Arenca Trashani.

Lajmi konfirmohet pėr "Shekullin", nga burime tė Policisė sė Tiranės, tė cilėt pohuan se qė prej ditės sė mėrkurė deri gjatė ditės sė djeshme, hetuesit e zyrės sė Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Tiranės, kishin ngritur disa versione mbi shkakun e vrasjes sė Aurora Trashanit, 32 vjeēare, juriste e autoritetit tė Konkurrencės.

Burimet thanė se njė prej versioneve tė dyshuara ėshtė vrasja e kryer nga njė femėr, pėr motive xhelozie, pėr shkak tė lidhjes sė mundshme me njė mashkull tė pėrbashkėt.

Ndėrkaq, veē kėtij versioni, burimet e Policisė thanė se versionet e tjera nė lidhje me ngjarjen lidhen me njė krim tė kryer pėrsėri pėr shkaqe xhelozie, pasi Trashani, 32 vjeēare, nga Shkodra me banim nė Tiranė, ka pasur lidhje intime me njė person me tė cilin mėsohet se ishte ndarė disa muaj mė parė.

Ndėrkaq, burimet thanė se 32 vjeēarja Trashani, me banim nė afėrsi tė "Zogut tė Zi", rezultonte e martuar nė gjendjen civile. Pėr kėtė shkak policia dyshon se vajza ėshtė vrarė nė gjaknxhetėsi e sipėr, me qėllim hakmarrės pas ndarjes sė saj nga i dashuri qė kishte pasur mė parė. Ndėrkaq, veē kėsaj piste, policia mėsohet se ka renditur edhe pista tė tjera qė sipas saj sillen pak a shumė rreth tė njėjtit motiv.

Pavarėsisht kėtyre fakteve, policia nuk bėri tė ditur tė dhėna dhe detaje mbi versionet e tjera, ndėrsa burimet e grupit tė hetimit thanė se ata janė duke verifikuar edhe pistat e tjera qė lidhen me ngjarjen.

Ekspertėt

Ekspertėt mjeko- ligjorė si dhe Policia e kryeqytetit, konfirmojnė se vdekja e kushėrirės sė deputetes sė PD-sė Arenca Trashani, ėshtė vrasje me dashje e kryer nga persona ende tė panjohur. Ajo, sipas burimeve, ėshtė goditur me thikė afėrsisht 7 cm, jo mė pak se 20 herė nė trup, ēka sipas burimeve i kanė shkaktuar asaj vdekjen e pashmangshme.

Konfirmimi zyrtar i Policisė nė lidhje me faktin se Trashani, ėshtė vrarė nė mėnyrė tė qėllimshme dhe mė pas ėshtė tentuar tė digjet, pėr tė krijuar dyshimin e njė vdekjeje aksidentale tė shkaktuar nga zjarri, ėshtė dhėnė nga ekspertėt mjeko- ligjorė tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore nė kryeqytet.

Burime tė Policisė sė kryeqytetit thanė dje se nė dosjen hetimore tė mėsipėrme ka mbėrritur njė vendim i aktit tė ekspertimit mjeko-ligjor, i cili konfirmon se Aurora Trashani, 32 vjeēe, ėshtė vrarė me thikė duke u qėlluar disa herė nė gjoks, ēka mė pas i ka shkaktuar asaj vdekjen.

Njė fakt i tillė u konfirmua pėr "Shekullin", dje nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės tė cilėt thanė se autopsia e kryer nga mjekėt ligjorė, konfirmoi se vdekja e 32 vjeēares Trashani, juriste pranė Autoritetit tė Konkurrencės, kishte ardhur pėr shkak tė plagėve tė marra nga njė mjet prerės. Sipas burimeve tė policisė, ky mjet mendohet se ka qenė njė thikė, gjatėsia e sė cilės mendohet se ka qenė afėrsisht 7 cm, e mjaftueshme pėr tė shkaktuar plagė vdekjeprurėse.

Trashani u gjet e djegur me plagė nė trup

Aurora Trashani, 32 vjeēe, me banim nė Tiranė, u gjet e vdekur nė apartamentin nė tė cilin jetonte me qera. Fillimisht u dyshua se ishte mbytur nga gazi dhe djegur nga zjarri qė kishte shpėrthyer, por mė pas u konfirmua se ajo kishte plagė tė shkaktuara me mjete prerėse nė trup. Zbulimi i plagėve nė trup detyroi hetuesit e Zyrės sė Vrasjeve, qė tė ngrinin dyshime se ngjarja nuk ishte njė aksident i shkaktuar nga shpėrthimi i zjarrit dhe lėnia e njė furnele ndezur qė shkaktoi mė pas rėnien e zjarrit dhe shpėrthimin e gazit.

Nė kėtė mėnyrė, policia ngriti dyshime se vdekja e juristes 32- vjeēare, mund tė ishte njė krim i qėllimshėm dhe autorėt, ishin munduar ta simulonin si aksident. Dyshimet e para tė policisė ishin se juristja ka qenė nė shtėpi dhe se mund tė ketė qenė nė gjumė, pėr faktin e se ajo kishte harruar tė ndezur, njė furnellė elektrike e cila kishte provokuar zjarrin dhe mė pas shpėrthimin e gazit.

Hetim telefonatave nga Vlora dhe Anglia

Mes njė mori provash, tė gjetura nė vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar telefonin e Aurora Trashanit, me qėllim zbulimin dhe zbardhjen e thirrjeve telefonike dhe mesazheve tė kėmbyera prej saj me persona tė tjerė. Nga kėqyrja e telefonit e kryer nga ekspertėt e policisė ėshtė konstatuar se Aurora ka shkėmbyer sms dhe telefonata me disa persona nė Tiranė, njė nė Vlorė dhe njė nė Angli.

Burimet e policisė nuk thanė se cila ishte pėrmbajtja e sms-ve, apo natyra e tyre si dhe pozicioni i personave me tė cilėt ajo ka kėmbyer mesazhe dhe telefonata. Gjithsesi, sipas burimeve tė policisė, sms-tė e gjetura dhe thirrjet telefonike, pritet tė ndihmojnė hetimin nė zbardhjen e ngjarjes sė tė mėrkurės.

Burimet thanė se pritet qė nė ditėt nė vazhdim, ata tė thėrrasin pėr tė marrė nė pyetje personat sms-tė e tė cilėve janė gjetur nė postėn telefonike tė Aurora Trashanit, pėr tė sqaruar pozicionin e tyre dhe pėr tė dhėnė dėshmi qė mund tė ndihmojnė mė tej hetimin.

Fija e flokut, dyshim pėr vrasjen nga njė femėr
Dyshimi njė vrasjeje nga njė femėr, prej hetuesve ėshtė ngritur nga fakti se nė banesėn e vajzės, janė gjetur fije flokėsh tė gjatė qė nuk i pėrkisnin Trashanit, duke bėrė qė policia tė kėrkojė njerėz apo tė njohur tė vajzės qė kanė flokė tė tillė, ndėrsa nuk pėrjashtohet mundėsia qė flokėt t'i nėnshtrohen njė analize gjenetike (ADN), qė pritet tė kryhet nga ekspertė biologė dhe gjenetistė, nė bashkėpunim me ekspertėt tė Institutit tė Policisė Shkencore dhe ata tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore.

Njė analizė e tillė pritet tė kryhet nga ekspertėt, nė rast se gjendet njė mostėr pėr krahasim, me qėllim identifikimin e autorėve tė mundshėm tė ngjarjes, nėse policia ka dyshime konkrete ndaj ndonjė personi.

**************************
Aurora Trashani, gjendet e vrarė nė shtėpi kushėrira e deputetes

TIRANE- Gjendet e vdekur nė shtėpinė e saj, kushėrira e deputetes Arenca Trashani, Aurora Trashani, 32 vjeēe, ndėrsa dyshohet se ėshtė vrarė dhe mė pas shtėpia ku ishte ėshtė djegur nga shpėrthimi i gazit nė banesė ndėrsa nė trup asaj i janė gjetur shenja plagėsh tė shumta tė shkaktuara nga mjete tė mprehta dhe tė forta nė gjoks.

Aurora Trashani, 32 vjeēe, Juriste nė Drejtorinė e Hetimit, nė Autoritetin e Konkurencės, u gjet e vdekur dje paradite nė banesėn saj, ku jetonte me qera nė rrugėn "Muhamet Gjollesha", nė afėrsi tė kryqėzimit tė Zogut tė Zi. Juristja 32- vjeēare, mėsohet se jetonte me qera nė kėtė banesė prej kohėsh, ndėrsa ajo ėshtė gjetur veēse e djegur dhe e goditur sende tė mprehta nė trup.

Policia nuk ka gjetur asnjė objekt tė mprehtė nė vendin ku ėshtė gjetur e vrarė vajza 32- vjeēare, ēka ka detyruar policinė tė ngrejė dyshimet se ngjarja mund tė jetė njė vrasje dhe jo ngjarje aksidentale e shkaktuar nga lėnia hapur e gazit. Shpėrthimi i gazit sipas hetuesve, mund tė jetė njė tentativė pėr ta simuluar ngjarjen si aksident me qėllim turbullimin e hetuesve nė ngjarje.

Gjatė pasdites sė djeshme dhe gjatė mbrėmjes, Policia e kryeqytetit ka shoqėruar disa persona qė sipas burimeve mendohet se kanė dijeni mbi rrethanat e mundshme tė kėsaj ngjarjeje apo informacione tė mundshme qė mund tė hedhin dritė mbi tė.

Vdekja e dyshimtė

Mesditėn e djeshme, shėrbimet zjarfikėse dhe Policia e Tiranės, janė njoftuar se nė afėrsi tė Zogut tė Zi, nė njė pallat pranė stacionit tė furgonėve tė Shkodrės, njė banesė nė katin e pestė kishte marrė flakė. Menjėherė nė drejtim tė vendit tė lajmėruar kanė mbėrritur disa automjete zjarrfikėse, tė cilat kanė nisur punėn pėr shuarjen e zjarrit dhe shpejt kanė mundur ta shuajnė atė. Ndėrkaq kur zjarrfikėsit kanė hyrė brenda kanė vėnė re se njė nga dhomat e shtėpisė ishte thuajse e djegur tėrėsisht bashkė me orenditė e saj, ndėrsa nė tė ndodhej trupi i njė personi tė vdekur.

Nė pak minuta, ajo u identifikua me emrin Aurora Trashani nga Shkodra dhe banuese me qera nė kėtė apartament. Nga verifikimet e para tė kryera nga hetuesit ėshtė ngritur dyshimi se ajo kishte vdekur nga asfiksimi me gaz qė mė pas kishte shkaktuar edhe zjarrin, pasi nė dhomė kishte qenė e ndezur edhe njė rezistencė.

Deri kėtu gjithēka dukej aksidentale dhe thuajse hetuesit fillimisht ishin tė bindur se ngjarja ishte aksidentale. Kjo nisur edhe nga dėshmitė e banorėve qė sqaronin se kishin dėgjuar njė shpėrthim dhe mė pas kishin vėnė re flakėn.

Por kur ekspertėt kanė kėqyrur trupin e vajzės, kanė vėnė re se ajo kishte shenja plagėsh nė trup tė shkaktuara nga mjete tė mprehta. Ky moment ėshtė cilėsuar si njė kthesė e hetimit, duke bėrė qė policia tė ngrinte dyshimin se nė kėtė rast kishin tė bėnin me njė vrasje dhe jo me njė ngjarje aksidentale. Ekspertėt kriminalistė nė vendin e ngjarjes, kanė administruar nė cilėsinė e provave materiale disa objekte dhe sende tė ndryshme qė mendohet se mund tė shėrbejnė si prova pėr zbardhjen e ngjarjes.

Ndėrkaq, trupi i vajzės ėshtė dėrguar nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore, ku ekspertėt mjeko- ligjorė pritet tė pėrcaktojnė nėse kushėrira e deputetes Trashani dhe ish- Ministres sė Integrimit ėshtė vrarė mė parė me objekte tė forta, dhe mė pas ėshtė tentuar tė fshihet ngjarja nėpėrmjet djegies, apo nėse plagėt janė shkaktuar nga momenti i shpėrthimit.

Policia: po kėkojmė objektet prerėse

Gjatė hetimit tė vendit tė ngjarjes nga ekspertėt kriminalistė si dhe nga specialistėt e hetimit tė Policisė sė Tiranės, kėta tė fundit janė munduar tė gjejnė disa objekte tė cilat mendohet se kanė shkaktuar plagėt prerėse tė juristes sė Autoritetit tė Konkurencės.

Burime tė Policisė thanė dje se nga hetimet e kryera dhe nga kėqyrja nė vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur objekte apo sende qė mund tė faktonin se 32- vjeēarja ishte ēarė apo plagosur gjatė apo pas shpėrthimit.

Njė fakt i tillė ka bėrė qė hetuesit tė ngrenė dyshimet se objektet mund tė jenė marrė nga personi i mundshėm qė ka dijeni apo ka kryer krimin pėr t'i fshehur ato. Ndėrkaq, ekspertėt mjeko- ligjorė thanė se dyshimet e tyre janė se plagėt mund tė jenė shkaktuar me njė thikė ose mjet tjetėr tė mprehtė, ēka i ka shkaktuar plagė tė rėnda vdekje prurėse juristes.

Dyshimet e policisė

Menjėherė sapo ekspertėt kanė konstatuar se juristja kishte plagė me mjete tė mprehta nė trup, kanė nisur edhe hetimet rreth tė njohurve tė saj qė mund tė kishin qenė nė banesėn e saj atė ditė apo kohė mė parė. Burimet thanė se ata kanė shoqėruar nė komisariat sė paku tre persona, njė prej tė cilėve, sipas burimeve, dyshohet se ka qenė i dashuri i vajzės.

Ende nuk dihet se nė ē'rrethana ėshtė shoqėruar ky person, por burimet thanė se ai mendohet tė ketė dijeni mbi rrethanat e ngjarjes apo elementė tė ndryshėm tė hetimit. Ndėrkaq, pavarėsisht kėtij fakti, burime tė policisė thanė se ata po hetonin ngjarjen nė pistėn e njė aksidenti, tė shkaktuar nga rėnia e zjarrit, si dhe nė pistėn e dytė e cila sipas tyre ėshtė mė e mundshme ajo e vrasjes, duke simuluar njė aksident.





http://www.botashqiptareforum.com/

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto